Author: Momenti

  • "Rruga Frank G. Wisner", një segment i Unazës së Arbërisë merr emrin e diplomatit amerikan

    “Rruga Frank G. Wisner”, një segment i Unazës së Arbërisë merr emrin e diplomatit amerikan

    "Rruga Frank G. Wisner", një segment i Unazës së Arbërisë merr emrin e diplomatit amerikan

    Kuvendi i Prishtinës ka miratuar emërtimin e një segmenti të Unazës së Arbërisë me emrin e diplomatit amerikan, Frank G. Wisner.

    Propozim-vendimi është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Vendimi vjen në shenjë nderimi për kontributin e Wisnerit dhe mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

  • “Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj

    “Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj

    Avokati Leutrim Syla, përfaqësues i familjes së Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe dënimin me 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Syla ka ndarë emocionet e tij gjatë procesit gjyqësor, duke rrëfyer edhe një moment të veçantë që lidhet me dy fëmijët e Liridonës, Dionin dhe Diarin.

    Ai ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët kishin kërkuar që një rrobë e tyre, me emrat e të dyve, t’i dërgohej te varri i nënës së tyre.

    “Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese iu dërguan dy engjëjve të Liridonës”, ka shkruar Syla.

    Avokati ka rrëfyer edhe takimin me Dionin, pas vendimit të shkallës së parë, ku sipas tij, vogëlushi e kishte falënderuar për përfaqësimin e nënës së tij dhe të familjes.

    “Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij”, ka rrëfyer ai.

    Syla ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit përbën një moment të rëndësishëm për familjen, duke shpresuar që Dioni dhe Diari së shpejti të kenë mundësinë të afrohen fizikisht me varrin e nënës së tyre.

    “Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejt Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.

    Ai ka falënderuar gjyqtarët, Prokurorinë, hetuesit policorë, ekspertët dhe të gjithë profesionistët që kontribuuan në këtë proces gjyqësor.

    Në reagimin e tij, Syla ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të ligjit, duke thënë se rasti dëshmoi se askush nuk duhet të jetë i paprekshëm para drejtësisë.

    “Ishte vetëm një rast në aspektin procedural penal. Por po ashtu tregoi se as një i ‘ashtuquajtur’ këshilltar politik, as një ‘ushtar i rregullt’ e as një i paguar e i premtuar se do të mbrohej nga të fortët, nuk është i paprekshëm nga zbatimi i së drejtës dhe fuqisë së ligjit”, ka deklaruar ai.

    Në fund, avokati ka theksuar se angazhimi për drejtësi duhet të vazhdojë, duke e cilësuar këtë kauzë si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Liridona Ademajt.

    “Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla. /Telegrafi/

  • Përfundon intervistimi i Albion Feratit, i dyshuar për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Përfundon intervistimi i Albion Feratit, i dyshuar për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Përfundon intervistimi i Albion Feratit, i dyshuar për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Ka përfunduar intervistimi në Polici i Albion Feratit, i cili dyshohet se është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij.

    Ferati ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në stacionin policor, i shoqëruar nga avokatja e tij, për t’u intervistuar lidhur me dyshimet e ngritura ndaj tij.

    Ende nuk dihet nëse ndaj Feratit do të ndërmerret ndonjë masë pas përfundimit të intervistimit.

    Kujtojmë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore, si dhe kërkimin e kompensimit për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga cenimi i privatësisë së tij.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Avokati i familjes Ademaj rrëfen kërkesën prekëse të dy djemve të Liridonës pas konfirmimit të dënimeve ndaj vrasësve të saj

    Avokati i familjes Ademaj rrëfen kërkesën prekëse të dy djemve të Liridonës pas konfirmimit të dënimeve ndaj vrasësve të saj

    Avokati i familjes Ademaj rrëfen kërkesën prekëse të dy djemve të Liridonës pas konfirmimit të dënimeve ndaj vrasësve të saj

    Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    “Gjatë procesit gjyqësor na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyre me emrat e tyre në të t’ia dërgojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese ju dërguan dy engjëjve të Liridones.  U kaplova nga emocionet dhe mërzia e tyre që mu transmetua me apo pa dëshirën time. Duhej vendimi i plotfuqishëm gjyqësor që të hapte rrugën e besimit të tyre familjes së Liridonës. Më kaploi një ndjenjë përgjegjësie e barre që të thyen krahë e kocka, të dërrmon shpirtin e të struk në pafuqi si një grimcë dheu para uraganit”, shkroi ai në Facebook.

    Por, ai ka theksuar se asnjëherë e kishte humbur shpresën duke besuar se Naim Murseli do ta merrte dënimin e merituar.

