Author: Momenti

  • VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

    VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

    Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike, thonë nga VLEN.

    “Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit.

    Po ashtu, përshëndesim konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ky dakordim politik tregon se përmes dialogut dhe vullnetit për marrëveshje mund të gjenden zgjidhje edhe për çështjet më të ndjeshme.

    Tash është koha që institucionet të funksionojnë, politika të fokusohet te qytetarët dhe Kosova të ecë përpara me stabilitet, përgjegjësi dhe demokraci”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

  • Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin

    Nga admirimi si fëmijë te bashkëlojtari i tij, Alvarez emocionon me mesazhin për Messin

    Sulmuesi i Atletico Madridit dhe i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e kombëtares, në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

    Alvarez i ka kushtuar një mesazh të veçantë legjendës argjentinase, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga një fëmijë që e admironte Messin, deri te momenti kur pati mundësinë të bëhej bashkëlojtar me të dhe të ndajë momente të paharrueshme në fushë.

    “Çfarë gëzimi të ndaj fushën dhe kaq shumë momente me ty”.

    “Në fillim, të admiroja si fëmijë, ashtu si miliona argjentinas që u rritën duke ëndërruar të bëheshin futbollistë falë teje. Më pas pata fatin të të takoja, të bëhesha bashkëlojtari yt dhe të përjetoja momente që nuk do t’i harroj kurrë”.

    “Faleminderit për gjithçka që na dhe, për mënyrën se si e përfaqësove vendin tonë dhe për trashëgiminë që na lë, e cila shkon shumë përtej futbollit. Do të na mungosh shumë me fanellën bardhekaltër”.

    “Për mua, ti do të jesh gjithmonë më i madhi. Faleminderit për gjithçka, Leo”, ka shkruar Alvarez. /Telegrafi/

  • 700 libra të rinj dhe tri kënde leximi në shkollat e Kamenicës

    700 libra të rinj dhe tri kënde leximi në shkollat e Kamenicës

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se tri shkolla të komunës janë pasuru hapësira janë krijuar në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë dhe SHFMU “Xhavit Ahar me 700 tituj të rinj librash dhe kënde të reja leximi.

    Këto hapësira janë krijuar në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë dhe SHFMU “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, duke u ofruar nxënësve mundësi të reja për lexim dhe zhvillimin e njohurive.

    Rahimaj ka falënderuar Resa Kurbogaj-Ajetin nga ZA Aktiv e.V. dhe Fondacionin Elsa Miller për donacionin.

    Ai ka theksuar se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimet që kontribuojnë në avancimin e cilësisë në arsim dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit. /Telegrafi/

  • Rusia po përgatit ura kyçe për sulme të mundshme balistike ukrainase?

    Rusia po përgatit ura kyçe për sulme të mundshme balistike ukrainase?

    Rusia po përgatit ura kyçe për sulme të mundshme balistike nga Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës.

    Sipas Ukrinform, lëvizja partizane ATESH e raportoi këtë në Telegram, përcjell Telegrafi.

    Agjentë të lëvizjes, të cilët janë punonjës të Administratës Rrugore të Rajonit të Rostovit, raportojnë se autoritetet civile dhe ushtarake kanë marrë një urdhër nga shtabi i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë për të përgatitur urgjentisht nyjet logjistike përballë sulmeve të mundshme nga Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës.

    Udhëzimet nga Shtabi i Përgjithshëm rus dhe shtabi i qarkut thuhet se janë marrë nga “Rosavtodor”, Hekurudhat Ruse dhe administratat rajonale.

    Masat përfshijnë kalime kyçe që përdoren për furnizimin e grupimeve ushtarake ruse.

    Në veçanti, në Rajonin e Rostovit, po punohet për përforcimin e urave rrugore dhe hekurudhore mbi lumin Don, si dhe për përgatitjen e rrugëve alternative.

    Masa të ngjashme raportohet se po zbatohen edhe në drejtim të Taganrogut.

    Në drejtim të Krimesë, forcat ruse thuhet se presin sulme të reja në zonën e Sivashit dhe Armjanskut.

    Në Rajonin e Belgorodit, urat pranë Shelyayevos dhe Urazovos po vihen në gjendje gatishmërie të shtuar.

    Pritet që sulmet e shënjestruara ndaj kalimeve lokale të mund të ngadalësojnë ndjeshëm dërgesat e municioneve dhe të detyrojnë pajisjet ushtarake të përdorin rrugë alternative.

    Masat mbrojtëse të planifikuara në këto pika përfshijnë vendosjen e postblloqeve 24-orëshe të mbajtura nga “Rosgvardiya” dhe zyrat e komandanturës ushtarake, instalimin e rrjetave kundër dronëve dhe pajisjeve të luftës elektronike.

    “Urat mbeten arteriet kryesore të furnizimit për ushtrinë ruse. Dëmtimi i tyre bllokon dërgesat e karburantit, municioneve dhe trupave”, deklaroi ATESH.

    Siç raporton Ukrinform, presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ishte përgjigjur në mënyrë proporcionale dhe do të vazhdojë t’i përgjigjet terrorit rus, përfshirë sulmet ndaj urave. /Telegrafi/

  • Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes

    Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes

    Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes

    Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

    Koci ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës duhej të përfundonte deri më 6 tetor, transmeton klankosova.tv.

    “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, ka shkruar Koci.

    Postimi i Arianit Kocit:

    Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

    Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.

    Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit.

    Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.

    Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri.

  • UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

    UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

    UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

    UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

    Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

    “Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.

  • Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

    Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

    Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti vlerësoi, sipas tij, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë shtetërore të autoriteteve të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë një zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

    Ahmeti e uroi Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe urtësi në ushtrimin e përgjegjësisë së saj.

    “Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.

    Në reagimin e tij, kreu i BDI-së theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe të vendosjes së interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak.

    “Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

  • Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen (VIDEO)

    Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen (VIDEO)

    Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen (VIDEO)

    Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë.

    Megjithatë, ai tha se protestat nuk do të jenë të përditshme, ashtu siç ishin për tri javë rresht, transmeton klankosova.tv.

    “Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, tha ai.

  • Spanja zgjat rekordin botëror për serinë pa humbje

    Spanja zgjat rekordin botëror për serinë pa humbje

    Kombëtarja e Spanjës mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në Ligën A.

    Ekipi spanjoll ka fituar 11 ndeshje radhazi, pas triumfit të fundit në udhëtim te Kroacia.

    Përveç kësaj, seria e Spanjës pa humbje ka arritur në 42 ndeshje, që është një rekord botëror për serinë më të gjatë ndonjëherë.

    Spanja i ka fituar të katër ndeshjet, ka grumbulluar 12 pikë dhe ka siguruar të paktën vendin e dytë, gjë që garanton një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

    Kundërshtari i Spanjës do të përcaktohet më vonë. Më parë, edhe Portugalia siguroi kualifikimin e hershëm për fazën eliminatore të Ligës së Kombeve, pasi kishte fituar gjithashtu të 4 ndeshjet.

    Ndryshe, Spanja është kampionia në fuqi e botës. /Telegrafi/

  • Pse menstruacionet bëhen papritur të dhimbshme nëse nuk kanë qenë kurrë më parë

    Pse menstruacionet bëhen papritur të dhimbshme nëse nuk kanë qenë kurrë më parë

    Menstruacionet e papritura dhe të dhimbshme mund të jenë shenjë e ndryshimeve hormonale ose zhvillimit të një gjendjeje gjinekologjike.

    Nëse dhimbja përkeqësohet muaj pas muaji, kjo mund të jetë një shenjë e dismenorresë sekondare, e cila lidhet me një gjendje gjinekologjike siç janë endometrioza, adenomioza ose fibroidet.

    Sipas Klinikës Mayo, dhimbja e fortë pas moshës 25 vjeç është shpesh një shenjë se dhimbja nuk shkaktohet më nga dismenorrea primare, por nga një gjendje e re që kërkon një ekzaminim gjinekologjik.

    Foto ilustruese

    Luhatjet hormonale dhe ndryshimet në prostaglandinat

    Sipas Klinikës Mayo, dhimbjet menstruale shkaktohen nga nivelet e rritura të prostaglandinave, të cilat shkaktojnë kontraksione më të forta të mitrës.

    Nëse këto nivele rriten ndjeshëm, menstruacionet mund të bëhen të dhimbshme, edhe nëse nuk kanë qenë më parë.

    Luhatjet hormonale janë të zakonshme gjatë periudhave stresuese, pas lindjes së fëmijës, me ndryshimet në peshë ose gjatë perimenopauzës.

    Endometrioza si një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të reja

    Një nga arsyet më të zakonshme për periodat e papritura me dhimbje është endometrioza.

    Ind i ngjashëm me rreshtimin e mitrës fillon të rritet jashtë mitrës, duke shkaktuar inflamacion, dhimbje dhe ngërçe më të forta.

    Endometrioza mund të zhvillohet gradualisht, kështu që dhimbja mund të mos shfaqet deri më vonë në jetë, madje edhe tek gratë që nuk kanë pasur kurrë probleme më parë.

    Adenomioza dhe ndryshimet në muret e mitrës

    Adenomioza, një gjendje në të cilën rreshtimi i mitrës rritet në murin muskulor të mitrës, mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe të papritura menstruale.

    Shpesh ndodh tek gratë pas moshës 30 vjeç ose pas shtatzënive të shumëfishta.

    Miomat dhe ndryshime të tjera në mitër

    Sipas Harvard Health, fibromat beninje që rriten në mitër ose mbi të mund të shkaktojnë dhimbje të reja, gjakderdhje më të rëndë dhe një ndjesi presioni.

    Fibromat mund të zhvillohen në mënyrë të pakontrollueshme dhe simptomat shfaqen vetëm kur arrijnë një madhësi të caktuar.

    Sëmundja inflamatore e legenit

    Sëmundja inflamatore e legenit, e shkaktuar nga infeksionet bakteriale, mund të shkaktojë menstruacione të papritura dhe të dhimbshme.

    Dhimbja shpesh përkeqësohet gjatë menstruacioneve sepse inflamacioni prek tubat fallopiane, vezoret ose mitrën. /Telegrafi/