Author: Momenti

  • Historia e Jehannes, libri që sfidon perceptimet për gratë dhe drejtësinë në Mesjetë

    Historia e Jehannes, libri që sfidon perceptimet për gratë dhe drejtësinë në Mesjetë

    Një grua shtatzënë, e sulmuar në Dizhon më 1472, është në qendër të librit të historianes Sara McDougall, ”Drejtësi për Jehanne-n”.

    Mbështetur në dokumente gjyqësore, libri sjell historinë e përpjekjes së saj për drejtësi dhe vë në diskutim perceptimin se gratë që përjetonin dhunë seksuale në Mesjetë përjashtoheshin domosdoshmërisht nga shoqëria.

    Jehanne, me prejardhje nga Lorena, ishte rreth 32 vjeçe dhe në muajt e fundit të shtatzënisë kur u sulmua natën e 3 janarit 1472. Sipas dëshmisë së saj, një grup burrash, mes tyre mercenarë të dukës së Burgundisë, e nxorën me forcë nga banesa ku strehohej dhe e dërguan në një fushë aty pranë.

    Ajo rrëfeu se burrat tentuan ta dhunonin seksualisht dhe e rrahën, duke e lënë të frikësuar për jetën e fëmijës së palindur. Dy ditë pas sulmit, Jehanne lindi një vajzë.

    Ngjarja ndodhi në një periudhë tensionesh mes dukës së Burgundisë, Sharlit të Guximshëm, dhe mbretit francez Luigji XI. Mercenarët e vendosur për mbrojtjen e Dizhonit akuzoheshin edhe për keqtrajtime, rrëmbime dhe zhvatje ndaj banorëve.

    Autoritetet bashkiake reaguan shpejt ndaj sulmit. Hetuesi Jaques Borestel e intervistoi Jehannen një ditë pas ngjarjes dhe, duke u mbështetur në dëshminë e saj, identifikoi e arrestoi shumicën e të dyshuarve.

    Burrat fillimisht i mohuan akuzat. Jehanne u përball me ta dhe përsëriti dëshminë e saj. Më pas, autoritetet përdorën torturën ndaj njërit prej të arrestuarve dhe të dyshuarit përfundimisht pranuan fajësinë. Zyrtarët e qytetit kërkuan dënimin e tyre me vdekje, por çështja u pengua nga ndërhyrja e autoriteteve dukale.

    Gjatë procesit u hetua edhe jeta personale e Jehannes. Ajo kishte deklaruar se ishte e martuar, por më vonë pranoi se bashkëshorti ishte larguar prej vitesh dhe se kishte lindur dy fëmijë nga një marrëdhënie me një prift.

    Megjithatë, këto zbulime nuk i shtynë autoritetet bashkiake ta braktisnin çështjen. Sipas McDougall, ky është një nga elementet më domethënëse të dokumenteve: jeta intime e Jehannes nuk u konsiderua arsye e mjaftueshme për t’ia mohuar kërkesën për drejtësi. Edhe fqinjët dhe të njohurit e ndihmuan të gjente strehim pasi u kërcënua nga mbrojtësit e mercenarëve.

    Pavarësisht përpjekjeve të bashkisë, të arrestuarit u liruan pas rreth dy muajsh. Autoritetet dukale pretenduan se ata ishin pjesëtarë të klerit dhe, për rrjedhojë, duhej t’i nënshtroheshin juridiksionit kishtar.

    Për rindërtimin e historisë, McDougall shqyrtoi rreth 70 faqe dokumentesh të ruajtura në arkivin bashkiak të Dizhonit. Gjetjet e saj kundërshtojnë interpretimin e mëparshëm se gruaja kishte hezituar të fliste nga turpi dhe se përfundimi në prostitucion ishte pasojë e parashikueshme e sulmit.

    Fati i mëvonshëm i Jehannes mbetet i panjohur. Historiania thekson se dokumentet nuk lejojnë të përcaktohet me siguri çfarë ndodhi me të pas procesit.

    Rasti, sipas McDougall, tregon se përvoja e grave në Mesjetë ishte më e ndërlikuar sesa sugjerojnë përgjithësimet. Jehanne nuk arriti t’i shihte sulmuesit të ndëshkoheshin, por dëshmia e saj u mor seriozisht dhe ajo gjeti mbështetje në komunitet gjatë përpjekjes për drejtësi.

    Burimi: Dukagjini

  • Pediatri paralajmëron për rreziqet e pijeve energjike te fëmijët dhe adoleshentët

    Pediatri paralajmëron për rreziqet e pijeve energjike te fëmijët dhe adoleshentët

    Pijet energjike po bëhen gjithnjë e më të përhapura mes fëmijëve dhe adoleshentëve, të nxitur edhe nga reklamat dhe rrjetet sociale.

    Megjithatë, pediatrit paralajmërojnë se përmbajtja e lartë e kafeinës dhe, në shumë raste, e sheqerit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të rinjve.

