
Aston Villa ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher, pas deklaratave të tij në podcastin Stick to Football.
Carragher kishte komentuar mundësinë e largimit të trajnerit Unai Emery drejt Manchester United, duke deklaruar se Aston Villa nuk mund të krahasohet me klubin nga Manchesteri.
“Në futboll ekziston një hierarki, duam apo nuk duam. Real Madridi mund t’ia marrë Manchester Unitedit lojtarin më të mirë. Ka shumë pak klube mbi Unitedin dhe e njëjta gjë vlen edhe për Liverpoolin. Aston Villa, nga ana tjetër, mund të marrë trajnerë dhe lojtarë nga klubet që ndodhen më poshtë në hierarki. Prandaj, tifozë të Aston Villas, qetësohuni: nuk do të jeni kurrë Manchester United”, ishte deklarata e Carragherit.
Këto komente kanë shkaktuar reagim të ashpër nga pronari i Aston Villas, Nassef Sawiris, i cili përmes një komunikate zyrtare ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj ish-futbollistit, duke i cilësuar deklaratat e tij si “fyerje të papranueshme”.
Përplasja mes Aston Villas dhe Carragherit tashmë ka kaluar përtej debatit sportiv dhe pritet të marrë edhe rrugë ligjore./Klankosova.tv