Author: Momenti

  • Drejtori i Policisë në terren, u kërkon policëve zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

    Drejtori i Policisë në terren, u kërkon policëve zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka inspektuar në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

    Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.

    Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm. /Telegrafi/

  • Krizë te Vushtrria, klubi reagon pas bojkotit të lojtarëve: Klubi nuk shantazhohet nga askush

    Krizë te Vushtrria, klubi reagon pas bojkotit të lojtarëve: Klubi nuk shantazhohet nga askush

    Krizë te Vushtrria, klubi reagon pas bojkotit të lojtarëve: Klubi nuk shantazhohet nga askush

    FC Vushtrria ka reaguar pas bojkotit të një grupi futbollistësh, të cilët, sipas klubit, refuzuan të paraqiten në ndeshjen e sotme, pavarësisht zotimeve të dhëna në një takim të mbajtur një natë më parë.

    Përmes një reagimi publik, klubi ka pranuar se paga e fundit e lojtarëve ka pasur vonesë prej 20 ditësh, duke e arsyetuar këtë me procedurat ligjore për sigurimin e dokumentacionit të sponsorizimit. Sipas bordit, dokumentacioni përkatës është kompletuar gjatë kësaj jave, ndërsa lojtarëve u është premtuar se pagat do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme.

    Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë shprehur pakënaqësi për bojkotin, duke vlerësuar se ai e ka vendosur Vushtrrinë në një situatë të vështirë dhe mund të sjellë pasoja sportive, përfshirë humbjen e ndeshjes në tavolinë.

    “Është për keqardhje ajo që ka ndodhur sot me klubin tonë. Situata e krijuar nuk është në interes të askujt dhe ka ardhur si pasojë e bojkotit të një grupi lojtarësh, të cilët, pavarësisht diskutimeve dhe zotimeve të dhëna, nuk pranuan të paraqiten në ndeshjen e sotme. Çështjet e brendshme të klubit duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, pa e dëmtuar klubin”, thuhet në reagim.

    Bordi ka pranuar përgjegjësinë për vonesën e pagave, duke theksuar se bëhet fjalë për vonesën e parë të këtij lloji që nga hyrja e FC Vushtrrisë në Superligë.

    “Bordi është i vetëdijshëm për vonesën 20-ditore të pagës së fundit për lojtarët e ekipit të parë, e cila është vonesa e parë e këtij lloji që nga hyrja e FC Vushtrrisë në Superligë. Bordi e merr përgjegjësinë për këtë situatë, e cila është shkaktuar nga procedurat ligjore për sigurimin e vërtetimeve të sponsorizimit. Dokumentacioni përkatës është kompletuar gjatë kësaj jave.”

    Sipas klubit, në takimin e mbajtur një natë para ndeshjes, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tifogrupit “Forca”, lojtarëve u ishte premtuar se pagat do të paguheshin gjatë javës së ardhshme. Klubi thotë se edhe përfaqësuesve të tifogrupit u ishte premtuar shlyerja e një detyrimi që lidhet me organizimin e tyre të brendshëm.

    “Po ashtu, përfaqësuesve të tifogrupit “Forca” u është premtuar shlyerja e një detyrimi që lidhet me organizimin e tyre të brendshëm. Pavarësisht këtyre zotimeve, lojtarët nuk pranuan të luanin në ndeshjen e sotme, duke e vënë klubin në një situatë të vështirë dhe duke rrezikuar humbjen e ndeshjes në tavolinë.”

    Në reagim, FC Vushtrria ka theksuar se ka qenë ndër klubet me më pak vonesa në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve, ndërsa ka pranuar se pagesat duhet të kryhen me kohë.

    “FC Vushtrria ka qenë ndër klubet me më së paku vonesa në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve. Jemi të vetëdijshëm se këto obligime duhet të përmbushen me kohë dhe po punojmë që situata të tilla të mos përsëriten.”

    Klubi ka vlerësuar gjithashtu se kompletimi i dokumentacionit të sponsorizimit përbën një hap të rëndësishëm për stabilitetin financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij.

    Sa i përket bojkotit, bordi ka paralajmëruar se rasti do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me rregulloret e brendshme të klubit dhe legjislacionin në fuqi.

    “Megjithatë, bojkoti i ndeshjes së sotme dhe pasojat që mund të ketë për klubin janë shqetësuese. Bordi do ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, në përputhje me rregulloret e brendshme të klubit dhe legjislacionin në fuqi, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe rrethanat e krijuara.”

    Në fund, FC Vushtrria ka përsëritur qëndrimin se problemet e brendshme duhet të zgjidhen përmes komunikimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, duke e mbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë.

    “Klubi nuk shantazhohet nga askush”, thuhet në mesazhin e publikuar nga FC Vushtrria.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

    ​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

    Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për gjendjen në sektorin energjetik.

    Në një konferencë për media Gjini ka deklaruar se importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro, ndërsa ka thënë se prodhimi vendor është rreth 372 megavat, përballë kërkesës prej mbi 800 megavatësh.

    “Duhet me ju thënë që Kosova, thashë, është në kolaps. Edhe një herë, pas shumë viteve, me një import brutal të energjisë elektrike, me çmime brutale, çmime të cilat në fund të fundit të gjitha paguhen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gjini.

    Ai ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të sektorit energjetik dhe ka paralajmëruar se AAK-ja do të kërkojë interpelancë në Kuvend për këtë çështje, duke kërkuar që edhe Prokuroria dhe institucionet e tjera të merren me të, raporton tch.

    “Lajmi që e kam për ju është që Aleanca do ta thërret edhe njëherë po e përsëris menjëherë një interpelancë për gjendjen energjetike duke e ftuar edhe prokurorinë duke i ftuar edhe institucionet të tjera me u marrë seriozisht me këtë temë”, ka deklaruar ai.

  • Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

    Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

    Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, ka organizuar dhe realizuar një operacion kontrolli ndaj një biznesi që merret me tregtimin e telefonave mobilë.

    Dogana njofton se operacioni fillimisht është përqendruar në kontrollin e lokalit afarist, ndërsa më pas, bazuar në informacionet operative, kontrolli është zgjeruar edhe në një banesë në afërsi të biznesit, e cila shfrytëzohej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave mobilë të kontrabanduar.

    “Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 113 telefona mobilë të kontrabanduar, të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

    Për të gjithë telefonat e zbuluar, personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mallrave, importimin e tyre përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse doganore”, thuhet në njoftim.

    Si rezultat i këtij operacioni, të gjithë telefonat mobilë janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Personi i dyshuar është intervistuar nga zyrtarët kompetentë dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

  • Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar

    Një sulm ukrainas shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Krimenë e pushtuar të shtunën, ndërsa një valë sulmesh me dronë goditi juglindjen e Rusisë, sipas autoriteteve ruse.

    “Si pasojë e një incidenti të ndodhur në rrjetet kryesore të energjisë elektrike jashtë rajonit tonë, të shkaktuar nga një sulm armik me dron, janë vendosur kufizime në furnizimin me energji elektrike dhe ujë”, shkroi në Telegram Sergei Aksyonov, kreu i Gadishullit të Krimesë, që është instaluar nga Moska.

    Ai nuk specifikoi numrin e familjeve të prekura në Krime, ku jetojnë më shumë se 2.5 milionë banorë.

    Gadishulli, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, shpesh është objektiv i sulmeve ukrainase.

    Një sulm tjetër ukrainas, në një pjesë të rajonit verilindor të Harkivit që kontrollohet nga Rusia, la të vrarë të paktën tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër të shtunën, sipas autoriteteve të mbështetura nga Moska.