    “Sidoqoftë, asnjëherë nuk humba shpresën që nuk isha vetëm. Shpresova në Gjyqësor, e Prokurori, sepse Policia veçse e kishin kaluar testin e tyre që më kohë (kishin zbuluar rastin në afat rekord e kishin mbledhur provat e mjaftueshme për t’u ngritur aktakuzë e për t’u dënuar të gjithë të dyshuarit. Secila seancë sa sqaronte situatën, aq shtonte presionin për atë që prisnin nga ne Dioni e Diari. Vendimi në shkallë të parë u dha”, theksoi ai.

    Një ditë më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Burimi: Insajderi

  • Ndalohen shtatë shoferë në 24 orët e fundit, vozitnin pa patent shoferë

    Ndalohen shtatë shoferë në 24 orët e fundit, vozitnin pa patent shoferë

    MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në vend, oficerët e policisë arrestuan shtatë persona për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

    “Të shtatë personat drejtonin automjet pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për A.S. (25) dhe M.S. (19), të dy nga Shkupi, I.K. (36) nga fshati Pallçisht i Poshtem, Komuna e Bogovinës, D.M. (20) nga Gostivari, T.K. (50) nga fshati Blizansko, Komuna e Makedonski Brodit, D.S. (40) nga Radovishi dhe S.M. (23) nga Prilepi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

    “Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë në mënyrë strikte rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të mos drejtojnë mjet pa provim të dhënë për drejtim mjeti, me ndalim drejtimi ose nën ndikimin e alkoolit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme të secilit pjesëmarrës mund të kontribuojmë së bashku për një trafik më të sigurt dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore”, thonë nga MPB.

  • Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar që nga orët e mëngjesit në disa zona të Bosnjë e Hercegovinës, ku janë arrestuar disa persona, përfshirë ish-deputeten Nikolina Shljiviq dhe Naser Oriq.

    Kapja e komandantit të luftës nga Srebrenica, Naser Oriq, u konfirmua për agjencinë e lajmeve “Fena”.

    Sipas raportimeve të mediave atje, Policia e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me ndihmën e agjencive të tjera policore e kanë zhvilluar aksionin në fjalë, transmeton Klankosova.tv

    Operacioni është përqendruar te personat që dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrala.

    Ky i fundit ndodhet në arrati që nga 2 gushti dhe dyshohet se të njëjtën ditë kishte tentuar ta vriste një person.

  • Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kërkuar që zyrtarët e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) të ftohen për të raportuar para Komisionit për Shëndetësi lidhur me listat e pritjes dhe gjendjen në klinikat e QKUK-së.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit, Deliu ka thënë se raporti i prezantuar nuk tregon përmirësim të qëndrueshëm sa i përket listave të pritjes, raporton Klankosova.tv

    “Nëse e shohim raportin, shifrat nuk flasin për përmirësim të qëndrueshëm. Në vitin 2023 kanë qenë 14 mijë pacientë në pritje, pastaj numri ka rënë në 10 mijë, ndërsa në qershor ka arritur në 12 mijë”, ka deklaruar Deliu.

    Ajo ka përmendur edhe mbi 1 mijë e 200 pacientë që presin për koronarografi, duke theksuar se pritja për këtë shërbim mund të zgjasë deri në një vit.

    Deliu ka kërkuar që ShSKUK-ja të raportojë edhe për të dhënat e vitit 2024 dhe për shpërndarjen e pacientëve nëpër klinika.

    “kKjo pritje e bënë të pashmangshëm raportimin e antarëve të SHKUK-së. A është marrë parasysh raporti i vitit 2024 pasi pe shohim në raport që është marrë parasysh raporti i viti 2025. Do të ishte mirë të kemi informata se në cilat klinika janë shpërndarë pacientët dhe si janë redukruar këto lista e ne cilat klinika janë fryer listat, do të ishte mirë t’i kemi në mbledhje të raportojnë para komisionit”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.

    Sipas Top Channel, mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar.

    Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.

    Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit. /Klankosova.tv

  • Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

    Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

    Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia. Sipas gazetës AS, Antonio Nusa është ndër objektivat kryesorë, megjithëse Nico Williams dhe Julian Alvarez janë gjithashtu në listën e ngushtë të klubit francez.

    Trajneri asturian ka humbur dy nga opsionet e tij kryesore në sulm vetëm brenda një muaji. Ylli gjeorgjian këputi ligamentin kryqëzor anterior në gjurin e djathtë kundër Barcelonës më 20 tetor, ndërsa Doue pësoi të njëjtin dëmtim kundër Nice.

    Klubi parisien konfirmoi shkallën e dëmtimit të francezit më 22 nëntor. Sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale para fundit të muajit dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, një situatë që ka detyruar një rivlerësim të planeve sportive të ekipit.

    Antonio Nusa është një nga lojtarët që i intereson më shumë drejtori sportiv, Luis Campos. Anësori 21-vjeçar norvegjez luan për RB Leipzig, me të cilën ka një kontratë deri në qershor 2029.

    Klubi gjerman i pagoi afërsisht 21 milionë euro Club Brugge për transferimin e tij në verën e vitit 2024. Që atëherë, vlera e lojtarit norvegjez është rritur dhe ai ka tërhequr edhe interesin e Arsenalit.

    Megjithatë, nënshkrimi i tij në janar paraqet vështirësi. Sipas Goal, Leipzig synon ta mbajë anësorin deri në fund të sezonit, një qëndrim që do të ndërlikonte çdo përpjekje të Paris Saint-Germain për të siguruar transferimin e tij gjatë dimrit.

    Drejtuesit sportiv të francezëve po shqyrtojnë edhe profile të tjera. Ez Abde nga Real Betis; Gianluca Prestianni nga Benfica; dhe Ibrahim Maza nga Bayer Leverkusen, janë ndër alternativat që po studiohen.

    Luis Diaz dhe Estevao e plotësojnë atë grup kandidatësh. Kolumbiani 29-vjeçar ofron përvojë në garat evropiane, ndërsa braziliani 19-vjeçar përfaqëson një investim potencial afatgjatë.

    Nico Williams dhe Julian Alvarez janë ende në agjendë

    Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar hyrjen në tregun spanjoll. Nico Williams mbetet një lojtar i admiruar nga trajneri asturian, i cili tashmë u përpoq ta nënshkruante atë në verën e vitit 2024.

    Anësori 24-vjeçar i Athletic Club rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2035 korrikun e kaluar. Angazhimi i tij ndaj klubit të Bilbaos e bën një transferim më të vështirë, pasi do të kërkonte një investim më të madh financiar sesa nënshkrimet e tjera të mundshme.

    Ndërkohë, Julian Alvarez është gjithashtu midis mundësive. Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas është nën kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030 dhe ishte tashmë në radarin e klubit parisien para se ata të nënshkruanin me Ferran Torres. /Telegrafi/

  • Të rinjtë e Prishtinës ftohen të aplikojnë në programin UPSHIFT, mundësi për grante deri më 6 dhjetor

    Të rinjtë e Prishtinës ftohen të aplikojnë në programin UPSHIFT, mundësi për grante deri më 6 dhjetor

    Të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç nga Komuna e Prishtinës do të kenë mundësi të zhvillojnë ide inovative për zgjidhjen e problemeve në komunitetin e tyre dhe të përfitojnë grante për realizimin e projekteve më të mira përmes programit UPSHIFT.

    Aplikimet për këtë program janë të hapura deri më 6 dhjetor 2026, ndërsa punëtoria do të mbahet nga 11 deri më 13 dhjetor në Prishtinë.

    Programi mbështetet nga UNICEF-i në Kosovë, në partneritet me Komunën e Prishtinës, ndërsa implementohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

    UPSHIFT është iniciativë e UNICEF-it për inovacion social, e cila synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të aftësive në zgjidhjen e problemeve, kreativitet, bashkëpunim, udhëheqje dhe komunikim.

    Përmes punëtorive interaktive, mentorimit dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të identifikojnë sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre dhe do të zhvillojnë ide për zgjidhje konkrete e të qëndrueshme.

    Një nga mundësitë kryesore të programit është mbështetja financiare për ekipet që prezantojnë idetë më premtuese. Ato do të kenë mundësi të përfitojnë grante për zbatimin e projekteve, si dhe mbështetje të mëtejshme përmes mentorimit.

    Idetë mund të përfshijnë fusha të ndryshme, si mbrojtja e mjedisit, arsimi, përfshirja sociale, teknologjia dhe çështje të tjera që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

    Programi synon të përfshijë të rinj nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Prishtinës, pa dallim gjinie, përkatësie etnike, prejardhjeje apo statusi socio-ekonomik.

    Të interesuarit mund të aplikojnë online deri më 6 dhjetor 2026, përmes formularit të aplikimit të programit UPSHIFT.

    Organizatorët kanë ftuar të rinjtë që kanë identifikuar një problem në komunitetin e tyre dhe kanë ide për zgjidhjen e tij, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e punëtorisë treditore. /Telegrafi/