Author: Momenti

  • Zelensky publikon hartën, tregon se cilat territore ukrainase po i kërkon Putini

    Zelensky publikon hartën, tregon se cilat territore ukrainase po i kërkon Putini

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë të gjithë pjesën lindore të vendit, duke theksuar se dorëzimi i Donbasit do t’i hapte rrugën Moskës për përparime të mëtejshme ushtarake.

    Në një intervistë për podkastin “The Diary of a CEO”, Zelensky tha se tërheqja e forcave ukrainase nga Donbasi do ta ekspozonte vendin ndaj rrezikut të humbjes së territoreve të tjera.

    Sipas tij, nëse Rusia arrin të marrë kontrollin e Donbasit, forcat e saj do të mund të vazhdonin përparimin drejt qyteteve Dnipro, Pavlohrad, Kryvyi Rih dhe Nikopol.

    Udhëheqësi ukrainas theksoi se kjo zonë ka rëndësi strategjike për mbrojtjen e vendit, pasi shërben si një nga linjat kryesore të rezistencës ndaj ofensivës ruse.

    Përveç rëndësisë ushtarake, Donbasi ka edhe peshë të madhe ekonomike për Ukrainën, për shkak të burimeve natyrore, industrisë dhe infrastrukturës së tij.

    Zelensky ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat për lëshime territoriale ndaj Rusisë, duke argumentuar se një tërheqje nga pozicionet aktuale nuk do ta garantonte paqen, por mund ta inkurajonte Moskën të vazhdonte ofensivën drejt pjesëve të tjera të vendit.

    Ndryshe, Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë takime me praninë e SHBA-së në nivele teknike për të arritur paqen. /Telegrafi/

  • “Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

    “Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

    “Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

    Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka reaguar pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se kërkesa e protestuesve ka qenë që institucionet të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se pas këtij zhvillimi ka pasur reagime dhe akuza të shumta, ndërsa ka rikujtuar se protestuesit kanë qëndruar për 21 ditë e 21 net në shesh për këtë kauzë.

    Ai ka theksuar se do ta përcjellin me kujdes procesin e ndryshimit dhe votimit të ligjit, duke shtuar se për ta rëndësi ka përmbajtja e tij dhe efekti juridik që mund të ketë, e jo se kush e propozon apo e voton.

    “Ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real. Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai”, ka shkruar Haziri.

    Ai ka paralajmëruar se do të monitorojnë edhe zbatimin e secilit nen, duke thënë se nuk do të lejojnë që, sipas tij, dikush të luajë me UÇK-në dhe kauzën për të cilën kanë protestuar.

    “Kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar. Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka përfunduar Haziri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Të rinjtë përleshen me grushte në Ulpianë të Prishtinës – PAMJE

    Të rinjtë përleshen me grushte në Ulpianë të Prishtinës – PAMJE

    Të rinjtë përleshen me grushte në Ulpianë të Prishtinës – PAMJE

    Një përleshje fizike mes disa të rinjve është raportuar në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Sipas informacioneve fillestare, në incident janë përfshirë disa persona, ndërsa rrethanat që çuan deri te përleshja nuk dihen ende.

    Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth incidentit dhe nëse ka persona të lënduar apo të përfshirë që janë shoqëruar në stacion policor.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

    “Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

    “Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke thënë se ka pasur alternativa të tjera.

    Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme se si është arritur deri te kjo situatë, por ka vlerësuar se është zgjedhur rruga më e keqe.

    “Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, ka deklaruar Limaj.

    “Mënyra se si e kanë zgjedhur me bërë këtë veprim nuk e di, nuk kemi informacione si ka ardhur këtu, është zgjedhur rruga më e keqe”, ka thënë Limaj.

    Ai ka thënë se, nëse synimi ka qenë që ligji të ndiqte një procedurë tjetër, presidentja mund ta dekretonte atë dhe më pas të ndërmerreshin hapa për plotësimin apo ndryshimin e tij.

    “Nëse kanë dashtë me shku në atë rrugë, presidentja me dekretu ligjin, e pastaj me hy me plotësu ndryshu ligjin…Ose ndonjë amandament problematik kanë mujtë me ja dhënë presidentes dhe ajo me kthy ligjin me disa amandamente që kërkon me u plotësu ligji, me një arsyetim të qartë”, tha Limaj.

