Author: Momenti

  • 166 inspektime në treg, IQMT shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale

    166 inspektime në treg, IQMT shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 166 inspektime të rregullta gjatë javës së fundit në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, në kuadër të kontrolleve për zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

    Sipas njoftimit të IQMT-së, nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, 74 lëndë janë përmbyllur, ndërsa 92 të tjera kanë mbetur në procedurë për shkak të kërkesës për dokumentacion shtesë ose eliminimit të parregullsive të evidentuara.

    Inspektimet janë zhvilluar në disa fusha të mbikëqyrjes së tregut, ku 81 kontrolle janë realizuar në fushën e konsumit të përgjithshëm, 38 në sigurinë e përgjithshme të produkteve, 28 në mbikëqyrjen e naftës dhe derivateve të saj, 12 në kuadër të Komisionit për Kushtet Minimale-Teknike dhe shtatë në fushën e mbikëqyrjes metrologjike.

    Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar gjithsej 24 gjoba për shkelje të ndryshme ligjore. Prej tyre, shtatë janë shqiptuar për mospërputhje të çmimeve, gjashtë për mungesë të faturave të prejardhjes së produkteve, tri për shkelje në shitjet online, tri për mosrespektim të orarit të punës dhe dy për mungesë të çmimoreve.

    Po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim, janë mbyllur shtatë lokale për mungesë të dokumentacionit përkatës.

    “Në kuadër të mbikëqyrjes së tregtisë online, janë realizuar 22 inspektime”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Kontrollet kanë përfshirë edhe verifikimin e peshoreve në furrat e bukës dhe mishtore, si dhe inspektime në sektorin e produkteve elektronike dhe të derivateve të naftës.

    Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe tri sekuestrime të produkteve që nuk posedonin dokumentacionin e prejardhjes, ndërsa disa produkte të tjera janë ndaluar për shitje deri në prezantimin e dokumentacionit përkatës.

    Pjesë e aktiviteteve të IQMT-së kanë qenë edhe kontrollet e përbashkëta me institucionet e tjera.

    “Gjatë kësaj periudhe, IQMT ka zhvilluar gjithashtu 26 inspektime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe IQP-në, lidhur me ofruesit e shërbimeve të masazhit dhe lokalet e natës, si dhe katër inspektime të përbashkëta me Inspektoratin Farmaceutik për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave”, bëhet e ditur në njoftim.

    Ndërkaq, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve, Inspektorati ka trajtuar edhe ankesat e qytetarëve të pranuara përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

    “Gjatë javës së fundit nga IQMT janë trajtuar me sukses 30 ankesa të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

    Në fund, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë dhe transparencës në treg. /Telegrafi/

  • Komuna e Deçanit vazhdon 'betejën' me deponitë ilegale (VIDEO)

    Komuna e Deçanit vazhdon ‘betejën’ me deponitë ilegale (VIDEO)

    Komuna e Deçanit vazhdon 'betejën' me deponitë ilegale (VIDEO)

    Izet Zenuni, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Deçan, ka folur për gjendjen me deponitë ilegale të mbeturinave në këtë komunë.

    Në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, Zenuni ka thënë se komuna vazhdimisht është angazhuar në largimin e deponive ilegale, duke theksuar se tashmë është shënuar përmirësim në këtë drejtim.

    “Me herët ka pasur deponi të mëdha, të cilat i kemi larguar. Tash karakterizohet me disa deponi të vogla, por që vazhdimisht jemi duke luftuar t’i largojmë ato”, ka thënë Zenuni.

    Ai ka bërë të ditur se tashmë është krijuar edhe një pikë për hedhjen e mbeturinave inerte, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i depozitojnë mbeturinat në këtë pikë dhe të mos i hedhin në vende të papërshtatshme.

  • Rrëfimi i djalit të Sylë Dakajt: Po besojmë në drejtësi, po i bëj lutje shtetit...(VIDEO)

    Rrëfimi i djalit të Sylë Dakajt: Po besojmë në drejtësi, po i bëj lutje shtetit…(VIDEO)

    Rrëfimi i djalit të Sylë Dakajt: Po besojmë në drejtësi, po i bëj lutje shtetit...(VIDEO)

    Sot u mbyllën dyert për vizitë te familja e Sylë Dakajt, i cili mbeti i vrarë me 18 nëntor nga I dyshuari Rrahman Hoti, në një parking të një qendre tregtare në qytetin e Suharekës.

