Author: Momenti

  • Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, është intervistuar nga policia franceze në kuadër të një hetimi për korrupsion, që lidhet me pagesa të dyshimta ndaj ish-shefit të sigurisë së Përfaqësueses së Francës.

    Sipas mediumit francez L’Équipe, Mbappé është intervistuar në Paris më 30 shtator, ndërsa në këtë rast është përfshirë edhe nëna e tij, Fayza Lamari, e cila është marrë në pyetje më 9 tetor.

    Hetimi lidhet me Mohamed Sanhadjin, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar në sigurinë e përfaqësueses franceze dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me disa prej futbollistëve.

    Hetuesit po shqyrtojnë nëse këto marrëdhënie janë shfrytëzuar për përfitime personale.

    Një nga çështjet kryesore të hetimit është një pagesë prej 60 mijë e 300 eurosh, të cilën Mbappé ia kishte dhënë Sanhadjit në qershor të vitit 2023, nga bonuset e fituara në Kupën e Botës në Katar.

    Përfaqësuesit e futbollistit kanë deklaruar se pagesa ishte një gjest falënderimi për pjesëtarët e sigurisë, ndërsa thuhet se edhe katër zyrtarë të tjerë policorë kishin përfituar nga këto para. Sanhadji dyshohet se nuk e kishte deklaruar pagesën te eprorët e tij.

    Vetëm disa javë më vonë, Sanhadji e kishte shoqëruar Mbappén gjatë një udhëtimi në Kamerun. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse zyrtari ishte përgjegjës për sigurinë e futbollistit gjatë këtij udhëtimi dhe nëse pagesa kishte lidhje me këtë shërbim.

    Një tjetër çështje që po shqyrtohet është një hua prej 120 mijë eurosh, të cilën Mbappé dyshohet se ia kishte dhënë Sanhadjit në vitin 2024 përmes nënës së tij.

    Sipas raportimeve, Lamari i kishte kërkuar gjithashtu Sanhadjit ndihmë për aplikimin për katër viza për persona të afërt të saj.

    Hetimi përfshin edhe dyshime për pagesa të pranuara nga ish-futbollistët e Francës, Franck Ribéry, Raphaël Varane dhe Laurent Blanc.

    Në total, Sanhadji dyshohet se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga futbollistë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë rrethanat dhe qëllimin e këtyre pagesave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Guardian: Vuçiqi ndërhyri për projektin e Trumpit në Beograd

    Guardian: Vuçiqi ndërhyri për projektin e Trumpit në Beograd

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërhyri në favor të projektit për ndërtimin e një kompleksi me markën Trump në Beograd, sipas një hulumtimi të publikuar të enjten nga gazeta britanike The Guardian.

    Sipas raportimit, ndërhyrja lidhet me projektin e planifikuar në vendin ku ndodhej ish-shtabi i ushtrisë jugosllave, një ndërtesë e dëmtuar gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 dhe që ka rëndësi historike në Serbi.

    Projekti lidhet me interesat afariste të kompanisë së familjes Trump dhe me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, përmes një marrëveshjeje për zhvillimin e pronës në Beograd.

    Sipas The Guardian, hulumtimi mbështetet në dokumente dhe intervista që lidhen me procedurat gjyqësore në Serbi. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si u trajtua projekti dhe me ndërhyrjet e pretenduara në procesin e tij.

    Projekti ka shkaktuar polemika në Serbi, veçanërisht për shkak të rëndësisë historike të ndërtesës dhe vendimit për ta vënë atë në dispozicion për një zhvillim të ri.

    Megjithatë, Vuçiqi nuk është akuzuar në këtë rast, ndërsa ai dhe ministri i Financave, Siniša Mali, kanë mohuar çdo shkelje.

    The Guardian ka raportuar se përfaqësuesit e kompanisë së familjes Trump kanë mohuar përfshirjen në negociatat për marrjen e pronës në Beograd, ndërsa përfaqësuesi i Jared Kushnerit ka mohuar se projekti ishte pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike. / The Guardian

    Burimi: RTKLive

  • Milani mposht bindshëm Salzburgun

    Milani mposht bindshëm Salzburgun

    Milani mposht bindshëm Salzburgun

    Milani ka regjistruar një fitore bindëse 4:0 ndaj Salzburgut në Austri, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Europa League.

    “Kuqezinjtë”, dominuan nga fillimi deri në fund, duke dëshmuar se mund të marrin rezultate të mëdha edhe me një formacion të ndryshuar.

    Trajneri Ruben Amorim vendosi t’u japë hapësirë disa futbollistëve që zakonisht nuk janë titullarë, me shtatë lojtarë nga ekipi i dytë në përbërjen e parë. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Milanin të zhvillonte një paraqitje bindëse.

    Protagonisti kryesor ishte talenti i ri Alphadjo Cisse, i cili realizoi het-trikun e parë në karrierën e tij me fanellën e Milanit. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi tri herë, duke u shndërruar në yllin e mbrëmjes për skuadrën italiane.

    Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Ardon Jashari, i cili ishte ndër futbollistët më të dalluar në fushë. Ndërkohë, Gonçalo Ramos realizoi golin e katërt, duke kompletuar pokerin e Milanit në transfertën austriake.

    Kjo fitore i jep Milanit tri pikë të rëndësishme në Europa League dhe konfirmon se kuqezinjtë kanë alternativa cilësore edhe përtej formacionit të tyre të zakonshëm.

  • Grupi Punues për Hagën: Kurti e Hamza koordinohen për Apel (VIDEO)

    Grupi Punues për Hagën: Kurti e Hamza koordinohen për Apel (VIDEO)

    Grupi Punues për Hagën: Kurti e Hamza koordinohen për Apel (VIDEO)

    Përfaqësuesit partiakë do të jenë pjesë e trupës që do ta formulojë strategjinë shtetërore për procedurat e apelit në Hagë.

    Para se të themelohet ky grup, që do kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti u njoftua se pati takim me kreun e Partisë Demokratike, raporton Klan Kosova.

    Për punët në dobi të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që u dënuan në Hagë nga shkalla e parë, mund të llogaritet edhe në Aleancën, anise çka po bëhet nuk iu duket boll.

    Krahas kësaj, gjatë së enjtes edhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu dërgoi në presidencë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, që u votuan më 6 tetor.

    Projektligji u konfirmua se u pranua edhe nga Presidenca.

    Ndiqni detajet:

  • Prishtinasit preferojnë “Termokosin” para rrymës për ngrohje (VIDEO)

    Prishtinasit preferojnë “Termokosin” para rrymës për ngrohje (VIDEO)

    Prishtinasit preferojnë “Termokosin” para rrymës për ngrohje (VIDEO)

    Sezoni dimëror në Prishtinë nisi me vonesa në furnizimin me ngrohje nga “Termokosi”, pasi ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të një intervenimi të KEDS-it preku shërbimin gjatë ditës së enjte.

    Ngrohja nga Termokosi mbetet ndër alternativat më të preferuara dhe më të lira për qytetarët, ndërsa ende nuk dihet nëse çmimi do të mbetet i njëjtë, raporton Klan Kosova.

    Krahas ngrohjes me energji elektrike, qytetarët po zgjedhin edhe drutë, shitësit e të cilëve thonë se janë të kënaqur me shitjet këtë vit.

    Kronika e plotë në vijim:

  • Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Punëtorëve të pastrimit në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec iu ndërpre puna të enjten, pasi kamionëve të “Ekoregjionit” iu ndalua hyrja në deponinë e Landovicës për shkak të obligimeve financiare të papaguara.

    Pas disa orësh pritjeje, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, dhe “Ekoregjioni” arritën marrëveshje për tejkalimin e situatës, raporton Klan Kosova.

    Palët u dakorduan edhe për çështjen e deponimit të mbeturinave pas mesnatës, pasi numri i kamionëve në këto orare kishte qenë i ulët.

    Ndiqeni kronikën e plotë:

  • Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Nafta ruse ka filluar të arrijë në tregjet globale pas një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump, me synimin për të ndihmuar në uljen e çmimeve të karburantit.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nafta dizel ruse ka nisur të furnizojë tregjet ndërkombëtare, duke pritur që kjo të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e çmimeve.

    “Nafta dizel ka filluar të arrijë në tregjet globale dhe pritet të ketë një efekt pozitiv në stabilizimin e tregjeve të naftës, megjithëse nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i stabilizuar ato plotësisht”, tha Peskov.

    Javën e kaluar, Trump deklaroi se Rusia kishte rënë dakord të furnizonte tregjet globale me naftë, në përpjekje për të ulur çmimet e karburantit. Pas kësaj marrëveshjeje, Moska e lehtësoi pjesërisht ndalimin e eksporteve të naftës nga 10 tetori.

    Të dhënat e publikuara të mërkurën treguan se Rusia kishte rifilluar ngarkimin e naftës për eksport nga porti baltik i Primorskut.

    Sipas të dhënave të transportit detar, më 13 tetor një cisternë u ngarkua me rreth 40 mijë tonë metrikë naftë dizel me përmbajtje ultra të ulët squfuri dhe u nis drejt Marokut.

    Megjithatë, sipas Kremlinit, rikthimi i furnizimeve ruse mund të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve, por nuk pritet të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur plotësisht luhatjet e çmimeve të naftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

    Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka thënë se nuk kishte informacion paraprak se demonstratat e 11 marsit 1981 në Kosovë do të shpërthenin në atë formë, ndonëse organizata ku vepronte kishte diskutuar mundësinë e shfrytëzimit të rasteve të tilla për ta ngritur kërkesën për Republikë.

    Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli e përshkroi fillimin e protestave si spontan, duke e lidhur me pakënaqësinë e studentëve për kushtet në mensën studentore dhe me pakënaqësinë më të gjerë politike e shoqërore në Kosovë.

    “Ne s’kemi pasur informacion se si do të rridhnin. Ne kemi pasur qëllim që të organizojmë demonstrata, respektivisht, kudo që paraqitet momenti, me e shtru kërkesën për Republikë”, tha ai.

    Topalli tha se, sipas interpretimit të tij, protestat e 11 marsit nuk ishin të organizuara paraprakisht nga një grup i vetëm, pasi në fillim nuk kishte kërkesa të shkruara apo parulla të përcaktuara qartë.

    Ai kujtoi se atë ditë po udhëtonte me babanë e tij kur pa një kolonë njerëzish në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    “Unë kam qenë në makinë me prindin tim. Kur e kam parë kolonën e njerëzve në rrugën ‘Agim Ramadani’, i them: ‘Ndale makinën’. E ka ndalur babai im makinën, jam dalë prej makinës dhe iu kam bashkangjitur”, rrëfeu Topalli.

    Ai shtoi se në fillim nuk e kishte kuptuar saktësisht se çfarë kërkonin protestuesit, pasi, siç u shpreh, ishte vetëm një grumbull njerëzish i rreshtuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Në Strategjinë për arsim 35+, u rekomandua kthimi në kohë në aspektin e procesit mësimor.

    Para ministrit Hajrulla Çeku pati propozime që arsimi fillor të ndryshojë e të jetë një me katër dhe pesë me tetë, derisa klasa e nëntë të hiqet krejt, raporton Klan Kosova.

    Nëse bëhet, po thuhet se plani e parasheh edhe ndryshimin e kurrikulës.

    Por, një gjë e tillë duhet studiuar mirë, sipas njohësve të fushës.

    Tashmë Sindikata e Arsimit e ministri Çeku janë në përfundim të takimeve me komunat.

    E fundit është Gjakova dhe pas përfundimit të këtij cikli, do të nisin takimet në pjesën e dytë të muajit me Këshillin e Prindërve të Kosovës.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Protesta e studentëve në Tiranë, e nisur me kërkesa për arsim cilësor, u përshkallëzua në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përfunduar me përplasje me policinë dhe dëme materiale.

    Protestuesit sulmuan me gurë institucione e objekte, dogjën kontejnerë dhe bllokuan rrugë, ndërsa tubime u mbajtën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

    Pavarësisht protestave dhe akuzave për korrupsion, Rama deklaroi se nuk do të japë dorëheqje.

    Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: