Author: Momenti

  • Gjigantët nga Premier League në garë për McTominayn

    Gjigantët nga Premier League në garë për McTominayn

    Gjigantët nga Premier League në garë për McTominayn

    Scott McTominay mund të rikthehet në Premierligë në vitin 2027. Manchester United dhe Chelsea po e përcjellin nga afër situatën e mesfushorit skocez, i cili po shkëlqen te Napoli.

    Sipas “TEAMtalk”, edhe Milani, Juventusi dhe disa klube nga Arabia Saudite janë të interesuara për 29-vjeçarin. McTominay ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje këtë sezon, ndërsa kontrata e tij me Napolin skadon në qershor të vitit 2028.

    Negociatat për rinovimin deri në vitin 2030 kanë ngecur, pasi lojtari kërkon pagë prej rreth 7 milionë eurosh neto në sezon. Kjo situatë mund ta bëjë atë një objektiv të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

  • "Bisha" më e re e McLaren shfaqet në Japoni, nga 0 në 200 km/h për 5.8 sekonda

    “Bisha” më e re e McLaren shfaqet në Japoni, nga 0 në 200 km/h për 5.8 sekonda

    McLaren raportohet se ka dorëzuar hiperveturën e parë W1 te një klient në Japoni, duke shënuar një moment të rëndësishëm për modelin ekskluziv që do të prodhohet në vetëm 399 njësi në mbarë botën.

    Dorëzimi është organizuar nga përfaqësia McLaren Nagoya, ndërsa ceremonia raportohet të jetë mbajtur në hotelin Fuji Speedway, në prefekturën Shizuoka.

    Fotografitë e automjetit u publikuan në Instagram, megjithëse kompania McLaren ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht dorëzimin.

    Vetura është e përfunduar në ngjyrën karakteristike Mantis Green.

    Edhe brendësia ndjek të njëjtin kombinim, me ulëse dhe sipërfaqe të veshura me Alcantara të gjelbër.

    Personalizimi është realizuar përmes programit McLaren Special Operations (MSO), i cili u mundëson klientëve të zgjedhin kombinime unike të ngjyrave dhe materialeve.

    Sa i përket performancës, McLaren W1 përdor një motor V8 4.0-litërsh me dy turbo, të kombinuar me një motor elektrik, që së bashku prodhojnë 1,258 kuaj fuqi.

    Hipervetura arrin nga 0 në 200 km/h për vetëm 5.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar elektronikisht në 350 km/h.

    Ndërkohë, një tjetër McLaren W1 pritet t’i dorëzohet një klienti në Fukuoka të Japonisë. /Telegrafi/

  • “Nuk i fiton 345 ndeshje duke u mbrojtur”, Diego Simeone thyen rekordin historik në La Liga

    “Nuk i fiton 345 ndeshje duke u mbrojtur”, Diego Simeone thyen rekordin historik në La Liga

    Diego Simeone ka thyer një rekord historik në La Liga, duke u bërë trajneri me më së shumti fitore në elitën e futbollit spanjoll.

    Atletico Madridi triumfoi të dielën me rezultat 3-0 ndaj Getafes, në një ndeshje që për trajnerin argjentinas kishte një rëndësi të veçantë. Kjo ishte fitorja e tij e 345-të në 567 ndeshje në La Liga, duke kaluar legjendën e klubit, Luis Aragones, i cili kishte regjistruar 344 fitore, por në 189 ndeshje më shumë.

    “Jam i lumtur. Zakonisht nuk gjej shumë arsye për të qenë i lumtur, por pas kësaj qëndron një punë e jashtëzakonshme”.

    I pyetur për kritikat se skuadra e tij luan me një qasje tepër defensive, argjentinasi u përgjigj duke vënë në pah sukseset e arritura ndër vite.

    “Ky është një kritikim i vazhdueshëm që na bëhet. Nuk i kushtoj shumë rëndësi, por e dëgjoj. Ekziston kjo narrativë se jemi ekip defensiv, sikur luajmë vetëm për t’u mbrojtur. Nuk mund t’i fitosh 345 ndeshje vetëm duke u mbrojtur. A është kjo e mundur?”.

    Simeone është në krye të Atletico Madridit që nga dhjetori i vitit 2011, duke e shndërruar klubin në një nga forcat kryesore të futbollit spanjoll dhe evropian.

    Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar dy tituj të La Ligës, në vitet 2014 dhe 2021, një Kupë të Mbretit, dy Superkupa të Evropës dhe një Ligë të Evropës.

    Argjentinasi e ka dërguar skuadrën edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, në vitet 2014 dhe 2016, por në të dyja rastet është mposhtur nga rivali lokal, Real Madridi.

    Atletico ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në çdo sezon të plotë nën drejtimin e tij, ndërsa kontrata aktuale e Simeones skadon në fund të këtij sezoni./Telegrafi/

  • 27 vjet nga vizita historike e Bill Clintonit në Kosovë

    27 vjet nga vizita historike e Bill Clintonit në Kosovë

    27 vjet nga vizita historike e Bill Clintonit në Kosovë

    Më 23 nëntor 1999, vetëm disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, vizitoi Kosovën, në një prej momenteve më të rëndësishme të periudhës së pasluftës.

    Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Clinton vizitoi Prishtinën dhe Ferizajn, ku zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe udhëheqës politikë të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

    Ai vizitoi edhe kampin Bondsteel, ku takoi ushtarët amerikanë të angazhuar në misionin paqeruajtës në Kosovë.

    Një nga momentet më të veçanta të vizitës ishte fjalimi i tij në Ferizaj, para nxënësve, përfaqësuesve të organizatave dhe drejtuesve të komunitetit, në një sallë sportive të qytetit.

    Me atë rast, Clinton përcolli një mesazh për dhimbjen e përjetuar nga populli i Kosovës, por edhe për rëndësinë e tejkalimit të së kaluarës.

    “Ju nuk mund ta harroni kurrë padrejtësinë që ju është bërë. Askush nuk mund t’ju detyrojë të falni atë që ju është bërë. Por ju duhet të përpiqeni”, kishte deklaruar ai.

    Vizita e Clintonit mbetet një prej momenteve simbolike të marrëdhënieve ndërmjet Kosov

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca i kërkon BE-së të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Kanë kaluar gati katër vjet

    Konjufca i kërkon BE-së të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Kanë kaluar gati katër vjet

    Konjufca i kërkon BE-së të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Kanë kaluar gati katër vjet

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë gjatë takimit ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur në Athinë, ndërsa përmes një postimi në platformën “X” ka theksuar se kanë kaluar gati katër vjet që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

    Sipas tij, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin për aplikimin e Kosovës, por për këtë nevojitet kërkesa e Këshillit të BE-së.

    Konjufca ka theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe t’u mundësojë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të përparojnë në bazë të meritave dhe reformave të tyre.

    Ai ka përmendur gjithashtu përputhjen e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke shtuar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

    Në fund, Konjufca ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, dhe Ministrinë e Jashtme greke për organizimin e takimit në Athinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tyson Fury zbulon se është diagnostikuar me skizofreni

    Tyson Fury zbulon se është diagnostikuar me skizofreni

    Boksieri britanik i kategorisë së rëndë, Tyson Fury, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim bipolar, pak kohë pas fitores ndaj Wladimir Klitschkos në vitin 2015, kur fitoi titullin e botës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kafeja bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në Zvicër, një filxhan kafe po kushton mesatarisht 4.71 franga

    Kafeja bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në Zvicër, një filxhan kafe po kushton mesatarisht 4.71 franga

    Pirja e kafesë në lokalet e Zvicrës po kushton gjithnjë e më shumë, pasi çmimi i një filxhani Cafe Creme është rritur për të shtatin vit radhazi.

    Sipas një ankete të publikuar nga shoqata e gastronomisë CafetierSuisse, çmimi mesatar në vitin 2026 ka arritur në 4.71 franga zvicerane, gjashtë cent më shumë se një vit më parë, ose 1.3% rritje.

    Studimi është realizuar në 668 kafene, furra buke dhe restorante në Zvicrën gjermanishtfolëse, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Rritja e çmimeve është e vazhdueshme, pasi që nga viti 2015 një filxhan Cafe Creme është shtrenjtuar gjithsej për 51 cent.

    Ndërkohë, pothuajse çdo i katërti lokal në Zvicër tashmë kërkon pesë franga ose më shumë për një kafe.

    Qyteti i Lucernit është bërë vendi më i shtrenjtë për këtë pije, me një çmim mesatar prej 4.95 frangash për filxhan, duke kaluar Zyrihun, ku kushton 4.94 franga, dhe Zugun me 4.93 franga.

    Në nivel kantonal, çmimet më të larta regjistrohen në Zug dhe Zyrih, ndërsa më të ulëtat në Uri, Thurgau dhe Schwyz.

    Edhe adhuruesit e kapuçinos duhet të paguajnë më shumë, pasi çmimi mesatar i kësaj pijeje është rritur për nëntë cent, duke arritur në 5.46 franga.

    Sipas CafetierSuisse, shtrenjtimi lidhet kryesisht me rritjen e kostove të pagave, energjisë dhe shpenzimeve operative.

    Megjithatë, rreth dy të tretat e lokaleve të përfshira në anketë nuk i kanë ndryshuar çmimet krahasuar me vitin e kaluar.

    Për vitin 2027, shoqata pret një rritje më të moderuar, por paralajmëron se disa lokale mund t’i shtrenjtojnë pijet edhe për pesë deri në dhjetë cent.

    Zvicra vazhdon të jetë ndër vendet me konsumin më të lartë të kafesë në botë, me rreth 1.040 filxhanë për banor në vit./Telegrafi/

  • Trump dhe JD Vance shfaqen në botën e GTA 6, imazhet e krijuara me AI shkaktojnë reagime

    Trump dhe JD Vance shfaqen në botën e GTA 6, imazhet e krijuara me AI shkaktojnë reagime

    Loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6), e lansuar më 19 nëntor 2026, ka shënuar rekord historik, duke shitur mbi 32 milionë kopje brenda 24 orëve të para.

    Sipas të dhënave të kompanisë Take-Two Interactive, shitjet gjatë ditës së parë arritën në 3.79 miliardë dollarë, duke e bërë GTA 6 një nga lançimet më të suksesshme në historinë e industrisë së argëtimit.

    Suksesi i jashtëzakonshëm i lojës ka tërhequr edhe vëmendjen e administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

    Zëvendëspresidenti JD Vance publikoi një imazh të krijuar me Al, ku ai dhe Trump shfaqen në stilin grafik të GTA 6, të shoqëruar me mbishkrimin “Epoka e artë është tani”.

    Publikimi shkaktoi reagime dhe kritika në rrjetet sociale, ku përdoruesit ironizuan përdorimin e Al dhe faktin se seria GTA njihet për satirën ndaj shoqërisë amerikane.

    Ndërkohë, Departamenti amerikan i Arsimit publikoi një pamje nga kërkimi në Google, ku pyetej nëse djemtë mund të merrnin pjesë në sportet e vajzave brenda lojës GTA 6.

    Përgjigjja e Al tregonte se loja nuk përmban liga sportive të ndara sipas gjinisë. Megjithatë, departamenti e shoqëroi publikimin me mesazhin: “Nëse nuk lejohet në Vice City, nuk duhet të lejohet as këtu”.

    Postimi nxiti kritika dhe tallje në internet, pasi përdoruesit theksuan se institucioni amerikan kishte keqinterpretuar përgjigjen e Al. /Telegrafi/

  • Konjufca në Athinë: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian Opinionin për aplikimin e Kosovës

    Konjufca në Athinë: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian Opinionin për aplikimin e Kosovës

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    Burimi: Dukagjini

  • Konjufca në Athinë: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian Opinionin për aplikimin e Kosovës

    Konjufca në Athinë: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian Opinionin për aplikimin e Kosovës

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    Burimi: Dukagjini