    Sipas tij, ai “ligj Kushtetues nuk bëhet”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hapet Kongresi i VIII i Mjekësisë, në fokus promovimi dhe edukimi shëndetësor

    Hapet Kongresi i VIII i Mjekësisë, në fokus promovimi dhe edukimi shëndetësor

    Në hapjen solemne të kongresit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në mesin e tyre ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe profesionistë të fushës së mjekësisë.

    Në kuadër të ceremonisë do të promovohet dokumentari “Roli dhe kontributi i mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse”, i cili trajton rëndësinë e edukimit të qytetarëve, parandalimit të sëmundjeve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

    Po ashtu, do të promovohet Revista Mjeku, përmbajtja e së cilës ndërlidhet me temën e kongresit, si dhe libri “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, që pasqyron zhvillimin e mjekësisë ndër shekuj.

    Kongresi synon të theksojë rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor, rolin e profesionistëve shëndetësorë në parandalimin e sëmundjeve dhe nevojën për bashkëpunim në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Haziri s’jep shenja për protestë pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

    Haziri s’jep shenja për protestë pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

    Drejtuesi i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka reaguar pas kritikave dhe akuzave të bëra pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe se kërkesa mbetet mbrojtja e të drejtave të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

    Ai ka rikujtuar protestën 21-ditore dhe 21-netëshe në shesh, duke thënë se kërkesa e tyre ishte që institucionet e Kosovës të merrnin përgjegjësi për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

    Haziri ka theksuar se ata vetë kanë kërkuar që ligji të ndryshohet apo të përmirësohet nëse ka nevojë, duke nënvizuar se synimi nuk ka qenë miratimi i një ligji vetëm për hir të votimit, por një ligj që qëndron juridikisht dhe ka efekt real.

    “Po shoh shumë reagime e akuza pas kthimit të ligjit në Kuvend, prandaj dua ta sqaroj edhe një herë qëndrimin tonë.

    Për 21 ditë e 21 net kemi qëndruar në shesh me një kërkesë të vetme: që institucionet tona të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kemi protestuar për një kauzë që është shumë më e madhe se secili prej nesh.

    Ne vetë kemi kërkuar që, nëse ka diçka në ligj që duhet ndryshuar apo përmirësuar, kjo të bëhet. Sepse ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real.

    Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai.

    Do të vazhdojmë ta përcjellim me shumë kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit. Do të vazhdojmë ta monitorojmë edhe zbatimin e çdo neni e çdo shkronje.

    Nuk besoj se dikush do të tentojë të luajë me UÇK-në dhe me këtë kauzë. Por kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë.

    Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar.

    Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka shkruar Haziri.

    Burimi: Dukagjini

  • Përdorni uthullën për të larguar aromat e pakëndshme pas gatimit - një truk i thjeshtë që ia vlen ta provoni

    Përdorni uthullën për të larguar aromat e pakëndshme pas gatimit – një truk i thjeshtë që ia vlen ta provoni

    Aroma e ushqimeve të skuqura, peshkut apo gjellëve të djegura mund të qëndrojë gjatë në kuzhinë edhe pasi të keni përfunduar gatimin.

    Nëse dëshironi ta freskoni ambientin pa përdorur freskues ajri, ekziston një truk i thjeshtë shtëpiak me uthullën që ia vlen ta provoni.

    Mund të hidhni një sasi të vogël uthulle në një gotë dhe ta vendosni pranë sobës, por në një distancë të sigurt nga burimi i nxehtësisë.

    Foto ilustruese

    Aroma karakteristike e uthullës do të zbehet gradualisht, ndërsa acidi acetik mund të ndihmojë në neutralizimin e disa aromave të pakëndshme në ambient.

    Gotën mund ta lini në kuzhinë për disa orë ose gjatë natës, veçanërisht nëse aromat vazhdojnë edhe pasi keni përfunduar përgatitjen e ushqimit.

    Nëse gjatë gatimit derdhet diçka ose ushqimi digjet, mund të provoni edhe një metodë tjetër.

    Mbushni një tenxhere me ujë, shtoni pak uthull dhe lëreni përzierjen të vlojë. Avulli që çlirohet mund të ndihmojë në zbutjen e aromave të pakëndshme në ambient.

    Megjithatë, sigurohuni që kuzhina të jetë e ajrosur mirë dhe mos e lini tenxheren pa mbikëqyrje gjatë ngrohjes.

    Është gjithashtu e rëndësishme që kuzhina të ajroset rregullisht. Hapja e dritareve mundëson qarkullimin e ajrit të freskët dhe ndihmon në largimin më të shpejtë të aromave.

    Pas gatimit, këshillohet të lani enët, të pastroni sobën dhe të fshini sipërfaqet e punës, pasi yndyra dhe mbetjet e ushqimit mund të qëndrojnë mbi to dhe të zgjasin aromat e pakëndshme.

    Me disa zakone të thjeshta, kuzhina mund të mbetet më e freskët edhe pas përgatitjes së ushqimeve me aroma të forta. /Telegrafi/

  • “Kush tenton të luajë me UÇK-në, do të na ketë përballë” – Haziri reagon pas kthimit të Ligjit për Specialen

    “Kush tenton të luajë me UÇK-në, do të na ketë përballë” – Haziri reagon pas kthimit të Ligjit për Specialen

    Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka reaguar pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke theksuar se kërkesat e protestuesve për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë mbeten të pandryshuara.

    Përmes një reagimi publik, Haziri ka thënë se gjatë 21 ditëve dhe netëve të protestës në shesh, kërkesa e tyre e vetme ka qenë që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    “Për 21 ditë e 21 net kemi qëndruar në shesh me një kërkesë të vetme: që institucionet tona të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kemi protestuar për një kauzë që është shumë më e madhe se secili prej nesh”, ka deklaruar Haziri.

    Ai ka sqaruar se protestuesit nuk kanë kërkuar miratimin e një ligji vetëm për qëllime formale, por një akt ligjor që është juridikisht i qëndrueshëm dhe që mund të prodhojë rezultate konkrete.

    Sipas tij, çdo dispozitë që ka nevojë për ndryshim apo përmirësim duhet të rishikohet, në mënyrë që ligji të jetë funksional dhe të ketë efekt real.

    “Ne vetë kemi kërkuar që, nëse ka diçka në ligj që duhet ndryshuar apo përmirësuar, kjo të bëhet. Sepse ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real”, ka theksuar ai.

    Haziri ka shtuar se për protestuesit nuk ka rëndësi se cili subjekt politik e propozon apo e voton ligjin, por përmbajtja e tij dhe ndikimi që mund të ketë në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojnë ta përcjellin nga afër procesin e përmirësimit dhe miratimit të ligjit, si dhe zbatimin e tij në praktikë.

    “Do të vazhdojmë ta përcjellim me shumë kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit. Do të vazhdojmë ta monitorojmë edhe zbatimin e çdo neni e çdo shkronje”, ka deklaruar Haziri.

    Në reagimin e tij, ai ka përcjellë edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë për këdo që, sipas tij, mund të tentojë ta keqpërdorë politikisht çështjen e UÇK-së.

    “Nuk besoj se dikush do të tentojë të luajë me UÇK-në dhe me këtë kauzë. Por kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë”, ka paralajmëruar ai.

    Haziri e ka përmbyllur reagimin duke ritheksuar se qëndrimi dhe kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta, pavarësisht zhvillimeve të fundit lidhur me ligjin.

    “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar. Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka përfunduar Haziri./Telegrafi.

  • Sydney Sweeney habit me veprimin e fundit, vendos shkumë rroje në fytyrë por vëmendja te dekolteja e zbuluar

    Sydney Sweeney habit me veprimin e fundit, vendos shkumë rroje në fytyrë por vëmendja te dekolteja e zbuluar

    Aktorja Sydney Sweeney ka postuar një foto të re ku shihet duke rruar fytyrën me një reçipeta shumë të vogla. Fotografia është pjesë e një promovimi për koleksionin e ri të festave për markën e saj të të brendshmeve Syrn, për të cilën ajo është edhe modelja kryesore.

    Llogaria zyrtare e markës në Instagram postoi disa foto të enjten, të aktores 29-vjeçare, e veshur me një reçipeta blu marine që ia thekson format. Ylli i “Euphoria” pozon para një pasqyre banjoje.

