Author: Momenti

  • Aksident afër rrethit të Pestovës në Vushtrri, vetura përfundon e rrokullisur

    Aksident afër rrethit të Pestovës në Vushtrri, vetura përfundon e rrokullisur

    Aksident afër rrethit të Pestovës në Vushtrri, vetura përfundon e rrokullisur

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër rrethit të Pestovës në Vushtrri, ku një veturë ka përfunduar e rrokullisur në rrugë.

    Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse ka persona të lënduar.

    Rrethanat e aksidentit mbeten të panjohura.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ‘Ta transferojnë me çdo kusht’, legjenda e Unitedit kërkon yllin e Newcastle-s

    ‘Ta transferojnë me çdo kusht’, legjenda e Unitedit kërkon yllin e Newcastle-s

    Unitedi po kalon një sezon shumë të vështirë dhe problemet e skuadrës janë theksuar edhe më shumë pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”.

    Pas 11 ndeshjeve të para në Premierligë, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka regjistruar vetëm një fitore dhe ndodhet në vendin e parafundit në tabelë.

    Një nga problemet kryesore të Manchester Unitedit mbetet reparti defensiv, pasi skuadra ka pranuar 34 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

    Për këtë arsye, Quinton Fortune beson se drejtuesit e klubit duhet ta kenë prioritet transferimin e Lewis Hallit, të cilin e konsideron mbrojtësin e majtë më të mirë në Premierligë.

    “Lewis Hall është më i miri! Për mua, ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në Premierligë. Manchester United duhet të shkojë dhe ta transferojë. Nuk ka asnjë dyshim. Ai është i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Fortune për “Mr Gamble”.

    Ish-futbollisti i Unitedit u impresionua veçanërisht nga paraqitja e Hallit në fitoren historike të Anglisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

    “Duhet ta transferojnë me çdo kusht. Nuk më intereson sa kushton. Pas ndeshjes me Spanjën, do të kisha shkuar menjëherë në zhveshtore dhe do t’i kisha thënë: ‘Ju lutem, telefonojeni. Ta përfundojmë marrëveshjen këtu’. Çfarë lojtari!”, ka shtuar ai.

    Manchester United kishte tentuar ta transferonte 22-vjeçarin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por drejtuesit e Newcastleit kishin refuzuar ofertat dhe në shtator i kishin siguruar mbrojtësit një kontratë të re afatgjatë.

    Megjithatë, Fortune beson se Unitedi nuk duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta sjellë Hallin në “Old Trafford”.

    Burimi: RTKLive

  • “Bimët i kultivuan në një shtëpi me qira në Prizren”, aktakuzë ndaj tre personave për tri vepra penale

    “Bimët i kultivuan në një shtëpi me qira në Prizren”, aktakuzë ndaj tre personave për tri vepra penale

    “Bimët i kultivuan në një shtëpi me qira në Prizren”, aktakuzë ndaj tre personave për tri vepra penale

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për tri vepra penale.

    Sipas organit të akuzës, për I.M. dhe M.M. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Kurse, sipas njoftimit, i pandehuri K.S., akuzohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit I.M., dhe M.M., në bashkëkryerje, nga një periudhë e pavërtetuar e deri më 2 prill 2026, kanë kultivuar bimën “Cannabis Sativa” në një shtëpi me qira, në Prizren, me qëllim të prodhimit të narkotikëve. I pandehuri. I.M., ka financuar këtë veprimtari, duke blerë pajisjet dhe materialet e nevojshme, ndërsa M.M., është marrë me instalimin e pajisjeve, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike.”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim, janë dhënë detaje edhe për kontrollet që janë kryer.

    “Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, më 2 prill 2026, në këtë shtëpi është zbuluar një laborator i pajisur për kultivimin e kanabisit, ku janë sekuestruar pajisje të shumta për ndriçim, ngrohje dhe ventilim, preparate për rritjen e bimëve, pajisje matëse, pompa, materiale dhe shënime me udhëzime për kultivimin e “Cannabis Sativa”, si dhe gjithsej 706 vazo për kultivimin e bimëve narkotike. Nga ky numër, 450 vazo janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa 256 të tjera në një automjet të parkuar në oborrin e saj. Gjatë kontrollit janë sekuestruar mostra të bimëve, të cilat sipas ekspertizës kanë rezultuar se përmbajnë kanabis. Gjithashtu, më 2 prill 2026, në një deponi në Prizren, janë gjetur mbetje të djegura të bimëve narkotike, të cilat dyshohet se i pandehuri M.M., kishte tentuar t’i asgjësonte.”, thuhet në njoftim.

    Përveç kultivimit të bimëve narkotike, I.M., dhe M.M., sipas aktakuzës, ngarkohen edhe për armëmbajtje pa leje, me ç’rast gjatë kontrolleve, në shtëpinë e I.M., janë gjetur 27 fishekë, ndërsa në shtëpinë e M.M., një pistoletë e konvertuar në armë zjarri, me karikator të zbrazët dhe dy fishekë.

    “Ndërkaq, K.S., akuzohet se, më 31 mars dhe 1 prill 2026, ka ndihmuar M.M., në asgjësimin e bimëve narkotike, duke bartur me automjetin e tij, thasët e mbushur me bimë “Cannabis Sativa” nga shtëpia drejt deponisë në Prizren, me qëllim të asgjësimit të tyre.”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv

  • ​Tahiri: Shtyhet interpelanca e Kurtit për dialogun strategjik me SHBA

    ​Tahiri: Shtyhet interpelanca e Kurtit për dialogun strategjik me SHBA

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se interpelanca e kërkuar për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me dështimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë për seancën e radhës të Kuvendit.

    Tahiri tha se interpelanca nuk do mbahet këtë të enjten në seancën e Kuvendit, për shkak të mungesës së kryeministrit Kurti në Kosovë, ndërsa theksoi se rikthimi i dialogut strategjik me SHBA-në është jetik për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

    Sipas tij, mungesa e këtij dialogu mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit në NATO, njohjet e reja dhe marrëdhëniet me administratën amerikane.

    “Ne si grup parlamentar ka pasur një interpelancë për kryeministrin Kurti që ndërlidhet me kërkesën tonë për të diskutuar dështimin e dialogut strategjik me SHBA-të, këtë të enjten nuk ishte kryeministri Kurti në Kosovë, është shtyrë për seancën e radhës. Ne e shohim jetike forcimin e subjektivitetit të Kosovës, forcimit të institucioneve tona edhe në rrafshin e brendshëm por në veçanti në rrafshin e brendshëm, ndërtimin dhe rikthimin e tabelës së dialogut strategjik Kosovë- Amerikë. Nëse nuk do të ndodhë procesi integrues, e në veçanti ai në NATO, procesi i njohjeve të reja, i angazhimit të administratës Trump dhe marrëdhënieve realisht do të jetë bukur problem”, tha Tahiri.

    Ndërkohë, Tahiri kundërshtoi procedurën për shkarkimin e Këshillit të Lartë për Mbikëqyrje të Shërbimit Civil, duke e cilësuar të gabuar qasjen ndaj kësaj çështjeje.

    Tahiri theksoi se administrata shtetërore nuk i përket asnjë partie politike dhe se vendimmarrja për këtë institucion duhet të bazohet në procedura të rregullta, e jo në vlerësime personale. Ai bëri të ditur se ka kërkuar që kjo çështje të largohet nga agjenda e vazhdimit të dy seancave të Kuvendit.

    “Një çështje tjetër ka të bëjë me kërkesën për shkarkim të Këshillit të Lartë për Mbikëqyrje të Shërbimit Civil, procedura është gabim, qasja, administrata e shtetit nuk është e një partie, nuk duhet të hyjë në funksion vlerësimi personal, por duhet të jetë një procedurë, e cila i nënshtrohet kësaj. Kërkova të largohet nga agjenda e vazhdimit të këtyre dy seancave”, tha Tahiri. /KP/

  • A e keni më të vështirë të ngisni makinën në errësirë? Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave

    A e keni më të vështirë të ngisni makinën në errësirë? Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave

    Me ardhjen e ditëve më të shkurtra dhe errësirës më të hershme, shumë njerëz do të kthehen në shtëpi nga puna në dritë të dobët, qoftë me makinë apo në këmbë. Nëse keni vënë re se po shihni më keq në muzg ose në errësirë sesa më parë, arsyeja mund të mos jetë vetëm mungesa e dritës. Ndonjëherë vështirësi të tilla mund të tregojnë një problem shëndetësor.

    Optika Krina Halai paralajmëron se vështirësia në të parë në dritë të ulët mund të jetë një shenjë e verbërisë së natës, e njohur edhe me emrin mjekësor niktalopia. Edhe pse shumë njerëz kanë vështirësi në lundrim në errësirë, shkaqet e vështirësive të tilla mund të jenë të ndryshme. Disa janë të padëmshme, ndërsa të tjerët kërkojnë një ekzaminim mjekësor, shkruan Express.

    Shikimi i dobët në errësirë mund të jetë shenjë e sëmundjes së syve

    Krina Halai nga Feel Good Contacts shpjegon se verbëria e natës nuk është një sëmundje më vete, por një simptomë që mund të tregojë probleme të ndryshme me sytë.

    “Verbëria e natës, ose niktalopia, është një gjendje në të cilën një person ka vështirësi në të parë në dritë të ulët. Mund të shfaqet gjithashtu në përshtatje më të ngadaltë të syve kur kalojnë nga një hapësirë e ndritshme në një të errët dhe anasjelltas. Vështirësi të tilla nuk duhen marrë lehtë”, shpjegon Halai.

    Sidomos paralajmëron për ndryshime të papritura në shikim.

    “Nëse vini re se shikimi juaj në errësirë është përkeqësuar papritur, mos supozoni se problemi do të zhduket vetvetiu.

    Verbëria e natës nuk është një sëmundje, por një simptomë që mund të tregojë sëmundje më serioze të syrit, duke përfshirë retinitin pigmentoz, distrofinë e shufrës-konit, glaukomën dhe kataraktin. Vështirësia në të parë në errësirë mund të shoqërohet edhe me miopinë”, thotë Halai.

    Shkaku mund të jetë edhe mungesa e vitaminës A.

    Problemet me shikimin në dritë të ulët mund të lidhen edhe me mungesën e vitaminës A, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të syve.

    “Vitamina A është thelbësore për shikim të mirë në dritë të dobët, por edhe për funksionimin normal të sistemit imunitar, shëndetin e lëkurës dhe rritjen e zhvillimin e qelizave. Mungesa serioze e saj mund të çojë madje në humbje të përhershme të shikimit”, paralajmëron okulisti.

    Është veçanërisht e rrezikshme kur ngasni makinën natën.

    Shikimi i dobët në errësirë mund të përbëjë një problem serioz sigurie, veçanërisht për shoferët.

    “Shikimi i dobët në dritë të ulët rrit rrezikun në trafik, veçanërisht gjatë drejtimit të makinës natën. Shkëlqimi i dritave dhe vështirësia në përshtatjen e syve me ndryshimet në ndriçim mund ta zvogëlojnë më tej dukshmërinë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje çdo ndryshimi afatgjatë në shikim”, thekson Halai.

    Në muzg, kur dielli është i ulët, mund të jetë më e vështirë për shoferët të shohin shenjat e trafikut, pengesat rrugore dhe automjetet përpara. Vështirësi shtesë krijohen nga dritat e makinave që vijnë përballë, veçanërisht nëse ato shkaktojnë shkëlqim të fortë.

    Edhe këmbësorët mund të kenë probleme. Në rrugë dhe zona të ndriçuara dobët, është më e vështirë të vërehen në kohë bordurat, shkallët dhe pengesat e tjera, gjë që rrit rrezikun e pengimit dhe rrëzimit.

    Çfarë mund të bëni për të mbrojtur shikimin tuaj?