    “Tre civilë u vranë dhe një grua u plagos rëndë si pasojë e një sulmi me dron ukrainas ndaj një makine në fshatin Piski, në rajonin e Harkivit”, shkroi në Telegram Vitaliy Ganchev, një guvernator lokal i instaluar nga Rusia.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës kishte rrëzuar gjithsej 616 dronë ukrainas në më shumë se 20 rajone të vendit.

    Disa persona u plagosën nga rrëzimi i copëzave të dronëve, të cilat shkaktuan edhe zjarre, sipas autoriteteve lokale ruse.

    Një valë tjetër sulmesh me dronë dëmtoi infrastrukturën industriale në Togliati, në brigjet e lumit Vollga, në juglindje të Rusisë, sipas kryetarit të qytetit, Ilya Sukhikh.

    Autoritetet ruse thanë se tre trupa u nxorën nga rrënojat pas një sulmi të premten në mbrëmje ndaj një fabrike në Oriol, që gjendet rreth 370 kilometra në jugperëndim të Moskës.

    Pesë persona të tjerë u plagosën rëndë dhe ndodhen në kujdes intensiv, sipas shërbimeve të emergjencës.

    Nga ana ukrainase, Forcat Ajrore thanë se Rusia kishte lëshuar të paktën 126 dronë drejt Ukrainës gjatë natës, nga të cilët 101 u rrëzuan.

    Dy persona u plagosën në kryeqytetin, Kievin, sipas shërbimeve të emergjencës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

    Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

    Mbështetës të Partisë Demokratike kanë nisur protestën para Kryeministrisë në Tiranë, mes thirrjeve kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.

    Menjëherë pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër qeverisë.

    Situata është tensionuar më tej, kur disa prej tyre u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri kishte vendosur para godinës si simbolikë dhe ftesë për dialog me protestuesit./A2CNN

     

    Burimi: Dukagjini

  • Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

    Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

    Samiti Global i Inovacionit dhe Sigurisë, që po mbahet më 22 dhe 23 tetor në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbledhur drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme të botës. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

    Samiti organizohet nga Zyra e Sherifit të Palm Beach County, në bashkëpunim me kompaninë Axon, ndërsa diskutimet janë përqendruar në të ardhmen e sigurisë publike, inteligjencën artificiale, teknologjitë e reja të sigurisë, mbrojtjen e zyrtarëve dhe sfidat me të cilat përballen institucionet e sigurisë.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë samit paraqet “një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërkombëtare, krijimin e partneriteteve të reja dhe njohjen me zgjidhjet inovative”.

    Sipas këtij institucioni, përfshirja në iniciativa të tilla kontribuon në avancimin e standardeve profesionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e një sistemi korrektues modern e të sigurt.

    Burimi: RTKLive

  • “Klubi nuk shantazhohet nga askush”, Vushtrria shpërthen pas bojkotit të lojtarëve

    “Klubi nuk shantazhohet nga askush”, Vushtrria shpërthen pas bojkotit të lojtarëve

    FC Vushtrria ka reaguar ashpër pas bojkotit të një grupi lojtarësh, të cilët, sipas klubit, refuzuan të paraqiten në ndeshjen e sotme, pavarësisht zotimeve të dhëna në takimin e mbajtur një natë më parë.

    Bordi pranon se paga e fundit ka pasur vonesë prej 20 ditësh, duke ia atribuuar këtë procedurave ligjore për sigurimin e dokumentacionit të sponsorizimit, por thekson se lojtarëve u është premtuar se pagat do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme.

    Në reagimin e tij, klubi vlerëson se bojkoti e ka vendosur në një situatë të vështirë dhe mund të sjellë pasoja sportive, përfshirë humbjen e ndeshjes në tavolinë. Vushtrria paralajmëron se çështja do të trajtohet me seriozitet, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe legjislacionin në fuqi, duke insistuar se problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe përgjegjësisë së përbashkët.

