Author: Momenti

  • Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Güler i dërgon Konates suxhuk turk nga Turqia, francezi: Vëllai im, të dua shumë

    Futbollisti turk i Real Madridit, Arda Güler, ka bërë një gjest të veçantë ndaj bashkëlojtarit të tij te Kombëtarja e Turqisë, Ibrahima Konaté, duke i dërguar një dhuratë tradicionale nga vendlindja e tij.

    Bëhet fjalë për suxhuk turk, të cilin Güler ia ka dërguar mbrojtësit francez, ndërsa ky i fundit e ka ndarë momentin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Konaté nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë gjest, duke e falënderuar Güler me një mesazh të përzemërt: “Vëllai im, të dua shumë”.

    Dhurata ka edhe një domethënie të veçantë, pasi suxhuku tradicional turk përgatitet zakonisht nga mishi i viçit dhe është një alternativë për futbollistët që shmangin mishin e derrit për arsye fetare.

    Gjesti i Gülerit është pritur me humor dhe simpati, duke treguar edhe një herë raportin e mirë mes futbollistëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi pretendohet se shtirej si i sëmurë nga leukemia akute dhe përmes një fushate për mbledhjen e parave përfitoi afro 190 mijë euro.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, Azemi dyshohet se nga 9 deri më 21 nëntor 2026 ka pretenduar se vuante nga leukemia akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

    Me arsyetimin se kishte nevojë për trajtim jashtë vendit, ai dyshohet se kishte hapur një fushatë në platformën “GoFund”, ndërsa familjarë dhe persona të tjerë kishin organizuar aktivitete për mbledhjen e parave në Gjilan.

    Përmes platformës online, sipas Gjykatës, ishin mbledhur 162 mijë e 522 euro, ndërsa nga aktivitetet në Gjilan edhe 26 mijë e 684 euro e 80 centë.

    Në total, shuma e grumbulluar arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 centë, të cilat, sipas dyshimeve të Prokurorisë, Azemi i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Lëndohet Endrick, mungon në 20 ditët e ardhshme

    Lëndohet Endrick, mungon në 20 ditët e ardhshme

    Klubi i futbollit Real Madrid njoftoi sot se reprezentuesi brazilian Endrick ka pësuar një dëmtim të muskulit aduktor në këmbën e majtë.

    Burimi: Dukagjini

  • Bayerni merr vendimin për Alexander-Arnoldin, nuk e dëshiron yllin e Real Madridit

    Bayerni merr vendimin për Alexander-Arnoldin, nuk e dëshiron yllin e Real Madridit

    Bayern Munichu ka vendosur të mos e ndjekë transferimin e mbrojtësit anglez Trent Alexander-Arnold nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • Nisma e re për Specialen, Çitaku: Nuk është më vetëm e PDK-së,  synojmë miratimin e shpejtë të ligjit

    Nisma e re për Specialen, Çitaku: Nuk është më vetëm e PDK-së,  synojmë miratimin e shpejtë të ligjit

    Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës brenda kësaj jave. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

    Ajo tha se ekspertët janë duke bërë ndërhyrjet e fundit në draftin e projektligjit, ndërsa shprehu pritjen që versioni i parë të jetë i gatshëm gjatë ditës së sotme.

    Çitaku theksoi se kjo nismë duhet të ketë mbështetje të gjerë politike dhe qytetare, duke shtuar se ajo tashmë nuk përfaqëson vetëm Partinë Demokratike të Kosovës, por ka edhe mbështetjen institucionale të Republikës së Kosovës.

    “Brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvend nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo nismë të gëzojë unitetin e plotë politik e qytetar në Kuvend. Është shumë e rëndësishme që kjo nismë nuk është vetëm e PDK-së, tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës. Ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit dhe besoj se sot do ta pranojmë një draft të parë, ndërsa brenda javës do ta procedojmë si nismë ligjore në Kuvend”, deklaroi Çitaku.

    Ajo bëri të ditur se PDK-ja do të jetë e hapur për bashkëpunim me subjektet e tjera politike gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, duke pranuar edhe këshilla e rekomandime për përmirësimin e tij.

    Sipas Çitakut, synimi është që projektligji të shqyrtohet dhe të miratohet sa më shpejt, në të dyja leximet.

    “Do të jemi të hapur që gjatë punës në komisionet funksionale të bashkëbisedojmë, të marrim këshilla e rekomandime. Synimi ynë, dhe jo vetëm i PDK-së, është që brenda një afati optimal ky ligj të kalojë në të dyja leximet”, u shpreh ajo.

    Duke folur për raportet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe dallimet politike mes dy subjekteve, Çitaku tha se pavarësisht kundërshtive, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një vlerë që, sipas saj i bashkon të gjitha partitë politike.

    Ajo theksoi se projektligji është njëri nga instrumentet që institucionet synojnë ta përdorin në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtari ynë politik edhe ditën kur e kemi proceduar ligjin, edhe kur e kemi miratuar, dhe është edhe sot. Por, përkundër hendekut të madh mes nesh dhe dallimeve të thella politike që kemi, UÇK-ja është një vlerë që na bashkon të gjithëve”, deklaroi Çitaku.

    Një pjesë e deklarimit të saj iu kushtua edhe qëndrimit të Bashkimit Evropian ndaj nismës së re ligjore.