    Ajo e kombinoi reçipetën me një pulovër të shkurtër të zbërthyer dhe geta të zeza, ndërsa flokët e saj të gjatë bjonde ishin të modeluara në valë të lirshme. Në njërën nga fotot, Sydney shihet duke kaluar një brisk mbi fytyrën e saj, e cila është e mbuluar me shkumë rroje.

    Një tjetër foto tregon yllin e “The Housemaid” që nxjerr gjuhën jashtë ndërsa bën një selfie para pasqyrës. E treta është një Polaroid i aktores së “Not You” duke buzëqeshur me dorën në ije, duke treguar barkun e saj të sheshtë.

    Përshkrimi i postimit njoftonte publikimin e pjesëve të reja nga koleksioni i festave më 27 tetor. Sweeney i emocionoi fansat të mërkurën duke publikuar një video promovuese për produktet e saj.

    Ajo ndau një video në Instagram ku shfaqet duke u transformuar në versione seksi të personazheve nga filmat ikonikë të festave, duke veshur veshje të reja nga koleksioni i saj.

    Sydney rikrijoi stilin karakteristik të Cindy Lou Who me një bishtalec të lartë dhe e kombinoi atë me pizhame me katrorë të kuq dhe të bardhë.

    Ajo pozoi gjithashtu me të brendshme të zeza me doreza lëkure, flokë të drejtë dhe grim të dendur, që i kujtoi Sally-n nga filmi “The Nightmare Before Christmas”. Përveç kësaj, Sydney shfaqet me të brendshme të kuqe të ngushta që duken sikur është mbështjellë me një fjongo, dhe me një veshje blu të çelët me dantella.

  • Mourinho i pakënaqur para El Clasicos: Barcelona ka 24 orë më shumë pushim

    Mourinho i pakënaqur para El Clasicos: Barcelona ka 24 orë më shumë pushim

    Mourinho i pakënaqur para El Clasicos: Barcelona ka 24 orë më shumë pushim

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur pakënaqësi për kohën më të shkurtër të rikuperimit që skuadra e tij do të ketë para përballjes me Barcelonën, të planifikuar për të dielën.

    Pas fitores 4:1 ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, trajneri portugez theksoi se Barcelona do të ketë 24 orë më shumë pushim, pasi ndeshjen evropiane e zhvilloi një ditë më herët.

    “Për El Clasicon nuk ka vend për vetëkënaqësi. Është një tjetër ndeshje kampionati, por njëkohësisht nuk është si të tjerat. Për momentin kemi 24 orë më pak pushim, por duhet të vazhdojmë”, deklaroi Mourinho, sipas ESPN.

    Përveç kalendarit, trajneri i Real Madridit është i shqetësuar edhe për paraqitjet në fazën mbrojtëse. Pavarësisht fitores së thellë ndaj Leipzigut, ai pranoi se skuadra nuk është ende në nivelin që dëshiron.

    “Gjithmonë dëshiroj të përmirësohemi. Kam më shumë se 100 ditë këtu. Natyrisht, nuk jemi ende në nivelin që dëshiroj, por ka gjëra që sot po i bëjmë më mirë sesa më parë. Jemi duke u përmirësuar”, u shpreh ai.

    Mourinho u ndal edhe te goli i pësuar ndaj Leipzigut, duke vlerësuar pritjet e portierit Thibaut Courtois, por duke kritikuar gabimet që i dhanë kundërshtarit mundësinë për të shënuar.

    “Goli që pësuam nuk më pëlqeu, sepse e vendos veten në pozitën e portierit. Courtois bëri dy pritje të jashtëzakonshme që na mbajtën në lojë dhe na dhanë mundësinë për të fituar”, deklaroi trajneri.

    Ai theksoi se përqendrimi duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes, pavarësisht rezultatit, duke e konsideruar mbajtjen e portës së paprekur po aq të rëndësishme sa shënimin e golave.

    Real Madridi synon të paraqitet sa më mirë në El Clasico, ku gabimet në mbrojtje mund të kenë ndikim të madh në rezultatin e përballjes me rivalin e përbetuar, Barcelonën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali