Një video e fokës David, e filmuar në një kopsht zoologjik në Poloni, është bërë virale në rrjetet sociale.
Pamjet e shfaqin fokën duke u rrotulluar dhe duke luajtur mes gjetheve shumëngjyrëshe të vjeshtës, në një skenë që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të internetit.
Videoja është shpërndarë gjerësisht, ndërsa sjellja lozonjare e Davidit është kthyer në një nga momentet që pasqyrojnë më së miri atmosferën e kësaj stine. /Telegrafi/