Author: Momenti

  • Fero pritet të jetë konkurrent i Big Brother VIP Kosova 5

    Fero pritet të jetë konkurrent i Big Brother VIP Kosova 5

    Reperi i njohur Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pritet të jetë një nga konkurrentët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

    Telegrafi merr vesh nga burime pranë spektaklit se reperi me origjinë nga Gjilani është një nga 20 konkurrentët që pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë gjatë natës së parë të këtij edicioni.

    “Big Brother VIP Kosova 5” nis të premten e ardhshme, ndërsa pjesëmarrja e Feros pritet të jetë një nga zhvillimet që do të tërheqin vëmendjen e publikut.

    Artisti ka qenë edhe më parë pjesë e këtij formati, kur ishte i ftuar special në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku kishte mbajtur një ligjëratë për disa nga banorët.

    Megjithatë, këtë herë, nëse pjesëmarrja e tij konfirmohet zyrtarisht, Fero do të përballet me një eksperiencë krejtësisht ndryshe, duke qenë vetë konkurrent dhe duke kaluar përballë sfidave të lojës dhe bashkëjetesës me banorët e tjerë.

    Mbetet të shihet se si do të jetë rrugëtimi i reperit në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” dhe çfarë do të sjellë ai brenda shtëpisë. /Telegrafi/

  • Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

    Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se pas akteve të dhunshme gjatë protestave qëndron një axhendë për destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së tij drejt së ardhmes.

    Rama i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

    Ai tha se në protesta është përfshirë një grup personash me qëllim destabilizimin e vendit.

    “Një listë domethënëse, përfaqësuese e një komponenti dhunues protestues që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë: destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën”, deklaroi Rama.

    Ai pretendoi se pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe ndikime të huaja.

    “Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste e cila minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin mbi mosdistancimin nga dhuna”, u shpreh Rama.

    Kryeministri shqiptar theksoi se qeveria është e vëmendshme ndaj problemeve dhe arsyeve që i shtyjnë qytetarët të protestojnë, por bëri dallimin mes kërkesave të tyre dhe përdorimit të dhunës.

    “Gjuhës së gurit, gjuhës së hurit, gjuhës së zjarrit, gjuhës së urrejtjes, gjuhës së ofendimeve dhe të kërcënimeve… nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse ne duam një të nesërme të sigurtë për këtë vend dhe për fëmijët tanë”, deklaroi Rama. / Burimi: RTSH

    Burimi: RTKLive

  • Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragash

    Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragash

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit.

    Sipas Bogujevcit, ky aset i trashëgimisë kulturore daton që nga shekulli XIX dhe ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit, si dhe përpunimin e leshit për veshjet tradicionale.

    Ajo ka theksuar se veçantia e këtij objekti qëndron në faktin se dy veprimtari tradicionale zhvilloheshin nën të njëjtën çati, duke e bërë atë një dëshmi të rëndësishme të jetës dhe mjeshtërisë së dikurshme në Opojë.

    Bogujevci ka vlerësuar se restaurimi i këtij objekti përbën një hap konkret drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës. /Telegrafi/

  • Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e vendit

    Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e vendit

    Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e vendit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qëllimi i protestave të fundit është destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të kaluarën.

    Ai ka pretenduar se pas protestave qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj, ndërsa ka kritikuar edhe mediat për mënyrën se si kanë raportuar për dhunën.

    “Qëllimi është shumë i qartë: destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën”, ka thënë Rama të shtunën në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.

    Gjatë konferencës, kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar mediat, duke i akuzuar për relativizim të dhunës në emër të studentëve.

    “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve”, ka thënë ai.

    Rama ka bërë të ditur gjithashtu se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me Italinë dhe Francën për zhvillimet që, sipas tij, lidhen me veprimtarinë e ANTIFA-s.

    “Njëkohësisht, në të tria vendet tona, flaka e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër”, ka deklaruar Rama.

    Megjithatë, ai ka pranuar se në Shqipëri ka probleme që kërkojnë adresim, por ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë mënyrë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trazirat e mundshme në protestë, Shqipëria angazhon 2 mijë policë në terren

    Trazirat e mundshme në protestë, Shqipëria angazhon 2 mijë policë në terren

    Policia e Shtetit ka angazhuar mijëra policë në terren në protestën e sotme që mbahet në Tiranë.

    Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.

    Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.

    Sipas Top Channel, policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.

    Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar./TCH

     

     

    Burimi: Dukagjini

  • Tesla premton se Roadsteri do të arrijë shpejtësi marramendëse, përmenden mbi 500 km/h

    Tesla premton se Roadsteri do të arrijë shpejtësi marramendëse, përmenden mbi 500 km/h

    Tesla premton se modeli i ri sportiv elektrik Roadster do të arrijë shpejtësi maksimale deri në 530 kilometra në orë, një shifër që do ta rendiste atë ndër veturat më të shpejta në botë. Megjithatë, këto shifra mbeten premtime dhe pritet të konfirmohen me të dhëna të mëtejshme teknike.

    Pas prezantimit të modelit të ri, kompania amerikane ka filluar të zbulojë detaje rreth performancës së tij, përfshirë shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e motorëve.

    Sipas informacioneve të publikuara, Tesla po e trajton zhvillimin e shpejtësisë maksimale në dy faza. Fillimisht, objektivi është arritja e 345 kilometrave në orë, ndërsa synimi afatgjatë për versionin më të fuqishëm është 530 kilometra në orë.

    Versioni bazë, i quajtur Performance, pritet të ketë fuqi prej 1.073 kuajfuqish dhe çift rrotullues prej 1.200 njutonmetrave. Ndërkaq, varianti Thrust pritet të ofrojë 1.350 kuajfuqi dhe 1.400 njutonmetra çift rrotullues.

    Dizajneri kryesor i Teslas, Franz von Holzhausen, ka folur për këto objektiva në një intervistë për emisionin britanik “Top Gear”.

    Përveç shpejtësisë së jashtëzakonshme, Tesla ka bërë premtime ambicioze edhe për përshpejtimin. Sipas të dhënave të publikuara, Roadsteri mund të përshpejtojë nga zero në 100 kilometra në orë për rreth 0,84 sekonda, megjithëse kjo shifër ende kërkon konfirmim praktik.

    Kompania e përshkruan Roadsterin e ri si një veturë konceptuale, ndaj mbetet të shihet se cilat nga këto specifikime do të përfshihen në modelin përfundimtar të prodhimit. /Telegrafi/

  • Mourinho e minimizon krahasimin e Real Madridit të tij me Barcelonën e Hansi Flick

    Mourinho e minimizon krahasimin e Real Madridit të tij me Barcelonën e Hansi Flick

    Duke folur përpara El Clasicos, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk shqetësohet nga etiketa e favoritëve të Barcelonës, duke këmbëngulur se Los Blancos janë larg të qenit një produkt i përfunduar si rivalët e tyre të përbetuar.

    Real Madridi udhëton drejt Camp Nou për t’u ndeshur me Barcelonën të dielën nga ora 21:00 dhe tashmë Mourinho ka bërë disa deklarata para ndeshjes.

    “Njerëzit që një javë më parë mendonin se Barça mund të na shkatërronte, tani mendojnë të njëjtën gjë. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Fakti që njerëzit flasin mirë për Barçën nuk më shqetëson”, ka thënë fillimisht trajneri portugez.

    “Të them të drejtën, ka ndeshje ku ata padyshim meritojnë të lavdërohen sepse bëjnë disa gjëra vërtet të mira”.

    “Në rastin tonë, ne shihemi si një produkt i përfunduar. Produktet e përfunduara në futboll janë të vështira për t’u gjetur. Nëse po flasim për ne në një fazë të avancuar të procesit, ne kemi punuar për tre muaj. Nëse heqim ndeshjet parasezonale, pushimin ndërkombëtar… ne kemi punuar për një muaj e gjysmë”.

    “Larg të qenit një produkt i përfunduar, ne jemi një produkt fillestar ku jemi në një fazë paraprake ku trajneri po na njeh, po na analizon dhe po zhvillon strategji… Lojtarët gjithashtu po më njohin mua”.

    “Krahasimi i një skuadre si kjo me një që ka qenë së bashku për më shumë vite nuk më duket i drejtë”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

  • Çitaku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

    Çitaku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

    “U bëj thirrje shqiptarëve, posaçërisht atyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të votojnë masivisht dhe me vendosmëri Koalicionin Shqiptar me numrin 17”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta dhe fuqi për shqiptarët.

    “Aq më shumë mundësi për t’u përballur me politikat diskriminuese dhe përndjekëse ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

    Çitaku ka bërë thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mobilizohen për të siguruar pjesëmarrjen e votuesve shqiptarë.

    “Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë!”, ka shkruar Çitaku.

    Burimi: RTKLive

  • "Flama e terrorit urban të Atifës", Rama: Pas protestave të dhunshme duart e huaja dhe krimi i organizuar - qëllim destabilizimi i vendit

    “Flama e terrorit urban të Atifës”, Rama: Pas protestave të dhunshme duart e huaja dhe krimi i organizuar – qëllim destabilizimi i vendit

    Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për media së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për të folur për protestën.

    Sipas kreut të qeverisë, qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit, ndërsa pranon se ka një sërë problematikash që duhen adresuar.

    Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria po kontakton vazhdimisht me Italinë e Francën, që gjithashtu janë përfshirë nga trazirat dhe sot janë në gatishmëri, shkruan tch.

    “Jam sot me ministrin e Brendshëm i cili dje ishte në një vizitë për ndarë së bashku me përfaqësues të tjerë të vendeve evropiane eksperiencën dhe për të koordinuar punën në Itali e Francë, jemi në kontakt të vazhdueshëm, flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verber e ndërkohë ne kemi edhe një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes.

    Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes.

    Qëllimi është shumë i qartë destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë duke na kthyer pas në të shkuarën. Natyrisht që pas atyre personave, qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve.

    Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurt”, tha Rama.

  • Stuhi e fuqishme godet Gjermaninë

    Stuhi e fuqishme godet Gjermaninë

    Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesë të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme materiale, rrëzimin e pemëve dhe ndërprerje të trafikut hekurudhor. Si pasojë e motit të keq, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Ngjarjet më serioze janë regjistruar në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ku erërat e forta kanë rrëzuar pemë, degë dhe struktura të ndryshme. Ekipet e zjarrfikësve dhe policisë janë angazhuar për largimin e pengesave dhe përballimin e pasojave të stuhisë.

    Në qytetin Nastätten, në perëndim të Frankfurtit, dy persona u lënduan rëndë të premten pasdite, pasi erërat e fuqishme rrëzuan një konstruksion pranë një tregu. Njëri prej tyre u transportua me helikopter në spital dhe, sipas policisë, ndodhet në gjendje kritike.

    Ndërkohë, në Seligenstadt, në juglindje të Frankfurtit, një degë peme ra mbi një çiklist, i cili u nxor nga poshtë saj nga ekipet e shpëtimit. Një këmbësor në qytetin Lebach pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga një tabelë reklamuese.

    – YouTube www.youtube.com

    Stuhia shkaktoi probleme edhe në transportin hekurudhor. Në Karlsruhe u raportuan shkëndija pasi një objekt goditi linjat elektrike ajrore në stacionin kryesor të trenave. Ndërsa pranë qytetit Aachen, një tren me 280 pasagjerë në bord u desh të tërhiqej nga një lokomotivë me naftë për shkak të dëmtimit të linjave elektrike.

    Pemët e rrëzuara bllokuan gjithashtu binarët në disa zona, përfshirë pranë Neussit dhe në Stuttgart, duke vështirësuar qarkullimin e trenave.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Gjerman, stuhia pritet të zhvendoset drejt Danimarkës dhe Detit Baltik. Megjithatë, parashikimet paralajmërojnë për një tjetër stuhi gjatë natës, e cila mund të sjellë reshje të dendura shiu në disa pjesë të vendit.

    Autoritetet dhe ekipet emergjente po vazhdojnë punën për largimin e pasojave të motit të keq, ndërsa qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes në zonat e prekura nga erërat e forta. /Telegrafi/