    Halai thekson se ushqyerja e duhur, veçanërisht marrja e mjaftueshme e vitaminës A, është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e syve. “Vitamina A luan një rol kyç në mënyrën se si shohim në errësirë. Burime të mira përfshijnë peshkun e yndyrshëm, produktet e qumështit, vezët dhe perimet si karotat dhe patatet e ëmbla”, shpjegon ai.

    Personave me diabet u këshillohet të monitorojnë rregullisht nivelet e sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak për një kohë të gjatë mund të dëmtojë enët e gjakut në retinë dhe të çojë në probleme me shikimin.

    Mbrojtja e syve nga rrezatimi ultravjollcë i diellit është gjithashtu e rëndësishme. Halai rekomandon veshjen e syzeve të diellit cilësore me mbrojtje UV400.

  • Kina dënon me vdekje zyrtarin kinez, nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj

    Kina dënon me vdekje zyrtarin kinez, nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj

    Kina dënon me vdekje zyrtarin kinez, nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj

    Kina ka dënuar me vdekje një zyrtar të aparatit qendror shtetëror për zbulimin e sekreteve shtetërore ndaj një vendi të huaj, sipas një raporti anonim të publikuar të hënën nga një llogari në rrjetet sociale e lidhur me shtetin.

    Baomiguan, një llogari që mbikëqyret nga Administrata Kombëtare Kineze për Mbrojtjen e Sekreteve Shtetërore, bëri të ditur se një zyrtar administrativ, i identifikuar vetëm me mbiemrin Ma, ishte rekrutuar nga një agjenci e huaj spiunazhi gjatë kohës që shërbente jashtë vendit.

    Pasi u kthye në Kinë, Ma dyshohet se dërgoi mbi 100 raporte inteligjence sipas udhëzimeve të menaxherit të tij, duke përfshirë 35 artikuj që më vonë u konsideruan sekrete shtetërore, gjatë një operacioni “të gjatë”, duke marrë mbi një milion juanë, thuhet në postim.

    Rasti, i ndarë gjerësisht nga mediat shtetërore, ishte për një kohë të shkurtër tema kryesore në platformën kineze të mediave sociale Weibo të hënën në mëngjes, shkruan Euronews.

    Rregullatori i sekretit shtetëror dhe Ministria e Sigurisë së Shtetit (MSS), agjencia kryesore e Kinës për mbledhjen e inteligjencës dhe kundër-spiunazhin, i janë drejtuar gjithnjë e më shumë mediave sociale vitet e fundit për të paralajmëruar zyrtarët të mos bëhen informatorë ose spiunë.

    Një llogari e shquar e drejtuar nga MSS, ndryshe e errët, publikon rregullisht rrëfime të ngjashme anonime të zyrtarëve të akuzuar për spiunazh për vende të huaja.

    Shumë nga rastet rezultojnë në burg, ndërsa një numër i vogël rezultojnë në dënim me vdekje. Postimet zakonisht qarkullojnë gjerësisht në internet dhe amplifikohen nga mbulimi mediatik shtetëror.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kultivim të kanabisit, zbulohen 706 vazo në një shtëpi

    Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kultivim të kanabisit, zbulohen 706 vazo në një shtëpi

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, posedim të paautorizuar të armëve dhe ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy nga të pandehurit, me inicialet I.M. dhe M.M., akuzohen se në bashkëkryerje kanë kultivuar bimën narkotike “Cannabis Sativa” në një shtëpi me qira në Prizren, me qëllim të prodhimit të narkotikëve.

    Aktiviteti i dyshuar, sipas aktakuzës, kishte vazhduar nga një periudhë e pacaktuar deri më 2 prill 2026. I pandehuri I.M. dyshohet se kishte financuar këtë veprimtari duke siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme, ndërsa M.M. ishte marrë me instalimin e pajisjeve, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve.

    Gjatë kontrollit të realizuar më 2 prill 2026, në shtëpinë në fjalë është zbuluar një laborator i pajisur për kultivimin e kanabisit, ku janë gjetur gjithsej 706 vazo për kultivimin e bimëve narkotike.