    “FC Vushtrria është mbi interesat individuale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit, i cili ka zgjedhur mesazhin e qartë: “Klubi nuk shantazhohet nga askush”.

    Postimi pa ndërhyrje i Vushtrrisë

    Klubi nuk shantazhohet nga askush

    Është për keqardhje ajo që ka ndodhur sot me klubin tonë. Situata e krijuar nuk është në interes të askujt dhe ka ardhur si pasojë e bojkotit të një grupi lojtarësh, të cilët, pavarësisht diskutimeve dhe zotimeve të dhëna, nuk pranuan të paraqiten në ndeshjen e sotme. Çështjet e brendshme të klubit duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, pa e dëmtuar klubin.

    Bordi është i vetëdijshëm për vonesën 20-ditore të pagës së fundit për lojtarët e ekipit të parë, e cila është vonesa e parë e këtij lloji që nga hyrja e FC Vushtrrisë në Superligë. Bordi e merr përgjegjësinë për këtë situatë, e cila është shkaktuar nga procedurat ligjore për sigurimin e vërtetimeve të sponsorizimit. Dokumentacioni përkatës është kompletuar gjatë kësaj jave.

    Në takimin e mbajtur mbrëmë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e tifogrupit “Forca”, lojtarëve u është premtuar se pagat do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme. Po ashtu, përfaqësuesve të tifogrupit “Forca” u është premtuar shlyerja e një detyrimi që lidhet me organizimin e tyre të brendshëm. Pavarësisht këtyre zotimeve, lojtarët nuk pranuan të luanin në ndeshjen e sotme, duke e vënë klubin në një situatë të vështirë dhe duke rrezikuar humbjen e ndeshjes në tavolinë.

    FC Vushtrria ka qenë ndër klubet me më së paku vonesa në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve. Jemi të vetëdijshëm se këto obligime duhet të përmbushen me kohë dhe po punojmë që situata të tilla të mos përsëriten.

    Kompletimi i dokumentacionit për sponsorizim është një hap i rëndësishëm për klubin. Me mbështetjen e bizneseve më të fuqishme të qytetit, jemi të bindur se do të krijojmë kushte edhe më të qëndrueshme për funksionimin dhe zhvillimin e FC Vushtrrisë.

    Megjithatë, bojkoti i ndeshjes së sotme dhe pasojat që mund të ketë për klubin janë shqetësuese. Bordi do ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, në përputhje me rregulloret e brendshme të klubit dhe legjislacionin në fuqi, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe rrethanat e krijuara.

    FC Vushtrria është mbi interesat individuale. Çdo çështje që lidhet me klubin duhet të zgjidhet përmes komunikimit dhe përgjegjësisë së përbashkët. Ne mbetemi të përkushtuar në organizimin dhe zhvillimin e klubit tonë të zemrës, me bindjen se do t’i tejkalojmë këto vështirësi dhe do të rikthehemi edhe më të fortë.

    /Telegrafi/

  • Trump konteston rezultatet e zgjedhjeve që ende nuk janë mbajtur

    Trump konteston rezultatet e zgjedhjeve që ende nuk janë mbajtur

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se personalisht e ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë që të paraqesë një padi për bllokimin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Senatin në Alaskë, në rast se senatori republikan Dan Sullivan pëson humbje.

    “Unë jam ai që thashë: Bëjeni”, u tha Trump gazetarëve të premten, me të mbërritur në Florida.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë e paraqiti padinë të enjten në një gjykatë federale në Alaskë, rreth dhjetë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    Në të kërkohet ndërhyrje në procesin e certifikimit të rezultateve, duke pretenduar se prania e një kandidati me emër pothuajse identik me atë të senatorit aktual mund të ndikojë në rezultat.

    Bëhet fjalë për Daniel J. Sullivanin, i cili figuron në fletëvotim përballë senatorit republikan Dan Sullivan. Sipas padisë, nëse senatori republikan humb, rezultatet duhet të bllokohen, me arsyetimin se ai do të fitonte nëse votat e marra nga kandidati me emër të ngjashëm do t’i atribuoheshin atij në sistemin e votimit me renditje.

    Republikanët pretendojnë se kandidatura e Daniel J. Sullivanit mund të ngatërrojë votuesit. Megjithatë, Gjykata Supreme e Alaskës e kishte refuzuar më herët kërkesën për ta larguar atë nga fletëvotimi.

    Padia ka nxitur kritika edhe brenda radhëve republikane. Senatorja e Alaskës, Lisa Murkowski, deklaroi në platformën X se Departamenti i Drejtësisë nuk është dashur ta paraqesë këtë padi.

    Ajo theksoi se qytetarët e Alaskës janë në gjendje të vendosin vetë se për kë dëshirojnë të votojnë, duke shtuar se kandidatët në fletëvotimin e këtij viti janë dalluar qartë.

    Në anën tjetër, demokratët e kanë akuzuar Trumpin se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve përmes institucioneve federale.

    “Donald Trump e di se Dan Sullivan do t’i humbë zgjedhjet, prandaj tani Departamenti i tij i Drejtësisë po paraqet një padi të rreme për të përmbysur vullnetin e votuesve të Alaskës dhe për t’i vjedhur zgjedhjet në rast të humbjes së tij”, deklaroi Devan Barber, drejtor ekzekutiv i Komitetit Demokratik për Fushatën e Senatit.

    Departamenti i Drejtësisë, ndërkaq, thotë se synon të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurojë që kandidatura e kontestuar të mos ndikojë në vullnetin e votuesve.

    Ekspertët ligjorë e kanë cilësuar padinë si një veprim pa precedentë, duke vlerësuar se gjasat që ajo të ketë sukses në gjykatë janë të vogla. /Telegrafi/

  • Për herë të parë, virusi i krijuar nga inteligjenca artificiale injektohet te një pacient

    Një laborator studimor i inteligjencës artificiale (AI) në Kaliforni ka deklaruar se, për herë të parë, ka injektuar te një pacient një virus të projektuar posaçërisht nga inteligjenca artificiale. Kjo qasje shihet si një mundësi e re për të luftuar të ashtuquajturat superbaktere, të cilat kanë zhvilluar rezistencë ndaj antibiotikëve, ka raportuar The Independent.

    Përfaqësuesit e laboratorit “Radical Numerics” e kanë bërë të ditur këtë zhvillim ditë më parë. Megjithatë, pretendimi ende nuk është verifikuar nga komuniteti shkencor përmes një studimi të shqyrtuar nga ekspertë të pavarur.

    Nëse konfirmohet, trajtimi i quajtur Omnii-1 mund të shënojë rastin e parë të injektimit te një pacient njerëzor të bakteriofagëve të projektuar nga inteligjenca artificiale.

    Bakteriofagët janë viruse që infektojnë dhe shkatërrojnë baktere të caktuara. Kjo qasje konsiderohet me interes të veçantë në luftën kundër infeksioneve që nuk reagojnë ndaj antibiotikëve. Sipas parashikimeve të cituara në raportim, superbakteret rezistente ndaj antibiotikëve mund të shkaktojnë afro 40 milionë vdekje deri në vitin 2050.

    Si funksionon kjo qasje e re?

    Në trajtimet tradicionale me bakteriofagë, studiuesit duhet të kërkojnë në koleksione të mëdha virusesh të mbledhura nga mjedisi, për të gjetur një bakteriofag që mund të luftojë bakterin përgjegjës për infeksionin e pacientit. Ky proces mund të marrë shumë kohë.

    Fillimisht, mjekët marrin një mostër të baktereve që shkaktojnë infeksionin. Më pas, studiuesit kërkojnë ose projektojnë bakteriofagë që mund ta sulmojnë atë mikroorganizëm. Një nga sfidat kryesore është identifikimi i karakteristikave gjenetike që i mundësojnë virusit të njohë dhe të shkatërrojë një lloj të caktuar bakteri.

    Bakteriofagët veprojnë në disa faza. Fillimisht, ata lidhen me receptorë të veçantë në sipërfaqen e bakterit të synuar. Më pas, depërtojnë në qelizën bakteriale dhe shfrytëzojnë mekanizmat e saj për t’u shumuar, derisa në fund shkaktojnë shpërthimin e qelizës.

    Ky proces është shumë specifik, pasi një bakteriofag mund të infektojë vetëm lloje të caktuara bakteresh. Kjo veçori mund të përbëjë një avantazh ndaj disa antibiotikëve me spektër të gjerë, të cilët mund të dëmtojnë edhe bakteret e dobishme, përfshirë ato që gjenden në zorrë.

    AI mund të përshpejtojë krijimin e trajtimeve të personalizuara

    “Radical Numerics” pretendon se teknologjia e saj mundëson projektimin më të shpejtë të bakteriofagëve, të përshtatur sipas nevojave të pacientëve, duke shkurtuar kohën e nevojshme për zhvillimin e një trajtimi.

    “Në përdorimin e parë klinik në botë të bakteriofagëve të projektuar nga AI, variantet e krijuara nga Omnii-1 iu injektuan një pacienti me infeksion bakterial rezistent ndaj antibiotikëve, përmes një procedure të autorizuar të përdorimit, nën mbikëqyrjen e një mjeku. Kjo arritje shënon një hap të hershëm drejt shndërrimit të projektimit gjenomik të udhëhequr nga AI në terapi të personalizuara”, thuhet në një postim të kompanisë.

    Sipas përfaqësuesve të saj, modeli i inteligjencës artificiale është trajnuar me një gamë të gjerë të dhënash, përfshirë sekuenca gjenomike, gjenome të bakteriofagëve dhe të dhëna nga ndërveprimet e matura më parë mes bakteriofagëve dhe baktereve pritëse.

    Duke analizuar këto të dhëna, modeli synon të identifikojë bakteriofagë potencialisht të përshtatshëm dhe të projektojë kandidatë të rinj për trajtime të caktuara.

    “Ne sintetizojmë variantet e bakteriofagëve të projektuara nga Omnii-1 dhe masim rikuperimin dhe aktivitetin e tyre ndaj llojeve të ndryshme bakteriale”, ka deklaruar kompania.

    Në këtë kontekst, termi “rikuperim” i referohet vlerësimit nëse një gjenom viral i projektuar nga inteligjenca artificiale mund të funksionojë biologjikisht dhe të shumohet me sukses në laborator.

    “Këto eksperimente na ndihmojnë të karakterizojmë aktivitetin e varianteve tona kundër baktereve të synuara dhe të përmirësojmë raundet e mëtejshme të modelimit dhe projektimit”, ka shpjeguar “Radical Numerics”.

    Rezultatet klinike ende nuk janë bërë publike

    Kompania ka deklaruar se bakteriofagët e projektuar nga Omnii-1 janë sintetizuar dhe i janë injektuar një pacienti me infeksion rezistent ndaj antibiotikëve, i cili kishte shumë pak alternativa të tjera mjekësore.

    Megjithatë, “Radical Numerics” nuk ka publikuar të dhëna konkrete për rezultatet klinike të trajtimit, duke iu referuar privatësisë së pacientit.

    Për këtë arsye, ende nuk dihet nëse trajtimi ka dhënë rezultat dhe sa efektiv apo i sigurt mund të jetë. Pretendimi për përdorimin e parë te një pacient duhet të konfirmohet përmes të dhënave shkencore të pavarura. Deri atëherë, kjo qasje mbetet një zhvillim premtues, por ende i paverifikuar në mënyrë të pavarur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali