
Arsenali po përgatit një ofertë për Alex Baenan, të cilin e sheh si një nga objektivat kryesorë për krahun e majtë të sulmit.
Megjithatë, Atletico Madridi nuk dëshiron ta lejojë largimin e mesfushorit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e konsideron një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Diego Simeones.
Baena, 25 vjeç, po kalon një periudhë të shkëlqyer, me pesë gola dhe tri asistime në 13 ndeshje këtë sezon.
Sipas raportimeve të “Football Insider”, interesimi i Arsenalit është rritur ndjeshëm, por londinezët e dinë se transferimi në janar do të jetë shumë i vështirë. Nëse nuk arrijnë marrëveshje në dimër, ata mund të rikthehen për spanjollin në verën e vitit 2027./Klankosova.tv