    Një kanaçe prej 500 mililitrash mund të përmbajë deri në 55 gramë sheqer, ndërsa edhe pijet energjike pa sheqer mund të kenë sasi të larta kafeine.

    Sipas pediatrit Denis Bas, konsumi i tyre mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës, palpitacione, ankth, shqetësim dhe dridhje.

    Konsumi i shpeshtë mund të lidhet gjithashtu me probleme me gjumin dhe çrregullime të ritmit të zemrës.

    Një tjetër shqetësim është krijimi i tolerancës ndaj kafeinës, kur organizmi mësohet me efektet e saj dhe personi mund të ndiejë nevojën të konsumojë sasi më të mëdha për të qëndruar vigjilent.

    Pediatri thekson se reklamat, paketimet shumëngjyrëshe dhe bashkëpunimet me influencuesit mund t’u krijojnë të rinjve përshtypjen se këto pije janë të domosdoshme për energji dhe përqendrim.

    Megjithatë, mungesa e sheqerit nuk i eliminon rreziqet që lidhen me kafeinën.

    Prindërit këshillohen të bisedojnë me fëmijët për arsyet pse i konsumojnë këto pije, qoftë nga kurioziteti, ndikimi i shoqërisë apo lodhja.

    Në vend të kritikave të vazhdueshme, rekomandohet shpjegimi i rreziqeve dhe nxitja e zakoneve më të shëndetshme, si gjumi i mjaftueshëm, ushqyerja e rregullt, aktiviteti fizik dhe konsumimi i ujit. /Telegrafi/

  • Flakët përfshijnë ndërtesën historike të Hitlerit në Gjermani

    Flakët përfshijnë ndërtesën historike të Hitlerit në Gjermani

    Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës luftuan për orë të tëra me flakët që përfshinë ndërtesën historike të njohur si “Foleja e Shqiponjës” (The Eagle’s Nest), në jug të Gjermanisë.

    Ndërkohë, policia ka ndaluar një person pranë vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit.

    Zjarri shpërtheu në ndërtesën Kehlsteinhaus, pranë Berchtesgadenit, në Bavari. Sipas gazetës gjermane Bild, ndërtesa ka pësuar dëme aq të mëdha saqë mund të mos shpëtohet.

    E ndërtuar në vitin 1938 si shtëpi pritjeje për zyrtarët nazistë dhe mysafirët e tyre, ndërtesa ndodhet në Alpet bavareze dhe përdorej herë pas here edhe nga Adolf Hitleri.

    Për këtë arsye, ajo njihej gjithashtu si “Shtëpia e Çajit e Hitlerit”.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, objekti u ruajt si monument historik i lidhur me periudhën naziste.

    Policia bavareze ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Autoritetet po hetojnë nëse personi i ndaluar ka lidhje me incidentin, por deri më tani nuk është konfirmuar një lidhje e tillë. /Telegrafi/

  • Vetaksident në Vushtrri, s’dihet për të lënduar

    Vetaksident në Vushtrri, s’dihet për të lënduar

    Vetaksident në Vushtrri, s’dihet për të lënduar

    Një vetaksident ka ndodhur afër urës, pranë Parkut të Qytetit në Vushtrri.

    Rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky incident nuk dihen ende.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga mediumi lokal “Vushtrria Online”.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar për nënoficerët e lartë në Kroaci

    Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar për nënoficerët e lartë në Kroaci

    Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar për nënoficerët e lartë në Kroaci

    Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë të Komandës, të mbajtur në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman” në Kroaci.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë kurs morën pjesë edhe përfaqësues nga 11 shtete të ndryshme.

    Ministria ka bërë të ditur se avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e saj të vazhdueshme.

    Pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare vlerësohet si mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

    Ministria e Mbrojtjes ka uruar pjesëtarët e FSK-së për përfundimin e suksesshëm të kursit dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë program ndërkombëtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nuk bën më pjesë në planet e Flickut, ylli i Barcelonës mund të përfundojë te Roma

    Nuk bën më pjesë në planet e Flickut, ylli i Barcelonës mund të përfundojë te Roma

    E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është sërish në qendër të vëmendjes, pasi mbrojtësi i krahut të majtë ka humbur një pjesë të rëndësisë në planet e trajnerit Hansi Flick gjatë këtij sezoni.

    Sipas mediumit Sport, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, tashmë po shqyrton mundësitë për t’i gjetur një klub të ri klientit të tij. Njëra prej tyre, që ka dalë në pah orët e fundit, çon drejt Italisë.

    Gazeta italiane Il Messaggero raporton se Mendes ia ka ofruar Balden Romës, e cila po shqyrton mundësinë për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Trajneri Gian Piero Gasperini dëshiron ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa drejtuesit e Romës besojnë se Balde është profili i duhur për skuadrën.

    Marrëveshja e propozuar parashikon huazimin e lojtarit deri në fund të këtij sezoni, me një klauzolë që do t’i mundësonte klubit italian ta blinte atë në mënyrë përfundimtare.

    Kjo formulë do t’u përshtatej të dyja palëve. Roma do të siguronte shërbimet e Baldes pa paguar menjëherë një shumë të madhe, ndërsa Barcelona do ta mbante të hapur mundësinë e përfitimit të një shume të konsiderueshme nga shitja e tij gjatë verës së ardhshme.

    Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Balde lidhet me një transferim në Serie A. Edhe Juventusi kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij disa javë më parë.

    Në fund të shtatorit, Sport raportoi se Juventusi po konsideronte një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje. Megjithatë, vlerësimi prej rreth 50 milionë eurosh që Barcelona i kishte vendosur lojtarit ishte një pengesë e madhe për realizimin e marrëveshjes./Telegrafi/

  • Zelensky njofton rikthimin e shpejtësisë së Starlink: Faleminderit të gjithë amerikanëve dhe presidentit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se funksionimi i shërbimeve Starlink dhe Starshield është rikthyer në shpejtësitë që kishin para vendosjes së kufizimeve.

    Përmes një video-adresimi, Zelenskyy ka bërë të ditur se rikthimi nisi gjatë natës, ndërsa deri në mëngjes shpejtësitë kishin arritur nivelin e nevojshëm për operacionet ukrainase.

    Sipas tij, ky zhvillim është i rëndësishëm për logjistikën e forcave ukrainase në vijën e frontit dhe për mbrojtjen e vendit nga dronët iranianë “Shahed” me motor reaktiv.

    Kreu i shtetit ukrainas ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë që, sipas tij, e trajtuan çështjen me seriozitet dhe ndihmuan në zgjidhjen e saj.

    Në mesin e atyre që falënderoi, Zelenskyy përmendi anëtarët e Kongresit amerikan, senatorët, mediat, Departamentin e Shtetit dhe presidentin amerikan.

    “Mbrojtja e jetëve ka rëndësi”, ka theksuar Zelenskyy në mesazhin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Si t’i dalloni shpërthimet e zemërimit te fëmijët dhe si t’i parandaloni

    Si t’i dalloni shpërthimet e zemërimit te fëmijët dhe si t’i parandaloni

    Të qarat, britmat dhe hedhja përtokë janë reagime të zakonshme te fëmijët e vegjël, veçanërisht mes moshës dy dhe tre vjeç.

    Shpërthimet emocionale zakonisht lidhen me lodhjen, urinë, frustrimin ose mbingarkesën nga zhurmat dhe stimujt e tjerë.

    Sipas psikologëve dhe pediatërve, këto sjellje shpesh tregojnë se fëmija ende po mëson t’i kuptojë dhe t’i shprehë emocionet e veta.

    Shpërthimet zakonisht fillojnë rreth moshës 15–18 muajshe dhe bëhen gradualisht më të rralla deri në moshën pesëvjeçare.

    Ato mund të zgjasin disa minuta dhe shpesh paraprihen nga shenja si irritimi, ankesat, shtrëngimi i grushteve, ngritja e zërit ose vështirësia për të ndjekur udhëzimet.

    Për t’i parandaluar, prindërit këshillohen të vërejnë shenjat e para dhe të ndërhyjnë përpara se situata të përshkallëzohet.

    Nëse fëmija është i lodhur, i uritur ose i mbingarkuar nga zhurmat, mund të ndihmojë një pushim i shkurtër, largimi nga turma ose ofrimi i ushqimit dhe ujit.

    Edhe mënyra e komunikimit ka rëndësi. Në vend të ndalimeve të përsëritura, prindërit mund t’i shpjegojnë fëmijës se çfarë do të ndodhë dhe t’i ofrojnë zgjedhje të thjeshta.

    Emërtimi i emocioneve, për shembull duke i thënë se e kuptojnë mërzitjen e tij, mund ta ndihmojë të ndihet i kuptuar.

    Gjatë shpërthimit, këshilla kryesore është që prindi të ruajë qetësinë. Britmat dhe kërcënimet mund ta përkeqësojnë situatën, ndërsa prania dhe zëri i qetë i të rriturit mund ta ndihmojnë fëmijën të rifitojë kontrollin emocional.

    Pasi të qetësohet, mund të bisedohet me të për atë që ndodhi dhe mënyrat si mund të reagojë herën tjetër.

    Shpërthimet e herëpashershme nuk nënkuptojnë se fëmija është i llastuar ose i edukuar keq.

    Megjithatë, nëse janë shumë të shpeshta, zgjasin jashtëzakonisht shumë, vazhdojnë me intensitet të lartë ose fëmija lëndon veten apo të tjerët, rekomandohet konsultimi me pediatrin ose psikologun e fëmijëve. /Telegrafi/

  • Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri

    Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri

    Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

    Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin.

    Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.

  • Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

    Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

    Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

    Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

    Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin, raporton TCH.

    Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali