Author: Momenti

  • Fushë Kosovë, vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës “Hajrullah Zymi”

    Fushë Kosovë, vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës “Hajrullah Zymi”

    Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, kjo ndërhyrje infrastrukturore synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve, të lehtësojë trafikun dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

    Komuna ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturë po vazhdojnë me qëllim të përmirësimit të kushteve për qytetarët dhe lehtësimit të lëvizjes në zonat e qytetit.

    Punimet në këtë segment rrugor janë pjesë e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Fushë Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi

    Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi

    Në Greqi, stuhitë prekën Atikën, Evian, ishujt Sporade dhe Rodosin, duke shkaktuar mbyllje rrugësh, ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokim të automjeteve. Në Evia, dalja nga shtrati e lumit Kireas detyroi mbylljen e një rruge kryesore, ndërsa një urë ndihmëse u shemb pranë Politikas.

    Ndërkohë, në Stamboll, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë, tunele, banesa dhe stacione të transportit publik. Sipas autoriteteve, u regjistruan 1.277 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe 47 raste të personave të bllokuar. Shërbimet e trageteve dhe disa linja tramvaji u ndërprenë përkohësisht, ndërsa trafiku u rëndua ndjeshëm.

    Autoritetet turke angazhuan mbi 8.300 pjesëtarë të ekipeve të reagimit emergjent, së bashku me më shumë se 2.200 automjete dhe mjete të rënda, për të përballuar pasojat. Banorëve në të dyja vendet u është bërë thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg rrugëve të përmbytura dhe zonave me rrezik rrëshqitjeje.

    Burimi: RTKLive

  • The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

    The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

    The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

    Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në telashe.

    Sipas The Guardian Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupat ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku.

    Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, baza e planifikuar do të shërbente për vendosjen e përkohshme të 150 ushtarëve ndërkombëtarë, si pjesë e një force më të gjerë prej 500 trupash nga Maroku dhe Kosova, të cilët tashmë janë dërguar në kuadër të këtij angazhimi.

    Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International, me seli në Luiziana. Megjithatë, dy muaj më vonë, punimet ende nuk kanë nisur, pasi Izraeli nuk po lejon hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve në Gaza.

    Një person me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje i ka thënë The Guardian se pa lejen e Izraelit, projekti nuk mund të vazhdojë.

    Baza e përkohshme parashihet të ndërtohet në një hapësirë të fortifikuar prej rreth 100 me 100 metrash, në një lokacion që më parë ishte shfrytëzuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • U kap duke kontrabanduar mbi 90 gjarpërinj e hardhuca në aeroport, burri kishte dalë pozitiv për kokainë

    U kap duke kontrabanduar mbi 90 gjarpërinj e hardhuca në aeroport, burri kishte dalë pozitiv për kokainë

    U kap duke kontrabanduar mbi 90 gjarpërinj e hardhuca në aeroport, burri kishte dalë pozitiv për kokainë

    Një 45-vjeçar nga Meksika është ndaluar në Aeroportin Këln-Bon në Gjermani, pasi u përpoq të kontrabandonte më shumë se 90 zvarranikë, përfshirë dhjetëra gjarpërinj helmues dhe hardhuca.

    Sipas BBC-së, burri, i cili punon si zjarrfikës në Meksikë, tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve doganorë për shkak të sjelljes së tij të shqetësuar, derisa po përpiqej të kalonte përmes daljes së gjelbër, ku udhëtarët deklarojnë se nuk kanë mallra për të raportuar.

    Fillimisht, atij iu bë një test për lëndë narkotike, i cili rezultoi pozitiv për kokainë. Megjithatë, gjatë kontrollit të valixhes nuk u gjet drogë, por një numër i madh zvarranikësh të fshehur në shishe shamposh e kremrash, enë plastike dhe çorape të mbledhura.

    Në mesin e kafshëve u gjetën 37 gjarpërinj helmues dhe 55 hardhuca, përfshirë iguana. Sipas zëdhënësit të zyrës doganore të Këlnit, Jens Ahland, disa prej tyre mbaheshin në kushte çnjerëzore, ndërsa të tjerë kishin ngordhur gjatë udhëtimit nga Meksika, përmes Stambollit.

    I dyshuari u tha zyrtarëve se kafshët i kishte sjellë si nder për një të njohur nga Brazili. Megjithatë, atij iu ndalua hyrja në Gjermani dhe u kthye në Stamboll.

    Ndërkohë, zvarranikët që kanë mbijetuar janë dërguar në një qendër për gjarpërinj në Gjermani, ku po mbahen nën kujdes.

    Ky nuk është rasti i parë i kontrabandës së zvarranikëve në këtë aeroport. Gjashtë vjet më parë, doganierët kishin zbuluar 26 zvarranikë të rrallë, 10 prej të cilëve kishin ngordhur, të fshehur në pako me lodra dhe ëmbëlsira nga Meksika. Kafshët atëherë ishin destinuar për blerës privatë në Gjermani.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post U kap duke kontrabanduar mbi 90 gjarpërinj e hardhuca në aeroport, burri kishte dalë pozitiv për kokainë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I dyshuari për tentimvrasje transferohet nga Kroacia në Kosovë

    I dyshuari për tentimvrasje transferohet nga Kroacia në Kosovë

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, transferimi është realizuar më 15 tetor, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

    I dyshuari ishte dënuar në Kroaci për vepër penale kundër jetës dhe trupit, përkatësisht për tentativë të vrasjes së rëndë.

    Policia bëri të ditur se transferimi është realizuar në bazë të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve dypalëshe, përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë.

    Pas transferimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • Strategjia për ish-krerët, shumica e partive ende pa vendim për përfaqësuesit

    Strategjia për ish-krerët, shumica e partive ende pa vendim për përfaqësuesit

    Një ditë pas vendimit të qeverisë për themelimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat në Apel për vendimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, ai ka nisur të marrë formë.

    Megjithatë, jo të gjitha partitë politike janë përcaktuar për përfaqësuesit e tyre.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje, thonë se janë duke vazhduar diskutimin për përfaqsuesin e tyre.

    “Më e largëta fillimi i javës së ardhshme ne do dërgojmë propozimet tona.. kemi pasur diksutime të brendshme por jemi te interesuar të e dërgojmë një deputet që edhe ka përvoje edhe mund të kontriboj në punën e grupit”, ka thënë deputetja, Arbërie Nagavci.

    Themelimin e grupit e mirëpresin edhe në PDK-në, por as në këtë parti ende nuk është vendosur emri i atij që do t’i përfaqësojë.

    E në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë emra konkret kush mund të jetë pjesë.

    “Do marrim pjesë i kërkova shefes së grupit parlamentar që ta propozojë emrin e Kujtim Shalës, nëse Kujtim Shala nuk merr pjesë atëherë do jetë vetë Jehona Sadriu Lushaku”, ka thënë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në Aleancë e konsiderojnë të vonuar një nismë të tillë të qeverisë.

    “Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.

    Ky grup punues do të kryesohet nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërkohë që do të jenë edhe 10 anëtarë të tjerë nga institucione të ndryshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (VIDEO)

    Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (VIDEO)

    Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (VIDEO)

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit.

    Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje të emisionit të tij, duke potencuar se mesazhin ia ka përcjellë një mik i tij i cili “sapo doli nga takimi i vizitës në Hagë me Presidentin Thaçi, ma dërgoi një mesazh nga Presidenti”.

    “Përkrahjen e tij, fjalët më të mira të tij. U emocionova! U emocionova jo për diçka, sepse me zotëri Thaçin kemi pasur polemika politike goxha shumë, por kurrë nuk kam harru që ata janë heronjtë e mi. Politikisht servilin prej tyre i kam kritikuar, sepse natyra e emisionit tim është e tillë. U emocionova dhe më dolën lotët, sepse secili prej nesh kemi pasur familjarë të burgosur në kohën e Jugosllavisë, të Serbisë, të Krajlit, të Rankoviqit, të Sllobës… mundësia e një letre ka qenë e mundur, te kjo Gjykatë nuk është e mundur. U preka e u emocionova për shkak të këtij mesazhi. U preka e u emocionova për të kaluarën. U preka e u emocionova edhe për të tashmen. U preka e u emocionova njëherit për jomirënjohjen tonë si shoqëri ndaj këtyre njerëzve. U preka e u emocionova në 2026, djemtë kur i kanë pasur nga 18 vjet i kanë dalë përballë një makinerie qysh ka qenë Jugosllavia, pas luftës, sakrificës, shokëve të vrarë, betejave të fituara, padrejtësisht mbahen nga një gjykatë e padrejtë politike jashtë vendit”.

    “President, faleminderit për mesazhin. Mezi po pres me dalë e me të pasë pjesë të satirës time, me të pa në politikë, e me të pasë në intervista hard-core qysh i këna ba gjithë. E përshëndes edhe Kadrinë prej këtu, e mora vesh që po më kqyrni, bacën Jakup, edhe një mesazh Rexhep Selimit. Rexhë, herën e fundit kur të pash në Hagë, ma ke rrëzu dorën. Po du me të kallxu që e kam ushtru dirën goxha shumë. Po shpresoj që keni me u kthy këtu, ose vi. Dorën e kam ushtru, kur të duash e shtyjmë, dhe ma se ha foren si të hi mrena me hanger mirë, sepse me Milka atë ditë më rrëzove, ma ule tensionin.

    Dhe një mesazh prej këtu po du me ua çu djemve të mi, Gegës dhe Osos, të cilët nuk i kanë marrë aq lehtë akuzat. Nuk mujsha me ua shpjegu lehtë e thjeshtë pse po iu dhemb njerëzve a je me UÇK-në a me Millosheviqin, pra nuk t’ka ble Vuçiqi. Gegë dhe Oso: babi është UÇK, na jem UÇK. Gegë, a pe sheh që përveç Rexhës, e kemi shok edhe Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin. Babi këtë po e bën për krenarinë e dinjitetin që ju kur të rriteni me mbajt kryt lart, me ditë që këtë liri nuk e ka pru zogu, e ka pru UÇK-ja, këta djem. A pe sheh që jemi UÇK, Gegë, prandaj mbajeni kokën lart. E ata tjerët që e shajnë UÇK-në, Gegë, ata janë me Millosheviqin e Vuçiqin”, përfundoi gazetari Jupolli.

    Kujtojmë se gazetari Fidan Jupolli ka qenë cak i etiketimeve e kërcënimeve ditëve të fundit, sipas AGK-së.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një sërë fyerjesh, sulmesh dhe kërcënimesh ndaj Fidan Jupollit, autor i emisionit satiriko-politik në Klan Kosova, DPT Te Fidani”.

    “Këto sulme po ndodhin pas komenteve dhe emisioneve që lidhen me protestën për ish-krerët e UÇK-së në Prishtinë dhe krizën rreth zgjedhjes së Presidentit”, ka thënbë AGK-ja në reagimin e saj të datës 10 tetor.

  • Arrestohet në Spanjë kosovari i cili dyshohet se vodhi në shtëpitë e futbollistëve të Barçës

    Arrestohet në Spanjë kosovari i cili dyshohet se vodhi në shtëpitë e futbollistëve të Barçës

    Arrestohet në Spanjë kosovari i cili dyshohet se vodhi në shtëpitë e futbollistëve të Barçës

    Policia spanjolle e ka arrestuar një kosovar, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal, që ka kryer grabitje në shtëpitë e futbollistëve të Barcelonës si: Pau Cubarsi dhe Joan Garcia.

    Sipas mediave spanjolle, ai është identifikuar si Arsim Blaku, 58 vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

  • Tensionet në protestë, sulmohen me gurë makinat e mediave

    Tensionet në protestë, sulmohen me gurë makinat e mediave

    Tensionet në protestë, sulmohen me gurë makinat e mediave

    Makinat e mediave që po transmetojnë drejtpërdrejt protestën janë sulmuar me gurë, në një moment tensioni gjatë zhvillimeve në terren.

    Protesta është shoqëruar me tensione dhe akte dhune, ndërsa gjatë zhvillimeve të fundit në qytet janë raportuar edhe djegie dhe dëmtime të pronës, raporton A2CNN.

    Po ashtu gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tensionet në protestë, sulmohen me gurë makinat e mediave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrahmani: Më vjen keq për çdo hap që e kam bërë për me ardhë Kurti në pushtet (VIDEO)

    Rrahmani: Më vjen keq për çdo hap që e kam bërë për me ardhë Kurti në pushtet (VIDEO)

    Rrahmani: Më vjen keq për çdo hap që e kam bërë për me ardhë Kurti në pushtet (VIDEO)

    Eman Rrahmani, i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur pendim për angazhimin e tij në këtë subjekt politik.

    Rrahmani në DPT te Fidani ka thënë se i vjen keq për çdo hap që ka bërë që Kurti të vie në pushtet.

    “Ka qenë për qëllime të mira. E vërtetë që jemi mashtruar, sepse premtimet kanë qenë të rrugës që do të ishte Kosova. Ka keqpërdorë me ato dhe ka keqpërdorur besimin e secilit. Është për keqardhje, por s’e kemi mendjen të dorëzohemi e as të ndalemi”, tha Rrahmani në Klan Kosova.

    Tani, Eman Rrahmani, është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës./ Klankosova.tv.