Arsenali rivalizon Realin për yllin e Bayern Munich

Arsenali rivalizon Realin për yllin e Bayern Munich

Written by

in

Sulmuesi francez ishte lidhur fuqishëm me një kalim te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, por drejtuesit e klubit bavarez nuk pranuan të diskutojnë largimin e tij.

Interesimin e Arsenalit e ka konfirmuar gazetari Christian Falk, i cili ka bërë të ditur se disa prej klubeve më të mëdha evropiane e kanë Olisen në listën e dëshirave.

“Çdo klub e ka Michael Olisen në listën e objektivave. Ka shumë respekt për Arsenalin, por në garë janë edhe emra shumë të mëdhenj, si Real Madridi”, ka deklaruar Falk.

Megjithatë, sipas gazetarit, futbollisti mund të preferojë një aventurë në La Liga në rast se vendos të largohet nga Bayerni, pasi tashmë ka përvojë në Premierligë.

Olise ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2029, ndërsa presidenti Herbert Hainer ka bërë të qartë se klubi nuk dëshiron ta shesë atë, pavarësisht ofertave të mundshme.

“Ne jemi të qetë dhe duam që Olise të qëndrojë te Bayerni për shumë vite. A do ta shqyrtonim një shitje për 250 apo 300 milionë euro? Ne nuk jemi klub që shet, por klub që blen”, ka deklaruar Hainer.

Një tjetër argument në favor të Bayernit është edhe aspekti financiar. Sipas informacioneve të publikuara nga Christian Falk, Olise përfiton rreth 14 milionë euro bruto në vit, ndërsa Harry Kane është lojtari më i paguar i skuadrës me afërsisht 29 milionë euro.

Pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha, Bayerni synon ta bindë francezin të vazhdojë karrierën në “Allianz Arena”, ku drejtuesit besojnë se ai mund të luftojë edhe për çmimet më të rëndësishme individuale, përfshirë Topin e Artë.

Burimi: RTKLive