Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar ndikimin e mundshëm që mund të ketë videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) në përqendrimin dhe përgatitjen e futbollistëve të tij.
I pyetur nëse publikimi i lojës së re mund të ndikojë në fokusin e lojtarëve, trajneri spanjoll u shpreh se deri më tani nuk ka pasur probleme të tilla në skuadër, por theksoi se klubi do të kujdeset që futbollistët të mos shpërqendrohen nga aktivitetet jashtë fushës.
“Unë nuk kam pasur një problem të tillë. 95 për qind e skuadrës ishte e angazhuar me kombëtaret, ndërsa tani do të përpiqemi të kuptojmë se sa të ekspozuar jemi ndaj këtyre lloj lojërave dhe të sigurohemi që gjithçka të jetë në nivelin e duhur, në mënyrë që lojtarët të performojnë dhe të përqendrohen te detyrat e tyre”, deklaroi Arteta.
GTA 6, videoloja e gjashtë kryesore e serisë së famshme të zhvilluar nga Rockstar Games, është publikuar më 19 nëntor 2026, duke tërhequr vëmendje të madhe në mbarë botën.
Interesimi i madh për këtë videolojë ka bërë që edhe futbolli të përfshihet në diskutimet rreth ndikimit të saj të mundshëm në rutinën dhe përqendrimin e sportistëve profesionistë. /Telegrafi/