Author: Momenti

  • Ndalohen shtatë shoferë në 24 orët e fundit, vozitnin pa patent shoferë

    Ndalohen shtatë shoferë në 24 orët e fundit, vozitnin pa patent shoferë

    MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në vend, oficerët e policisë arrestuan shtatë persona për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

    “Të shtatë personat drejtonin automjet pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për A.S. (25) dhe M.S. (19), të dy nga Shkupi, I.K. (36) nga fshati Pallçisht i Poshtem, Komuna e Bogovinës, D.M. (20) nga Gostivari, T.K. (50) nga fshati Blizansko, Komuna e Makedonski Brodit, D.S. (40) nga Radovishi dhe S.M. (23) nga Prilepi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

    “Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë në mënyrë strikte rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të mos drejtojnë mjet pa provim të dhënë për drejtim mjeti, me ndalim drejtimi ose nën ndikimin e alkoolit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme të secilit pjesëmarrës mund të kontribuojmë së bashku për një trafik më të sigurt dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore”, thonë nga MPB.

  • Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Arrestime në Bosnjë, në mesin e të ndaluarve Naser Oriq dhe një ish-deputete

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar që nga orët e mëngjesit në disa zona të Bosnjë e Hercegovinës, ku janë arrestuar disa persona, përfshirë ish-deputeten Nikolina Shljiviq dhe Naser Oriq.

    Kapja e komandantit të luftës nga Srebrenica, Naser Oriq, u konfirmua për agjencinë e lajmeve “Fena”.

    Sipas raportimeve të mediave atje, Policia e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me ndihmën e agjencive të tjera policore e kanë zhvilluar aksionin në fjalë, transmeton Klankosova.tv

    Operacioni është përqendruar te personat që dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrala.

    Ky i fundit ndodhet në arrati që nga 2 gushti dhe dyshohet se të njëjtën ditë kishte tentuar ta vriste një person.

  • Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Listat e pritjes në QKUK, Deliu kërkon raportim në Komision nga zyrtarët e ShSKUK-së

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kërkuar që zyrtarët e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) të ftohen për të raportuar para Komisionit për Shëndetësi lidhur me listat e pritjes dhe gjendjen në klinikat e QKUK-së.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit, Deliu ka thënë se raporti i prezantuar nuk tregon përmirësim të qëndrueshëm sa i përket listave të pritjes, raporton Klankosova.tv

    “Nëse e shohim raportin, shifrat nuk flasin për përmirësim të qëndrueshëm. Në vitin 2023 kanë qenë 14 mijë pacientë në pritje, pastaj numri ka rënë në 10 mijë, ndërsa në qershor ka arritur në 12 mijë”, ka deklaruar Deliu.

    Ajo ka përmendur edhe mbi 1 mijë e 200 pacientë që presin për koronarografi, duke theksuar se pritja për këtë shërbim mund të zgjasë deri në një vit.

    Deliu ka kërkuar që ShSKUK-ja të raportojë edhe për të dhënat e vitit 2024 dhe për shpërndarjen e pacientëve nëpër klinika.

    “kKjo pritje e bënë të pashmangshëm raportimin e antarëve të SHKUK-së. A është marrë parasysh raporti i vitit 2024 pasi pe shohim në raport që është marrë parasysh raporti i viti 2025. Do të ishte mirë të kemi informata se në cilat klinika janë shpërndarë pacientët dhe si janë redukruar këto lista e ne cilat klinika janë fryer listat, do të ishte mirë t’i kemi në mbledhje të raportojnë para komisionit”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.

    Sipas Top Channel, mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar.

    Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.

    Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit. /Klankosova.tv

  • Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

    Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

    Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia. Sipas gazetës AS, Antonio Nusa është ndër objektivat kryesorë, megjithëse Nico Williams dhe Julian Alvarez janë gjithashtu në listën e ngushtë të klubit francez.

    Trajneri asturian ka humbur dy nga opsionet e tij kryesore në sulm vetëm brenda një muaji. Ylli gjeorgjian këputi ligamentin kryqëzor anterior në gjurin e djathtë kundër Barcelonës më 20 tetor, ndërsa Doue pësoi të njëjtin dëmtim kundër Nice.

    Klubi parisien konfirmoi shkallën e dëmtimit të francezit më 22 nëntor. Sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale para fundit të muajit dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, një situatë që ka detyruar një rivlerësim të planeve sportive të ekipit.

    Antonio Nusa është një nga lojtarët që i intereson më shumë drejtori sportiv, Luis Campos. Anësori 21-vjeçar norvegjez luan për RB Leipzig, me të cilën ka një kontratë deri në qershor 2029.

    Klubi gjerman i pagoi afërsisht 21 milionë euro Club Brugge për transferimin e tij në verën e vitit 2024. Që atëherë, vlera e lojtarit norvegjez është rritur dhe ai ka tërhequr edhe interesin e Arsenalit.

    Megjithatë, nënshkrimi i tij në janar paraqet vështirësi. Sipas Goal, Leipzig synon ta mbajë anësorin deri në fund të sezonit, një qëndrim që do të ndërlikonte çdo përpjekje të Paris Saint-Germain për të siguruar transferimin e tij gjatë dimrit.

    Drejtuesit sportiv të francezëve po shqyrtojnë edhe profile të tjera. Ez Abde nga Real Betis; Gianluca Prestianni nga Benfica; dhe Ibrahim Maza nga Bayer Leverkusen, janë ndër alternativat që po studiohen.

    Luis Diaz dhe Estevao e plotësojnë atë grup kandidatësh. Kolumbiani 29-vjeçar ofron përvojë në garat evropiane, ndërsa braziliani 19-vjeçar përfaqëson një investim potencial afatgjatë.

    Nico Williams dhe Julian Alvarez janë ende në agjendë

    Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar hyrjen në tregun spanjoll. Nico Williams mbetet një lojtar i admiruar nga trajneri asturian, i cili tashmë u përpoq ta nënshkruante atë në verën e vitit 2024.

    Anësori 24-vjeçar i Athletic Club rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2035 korrikun e kaluar. Angazhimi i tij ndaj klubit të Bilbaos e bën një transferim më të vështirë, pasi do të kërkonte një investim më të madh financiar sesa nënshkrimet e tjera të mundshme.

    Ndërkohë, Julian Alvarez është gjithashtu midis mundësive. Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas është nën kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030 dhe ishte tashmë në radarin e klubit parisien para se ata të nënshkruanin me Ferran Torres. /Telegrafi/

  • Të rinjtë e Prishtinës ftohen të aplikojnë në programin UPSHIFT, mundësi për grante deri më 6 dhjetor

    Të rinjtë e Prishtinës ftohen të aplikojnë në programin UPSHIFT, mundësi për grante deri më 6 dhjetor

    Të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç nga Komuna e Prishtinës do të kenë mundësi të zhvillojnë ide inovative për zgjidhjen e problemeve në komunitetin e tyre dhe të përfitojnë grante për realizimin e projekteve më të mira përmes programit UPSHIFT.

    Aplikimet për këtë program janë të hapura deri më 6 dhjetor 2026, ndërsa punëtoria do të mbahet nga 11 deri më 13 dhjetor në Prishtinë.

    Programi mbështetet nga UNICEF-i në Kosovë, në partneritet me Komunën e Prishtinës, ndërsa implementohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

    UPSHIFT është iniciativë e UNICEF-it për inovacion social, e cila synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të aftësive në zgjidhjen e problemeve, kreativitet, bashkëpunim, udhëheqje dhe komunikim.

    Përmes punëtorive interaktive, mentorimit dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të identifikojnë sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre dhe do të zhvillojnë ide për zgjidhje konkrete e të qëndrueshme.

    Një nga mundësitë kryesore të programit është mbështetja financiare për ekipet që prezantojnë idetë më premtuese. Ato do të kenë mundësi të përfitojnë grante për zbatimin e projekteve, si dhe mbështetje të mëtejshme përmes mentorimit.

    Idetë mund të përfshijnë fusha të ndryshme, si mbrojtja e mjedisit, arsimi, përfshirja sociale, teknologjia dhe çështje të tjera që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

    Programi synon të përfshijë të rinj nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Prishtinës, pa dallim gjinie, përkatësie etnike, prejardhjeje apo statusi socio-ekonomik.

    Të interesuarit mund të aplikojnë online deri më 6 dhjetor 2026, përmes formularit të aplikimit të programit UPSHIFT.

    Organizatorët kanë ftuar të rinjtë që kanë identifikuar një problem në komunitetin e tyre dhe kanë ide për zgjidhjen e tij, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e punëtorisë treditore. /Telegrafi/

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në katër rrugë të Pejës

    Ndërpritet furnizimi me ujë në katër rrugë të Pejës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidrodrini” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në katër rrugë të qytetit të Pejës.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të bëhet për shkak të një rrjedhjeje të ujit në rrugën “Isa Demaj”.

    Pa furnizim me ujë, nga ora 11:00 deri në orën 14:00, do të mbesin konsumatorët në rrugët “Isa Demaj”, “Toni Blair”, “Mbretëresha Teutë” dhe “Musa Haxhiu”.

    KRU “Hidrodrini” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/

  • RrOK kërkon rishqyrtimin e subvencioneve për kulturë në Mitrovicë, ngre dyshime për konflikt interesi

    RrOK kërkon rishqyrtimin e subvencioneve për kulturë në Mitrovicë, ngre dyshime për konflikt interesi

    Rrjeti i Organizatave Kulturore të Mitrovicës (RrOK) ka shprehur shqetësim lidhur me ligjshmërinë, transparencën dhe paanshmërinë e procesit të vlerësimit të projekteve në kuadër të thirrjes së dytë publike të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) për subvencionet në vitin 2026.

    Në një reagim publik, RrOK ka ngritur disa çështje që, sipas këtij rrjeti, kërkojnë verifikim dhe rishqyrtim institucional, përfshirë përbërjen e Komisionit Vlerësues, dyshimet për konflikt interesi dhe diskualifikimin e disa aplikantëve për mungesë të dokumentacionit.

    Sa i përket përbërjes së komisionit, RrOK pretendon se në procesin e vlerësimit kanë marrë pjesë katër anëtarë, ndonëse neni 8 i Rregullores MF-Nr. 04/2017 parasheh pesë anëtarë.

    Po ashtu, ky rrjet ka ngritur pikëpyetje për ekspertizën profesionale të komisionit, duke theksuar se ai është kryesuar nga një përfaqësues i sektorit të sportit, i cili, sipas RrOK-ut, nuk përbën përvojën e nevojshme për vlerësimin e projekteve kulturore dhe artistike.

    Shqetësim të veçantë RrOK ka shprehur edhe për dyshimet për konflikt të interesit. Sipas këtij rrjeti, kryesuesi i Komisionit Vlerësues mund të ketë marrë pjesë në vlerësimin e një organizate të përzgjedhur për financim, bashkëthemelues apo themelues i së cilës, sipas informatave që posedon RrOK, është vëllai i tij.

    “Pa paragjykuar përgjegjësinë individuale apo meritat e projektit përfitues, kjo rrethanë kërkon verifikim të pavarur nëse lidhja familjare është deklaruar paraprakisht, nëse kryesuesi është tërhequr nga vlerësimi dhe vendimmarrja përkatëse dhe nëse është zbatuar procedura e zëvendësimit”, thuhet në reagim.

    RrOK ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet në përputhje me nenin 19 të Rregullores MF-Nr. 04/2017 dhe nenet 6, 8 dhe 17 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

    Një tjetër çështje e ngritur nga ky rrjet lidhet me diskualifikimin e aplikantëve për mosdorëzimin e vërtetimit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

    Sipas RrOK-ut, neni 20 i rregullores dhe udhëzimet për aplikantët, në faqen e gjashtë, parashohin mundësinë e kërkimit të dokumentacionit shtesë pas përzgjedhjes paraprake. Për këtë arsye, rrjeti ka kërkuar rishqyrtimin e aplikimeve të diskualifikuara për këtë arsye.

    Rrjeti i Organizatave Kulturore të Mitrovicës ka kërkuar gjithashtu publikimin e pikëve të vlerësimit dhe shumave financiare të ndara për secilën organizatë përfituese, si dhe njoftimin individual me shkrim të aplikantëve për arsyet e refuzimit.

    Në reagim është ngritur edhe çështja e zbatimit të Strategjisë për Kulturë 2024–2027, të miratuar nga Kuvendi Komunal më 26 qershor 2024.

    Sipas RrOK-ut, kjo strategji duhet të shërbejë si bazë orientuese për financimin dhe vlerësimin e projekteve kulturore, por pretendon se ajo nuk është marrë parasysh në asnjërën prej thirrjeve publike.

    Ndër kërkesat e këtij rrjeti janë verifikimi i ligjshmërisë së përbërjes dhe funksionimit të Komisionit Vlerësues, shqyrtimi i pavarur i dyshimeve për konflikt interesi nga institucionet kompetente, publikimi i procesverbaleve, rezultateve dhe shumave të subvencioneve, si dhe rishqyrtimi i aplikimeve të diskualifikuara.

    RrOK ka kërkuar që rezultatet të mos finalizohen deri në shqyrtimin e ankesave, ndërsa ka kërkuar edhe anulimin e tyre dhe përsëritjen e procesit të vlerësimit në rast se konstatohen shkelje që cenojnë ligjshmërinë e vendimmarrjes.

    “RrOK konsideron se mbrojtja e integritetit të procesit të financimit publik është në interes të të gjithë komunitetit kulturor dhe qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në reagimin e këtij rrjeti. /Telegrafi/

  • Pochettino kërkon tri përforcime, Unitedi i ndan vetëm 50 milionë funte

    Pochettino kërkon tri përforcime, Unitedi i ndan vetëm 50 milionë funte

    Sipas “Mail Sport”, drejtuesit e klubit anglez kanë ndarë një shumë maksimale prej 50 milionë funtesh për përforcimet në fillim të vitit 2027.

    Pochettino synon të transferojë tre futbollistë gjatë afatit dimëror, në përpjekje për ta nxjerrë skuadrën nga kriza. Megjithatë, me këtë buxhet, Manchester United mund të arrijë të sigurojë vetëm dy përforcime, ku njëri prej tyre pritet të vijë në formë huazimi.

    Prioriteti kryesor i trajnerit argjentinas është afrimi i një sulmuesi të ri. Lëndimi i Benjamin Sesko dhe forma jo e mirë e futbollistëve aktualë në repartin ofensiv kanë shtuar nevojën për përforcime.

    Në mesin e emrave që po shqyrtohen është edhe sulmuesi i Monacos, Folarin Balogun. Futbollisti amerikan kishte refuzuar një kalim te Evertoni në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por mbetet i hapur për një transferim në Premierligë.

    Sipas raportimeve, Monaco mund të kërkojë rreth 40 milionë funte për kartonin e tij.

    Situata te Manchester Unitedi është alarmante. Pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të Pochettinos në stol, skuadra ka mbetur në vendin e 19-të në Premierligë, me vetëm një fitore në 11 ndeshjet e para të sezonit 2026/27.

    Trajneri argjentinas ka pranuar se skuadra tashmë ndodhet në luftë për mbijetesë, ndërsa afati kalimtar i janarit shihet si një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar situatën në “Old Trafford”.

    Burimi: RTKLive

  • FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

    FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

    Burimi: Dukagjini