ASK: Qarkullimi në sektorin e shërbimeve u rrit për 12.7 për qind

ASK: Qarkullimi në sektorin e shërbimeve u rrit për 12.7 për qind

Written by

in

Qarkullimi në sektorin e shërbimeve në Kosovë shënoi rritje prej 12.7 për qind në gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Indeksi i qarkullmit në sektorin e shërbimeve për muajin Gusht 2026 në raport  me periudhen e njejtë të vitit paraprak (Gusht 2025)

“Në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i qarkullimit në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 12.70 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025). Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Bar-Restorane me 35.61 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 27.58 %; Hotele me 18.88 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 16.49 %; Transport dhe Magazinim me 11.46 %. Ndërsa rënie kishte te: Veprimtari administrative dhe mbështetëse me (-15.44 %)”, njofton ASK.

Sipas ASK-së, në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i numrit të punësuarve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 5.25 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025).

“Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 7.42 %; Bar-Restorane me 6.93 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse me 5.15 %; Hotele me 4.88 % Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 4.79 %”, njofton ASK.

Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektorin e shërbimeve për muajin Gusht 2026 në raport me periudhen e njejtë të vitit paraprak (Gusht 2025)

“Në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektoret e shërbimeve kishte rritje  për 20.48 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025). Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te : Bar-Restorane me 33.15 %; Hotele me 24.48 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 19.19 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse me 18.18 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 17.61 %; Transport dhe Magazinim me 12.34 %”, njofton ASK.

 

 

Burimi: RTKLive