    Djali i viktimës Arianit Dakaj, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka rrëfyer detajet nga ngjarja tragjike.

    “Për parking ka ndodh rasti, edhe nuk është që kem pas problem ma heret me to. N’prezencë t’motrës vogël kanë ndodh krejt këto sene. Motrën e vogël hala me psikiatra e kem, hala nuk është mirë.

    Po besoj në drejtësi. Ai nashta ka lidhje të fortë. Dikush ia ka dhënë atë guxim. Po ju boj lutje shtetit tonë, mos i pajisni me armë, munet me pasë pasoja të rënda.”

    Rrëfimi e plotë:

  • Erdogan viziton Libinë për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh

    Erdogan viziton Libinë për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh, për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 dhjetor në Tripoli.

    Vizita u konfirmua nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, vetëm disa orë pasi ai dhe shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, zhvilluan një takim në Stamboll me kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

    Në një intervistë televizive, Fidan i cilësoi bisedimet si “shumë produktive”, duke shtuar se Dbeibah kishte shprehur pritshmëri pozitive për vizitën e presidentit turk.

    Erdogan e kishte vizituar për herë të fundit Libinë më 16 shtator 2011, kur ishte kryeministër i Turqisë, pas rrëzimit të regjimit të Muammar Gaddafit.

    Gjatë asaj vizite ai kishte qëndruar në Tripoli dhe Bengazi, ku ishin nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

    Fidan theksoi se Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e Libisë perëndimore dhe në parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

    “Gjatë luftës në Libi, ne luftuam në njërën anë, por njëkohësisht krijuam një kornizë gjithëpërfshirëse diplomatike për të arritur paqen dhe për të parandaluar një luftë tjetër”, deklaroi ai.

    Sipas ministrit turk, Ankaraja ka forcuar marrëdhëniet edhe me Libinë lindore, duke synuar të kontribuojë në bashkimin politik të vendit.

    “Po i përdorim marrëdhëniet tona me të dyja palët për të bashkuar vendin”, shtoi Fidan.

    Samiti Turqi-Afrikë pritet të përqendrohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet Turqisë dhe vendeve afrikane, ndërsa në agjendë do të jenë edhe përpjekjet për stabilizimin e Libisë dhe organizimin e zgjedhjeve.

    Takimi i fundit në Stamboll erdhi pas vizitës së Dbeibah në Egjipt, ku ai zhvilloi bisedime me presidentin Abdel Fattah al-Sisi për stabilitetin politik dhe zhvillimet rajonale. /Telegrafi/

  • Filipçe i bën thirrje ambasadorit Rokas: Maqedonisë i duhet ndihmë kundër propagandës antievropiane

    Filipçe i bën thirrje ambasadorit Rokas: Maqedonisë i duhet ndihmë kundër propagandës antievropiane

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i bëri thirrje ambasadorit të BE-së, Michalis Rokas, të ndihmojë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonisë i duhet ndihmë nga BE-ja në përballjen me propagandën me të cilën qeveria me vite i paraqet hapat drejt anëtarësimit në BE si tradhti.

    “Dhe tani do ta thërras këtu për ndihmë dhe ndoshta për të komentuar në një moment të caktuar kur ambasadori i BE-së, Rokas, dëshiron. Duke ndjekur shembullin e presidentes Von der Leyen e cila tha se na presin në Evropë me identitetin dhe gjuhën tonë. A nuk është ky sinjali më i mirë dhe më i madh se kjo politikë e kësaj qeverie në vitet e kaluara, jo vetëm që nga viti 2024, por edhe më parë, se gjithçka që ka bërë LSDM është një politikë tradhtie, praktikisht bie në ujë”, tha Filipçe.

    Ai theksoi se me akuzat e Hristijan Mickoskit dhe partisë në pushtet se LSDM ndoqi politika tradhtare, Bashkimi Evropian akuzohet edhe indirekt për shantazh ndaj një vendi kandidat për anëtarësim.

    Filipçe kujtoi mesazhin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se Maqedonia po e pret atë në Evropë me identitetin dhe gjuhën e saj.

    “Pse askush nuk flet për Evropën? Epo, sepse një sinonim për Evropën është bërë tradhti falë kësaj propagande. Kjo është ajo që është bërë Evropa. Prisni derisa të ndalem së foluri, do të më bëjnë tradhtar. Pse? Sepse jam gënjeshtar”, tha Filipçe./Telegrafi/

  • Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

    Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

    Dy persona, 39 dhe 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer gjashtë vjedhje në dyqane, lokale dhe restorante në Elbasan dhe Tiranë.

    Sipas Policisë, dy të rinjtë kanë marrë shuma parash dhe produkte të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit 18-vjeçarit iu gjetën një sasi kanabisi, një pistoletë sportive dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për të hapur me forcë dyert e subjekteve. Ky i fundit rezultonte gjithashtu i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.

    Njoftimi i policisë:

    Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, zbardhen 3 vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe 3 vjedhje në Tiranë.

    Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.

    Njëri prej tyre, i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë për vjedhje, dyshohet autor i një sërë vjedhjesh.

    Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pistoletë sportive dhe mjete që përdoreshin për thyerjen e dyerve (kaçavidë dhe levë).

    Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave ligjore të grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësit”, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasve:

    M., 39 vjeç, banues në Lezhë dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan, konkretisht:

    -Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.;

    -Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.;

    -Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M.

    Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht:

    -Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K.;

    -Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në lokalin në pronësi të shtetasit F. A.;

    -Më datë 17.11.2026, në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.

    Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Shtetasi E. Ll. dyshohet autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


  • Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Futbollisti turk i Real Madridit, Arda Güler, ka bërë një gjest të veçantë ndaj bashkëlojtarit të tij te Kombëtarja e Turqisë, Ibrahima Konaté, duke i dërguar një dhuratë tradicionale nga vendlindja e tij.

    Bëhet fjalë për suxhuk turk, të cilin Güler ia ka dërguar mbrojtësit francez, ndërsa ky i fundit e ka ndarë momentin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Konaté nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë gjest, duke e falënderuar Güler me një mesazh të përzemërt: “Vëllai im, të dua shumë”.

    Dhurata ka edhe një domethënie të veçantë, pasi suxhuku tradicional turk përgatitet zakonisht nga mishi i viçit dhe është një alternativë për futbollistët që shmangin mishin e derrit për arsye fetare.

    Gjesti i Gülerit është pritur me humor dhe simpati, duke treguar edhe një herë raportin e mirë mes futbollistëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi pretendohet se shtirej si i sëmurë nga leukemia akute dhe përmes një fushate për mbledhjen e parave përfitoi afro 190 mijë euro.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, Azemi dyshohet se nga 9 deri më 21 nëntor 2026 ka pretenduar se vuante nga leukemia akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

    Me arsyetimin se kishte nevojë për trajtim jashtë vendit, ai dyshohet se kishte hapur një fushatë në platformën “GoFund”, ndërsa familjarë dhe persona të tjerë kishin organizuar aktivitete për mbledhjen e parave në Gjilan.

    Përmes platformës online, sipas Gjykatës, ishin mbledhur 162 mijë e 522 euro, ndërsa nga aktivitetet në Gjilan edhe 26 mijë e 684 euro e 80 centë.

    Në total, shuma e grumbulluar arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 centë, të cilat, sipas dyshimeve të Prokurorisë, Azemi i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Lëndohet Endrick, mungon në 20 ditët e ardhshme

    Lëndohet Endrick, mungon në 20 ditët e ardhshme

    Klubi i futbollit Real Madrid njoftoi sot se reprezentuesi brazilian Endrick ka pësuar një dëmtim të muskulit aduktor në këmbën e majtë.

    Burimi: Dukagjini

  • Bayerni merr vendimin për Alexander-Arnoldin, nuk e dëshiron yllin e Real Madridit

    Bayerni merr vendimin për Alexander-Arnoldin, nuk e dëshiron yllin e Real Madridit

    Bayern Munichu ka vendosur të mos e ndjekë transferimin e mbrojtësit anglez Trent Alexander-Arnold nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

    Burimi: Dukagjini