    Prej tyre, 450 vazo janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa 256 të tjera në një automjet të parkuar në oborrin e saj.

    Përveç vazove, gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje për ndriçim, ngrohje dhe ventilim, preparate për rritjen e bimëve, pompa, pajisje matëse, materiale dhe shënime me udhëzime për kultivimin e kanabisit. Mostrat e bimëve të sekuestruara, sipas ekspertizës, kanë rezultuar pozitive për përmbajtje të kanabisit.

    Prokuroria bën të ditur se në të njëjtën ditë, në një deponi në Prizren, janë gjetur edhe mbetje të djegura të bimëve narkotike, të cilat dyshohet se M.M. kishte tentuar t’i asgjësonte.

    Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e I.M. janë gjetur 27 fishekë, ndërsa në shtëpinë e M.M. është sekuestruar një pistoletë e konvertuar në armë zjarri, me karikator të zbrazët dhe dy fishekë.

    Në këtë rast është i përfshirë edhe i pandehuri i tretë, K.S., i cili akuzohet për dhënie të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

    Sipas aktakuzës, më 31 mars dhe 1 prill 2026, K.S. dyshohet se kishte ndihmuar M.M. në transportimin e bimëve narkotike nga shtëpia deri në deponinë në Prizren, duke përdorur automjetin e tij, me qëllim të asgjësimit të tyre.

    Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Të tre personat janë të akuzuar, ndërsa përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga gjykata. /Telegrafi/

  • Zvicra synon të përmirësojë mësimin e gjermanishtes në kantonet frëngjishtfolëse, shqetësuese rezultatet e nxënësve

    Zvicra synon të përmirësojë mësimin e gjermanishtes në kantonet frëngjishtfolëse, shqetësuese rezultatet e nxënësve

    Kantonet frëngjishtfolëse të Zvicrës, së bashku me kantonin e Ticinos, synojnë të forcojnë mësimin e gjuhës gjermane që nga shkolla fillore, pas rezultateve jo të kënaqshme të nxënësve në përvetësimin e kësaj gjuhe.

    Sipas Watson, një plan i ri veprimi është prezantuar më 19 nëntor në Lozanë, me synimin për ta bërë mësimin e gjermanishtes më efektiv dhe më praktik.

    Drejtori i Arsimit i kantonit Vaud, Frédéric Borloz, ka deklaruar se rezultatet aktuale të nxënësve në gjermanisht në Zvicrën perëndimore nuk janë të kënaqshme dhe se nevojiten ndryshime në mënyrën e mësimdhënies, transmeton Telegrafi.

    Plani përfshin përmirësimin e materialeve mësimore, përshtatjen e metodave të mësimdhënies, trajnimin dhe aftësimin e vazhdueshëm të mësuesve, si dhe zgjerimin e programeve të shkëmbimit mes nxënësve nga rajonet e ndryshme gjuhësore të Zvicrës.

    Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet mundësive që nxënësit të komunikojnë drejtpërdrejt me bashkëmoshatarët që flasin gjermanisht, në mënyrë që ta përdorin gjuhën edhe jashtë klasës.

    Autoritetet arsimore synojnë kështu jo vetëm përmirësimin e njohurive gjuhësore, por edhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve që flasin gjuhë të ndryshme në Zvicër. /Telegrafi/

  • Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

    Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

    Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar 166 inspektime gjatë javës së kaluar në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, ku janë shqiptuar 24 gjoba për shkelje të ndryshme ligjore dhe janë mbyllur shtatë lokale.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, nga gjithsej 166 inspektime, 74 lëndë janë përmbyllur, ndërsa 92 të tjera kanë mbetur në procedurë, për shkak të kërkesës për dokumentacion shtesë apo eliminimit të parregullsive të konstatuara.

    Inspektimet janë zhvilluar në disa fusha, përfshirë konsumin e përgjithshëm, sigurinë e produkteve, naftën dhe derivatet e saj, kushtet minimale-teknike dhe mbikëqyrjen metrologjike.

    Nga 24 gjobat e shqiptuara, shtatë kanë qenë për mospërputhje të çmimeve, gjashtë për mungesë të faturave të prejardhjes së produkteve, tri për shkelje në shitjet online, tri për mosrespektim të orarit të punës dhe dy për mungesë të çmimoreve. Gjobat e tjera janë shqiptuar për parregullsi të ndryshme.

    Po ashtu, inspektorët kanë mbyllur shtatë lokale për mungesë të dokumentacionit përkatës, ndërsa gjatë kontrolleve janë realizuar edhe tri sekuestrime të produkteve pa dëshmi të prejardhjes. Disa produkte të tjera janë ndaluar për shitje deri në prezantimin e dokumentacionit.

    Në kuadër të mbikëqyrjes së tregtisë online janë realizuar 22 inspektime, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në furra të bukës, mishtore, sektorin e produkteve elektronike dhe atë të derivateve të naftës.

    IQMT-ja ka njoftuar gjithashtu se ka zhvilluar 26 inspektime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe IQP-në, lidhur me ofruesit e shërbimeve të masazhit dhe lokalet e natës. Ndërsa, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik janë realizuar edhe katër inspektime për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave.

    Gjatë së njëjtës periudhë, institucioni ka trajtuar me sukses edhe 30 ankesa të konsumatorëve, të pranuara përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 166 inspektime në treg, IQMT shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale

    166 inspektime në treg, IQMT shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 166 inspektime të rregullta gjatë javës së fundit në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, në kuadër të kontrolleve për zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

    Sipas njoftimit të IQMT-së, nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, 74 lëndë janë përmbyllur, ndërsa 92 të tjera kanë mbetur në procedurë për shkak të kërkesës për dokumentacion shtesë ose eliminimit të parregullsive të evidentuara.

    Inspektimet janë zhvilluar në disa fusha të mbikëqyrjes së tregut, ku 81 kontrolle janë realizuar në fushën e konsumit të përgjithshëm, 38 në sigurinë e përgjithshme të produkteve, 28 në mbikëqyrjen e naftës dhe derivateve të saj, 12 në kuadër të Komisionit për Kushtet Minimale-Teknike dhe shtatë në fushën e mbikëqyrjes metrologjike.

    Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar gjithsej 24 gjoba për shkelje të ndryshme ligjore. Prej tyre, shtatë janë shqiptuar për mospërputhje të çmimeve, gjashtë për mungesë të faturave të prejardhjes së produkteve, tri për shkelje në shitjet online, tri për mosrespektim të orarit të punës dhe dy për mungesë të çmimoreve.

    Po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim, janë mbyllur shtatë lokale për mungesë të dokumentacionit përkatës.

    “Në kuadër të mbikëqyrjes së tregtisë online, janë realizuar 22 inspektime”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Kontrollet kanë përfshirë edhe verifikimin e peshoreve në furrat e bukës dhe mishtore, si dhe inspektime në sektorin e produkteve elektronike dhe të derivateve të naftës.

    Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe tri sekuestrime të produkteve që nuk posedonin dokumentacionin e prejardhjes, ndërsa disa produkte të tjera janë ndaluar për shitje deri në prezantimin e dokumentacionit përkatës.

    Pjesë e aktiviteteve të IQMT-së kanë qenë edhe kontrollet e përbashkëta me institucionet e tjera.

    “Gjatë kësaj periudhe, IQMT ka zhvilluar gjithashtu 26 inspektime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe IQP-në, lidhur me ofruesit e shërbimeve të masazhit dhe lokalet e natës, si dhe katër inspektime të përbashkëta me Inspektoratin Farmaceutik për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave”, bëhet e ditur në njoftim.

    Ndërkaq, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve, Inspektorati ka trajtuar edhe ankesat e qytetarëve të pranuara përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

    “Gjatë javës së fundit nga IQMT janë trajtuar me sukses 30 ankesa të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

    Në fund, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë dhe transparencës në treg. /Telegrafi/