    Çitaku tha se PDK-ja ka qenë e vetëdijshme që nga fillimi se kjo nismë nuk do të mirëpritej nga BE-ja. Megjithatë, ajo theksoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni nga i cili buron legjitimiteti i Dhomave të Specializuara.

    Ndërkohë, pas përfundimit të afatit katër javor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion nga Drejtoria Ligjore për hapat e mëtejshëm. /Telegrafi/

  • Serie A mahnitet nga ylli kosovar: Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës

    Serie A mahnitet nga ylli kosovar: Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës

    Serie A mahnitet nga ylli kosovar: Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës

    Edon Zhegrova ka marrë vëmendjen e Serie A pas paraqitjes së tij në fitoren e Juventusit me rezultat 4:0 ndaj Venezias.

    Futbollisti kosovar u aktivizua titullar në këtë ndeshje dhe kontribuoi me një asistim në triumfin e bardhezinjve.

    Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga organizatorët e kampionatit italian, të cilët përmes llogarisë zyrtare në Instagram kanë publikuar një video me disa nga veprimet e tij në fushë.

    “Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, ishte përshkrimi që Serie A ia kushtoi futbollistit kosovar.

    Në videon e publikuar shihet Zhegrova duke e kaluar topin mes këmbëve të kundërshtarit, një prej lëvizjeve karakteristike të tij, si dhe duke provuar një goditje drejt portës, të cilën e ndal portieri.

    Kështu, ylli i Kosovës vazhdon të tërheqë vëmendje në futbollin italian, ndërsa paraqitjet e tij me fanellën e Juventusit po marrin vlerësime edhe në kanalet zyrtare të Serie A.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inspektorati shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale pas 166 inspektimeve

    Inspektorati shqipton 24 gjoba dhe mbyll shtatë lokale pas 166 inspektimeve

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka realizuar 166 inspektime gjatë javës së kaluar në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, me ç’rast ka shqiptuar 24 gjoba dhe ka mbyllur shtatë lokale për mungesë të dokumentacionit përkatës.

    Burimi: Dukagjini

  • Banorët e lagjes “Qëndresa” në Prishtinë ankohen për mungesë të ndriçimit publik (VIDEO)

    Banorët e lagjes “Qëndresa” në Prishtinë ankohen për mungesë të ndriçimit publik (VIDEO)

    Banorët e lagjes “Qëndresa” në Prishtinë ankohen për mungesë të ndriçimit publik (VIDEO)

    Banorët e lagjes “Qëndresa” në kryeqytet kanë shprehur shqetësimin për mungesën e ndriçimit publik, e cila po ua vështirëson qarkullimin, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

    Sipas tyre, kjo situatë paraqet vështirësi të veçantë për fëmijët që udhëtojnë drejt shkollës, duke rrezikuar sigurinë e tyre gjatë lëvizjes.

    Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të intervenojnë dhe të mundësojnë ndriçimin e rrugëve të lagjes, në mënyrë që të krijohen kushte më të sigurta për të gjithë.

  • Serie A mahnitet nga ylli kosovar: Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës

    Serie A mahnitet nga magjia e Edon Zhegrovës: Topi nën këmbë, goditja, ekzibicioni

    Serie A mahnitet nga ylli kosovar: Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës

    Edon Zhegrova ka marrë vëmendjen e Serie A pas paraqitjes së tij në fitoren e Juventusit me rezultat 4:0 ndaj Venezias.

    Futbollisti kosovar u aktivizua titullar në këtë ndeshje dhe kontribuoi me një asistim në triumfin e bardhezinjve.

    Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga organizatorët e kampionatit italian, të cilët përmes llogarisë zyrtare në Instagram kanë publikuar një video me disa nga veprimet e tij në fushë.

    “Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, ishte përshkrimi që Serie A ia kushtoi futbollistit kosovar.

    Në videon e publikuar shihet Zhegrova duke e kaluar topin mes këmbëve të kundërshtarit, një prej lëvizjeve karakteristike të tij, si dhe duke provuar një goditje drejt portës, të cilën e ndal portieri.

    Kështu, ylli i Kosovës vazhdon të tërheqë vëmendje në futbollin italian, ndërsa paraqitjet e tij me fanellën e Juventusit po marrin vlerësime edhe në kanalet zyrtare të Serie A.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Institucionet parapërgatiten për “dimrin e vështirë” të Qeverisë, iniciohen tenderët për agregatë

    Institucionet parapërgatiten për “dimrin e vështirë” të Qeverisë, iniciohen tenderët për agregatë

    Institucionet parapërgatiten për “dimrin e vështirë” të Qeverisë, iniciohen tenderët për agregatë

    Paralajmërimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për një dimër të vështirë energjetik duket se ka shtyrë edhe institucionet publike që të sigurojnë pajisje rezervë për furnizim me energji elektrike.

    Vetëm pak ditë pas deklaratës së saj, të bërë më 11 nëntor 2026, së paku katër institucione publike kanë iniciuar procedura të prokurimit që lidhen me furnizimin, mirëmbajtjen apo servisimin e gjeneratorëve.

    Sipas të dhënave të prokurimit publik, më 13 nëntor Radio Televizioni i Kosovës ka iniciuar procedurën për rikthimin e akumulatorit për gjenerator, në vlerë prej 496 eurosh.

    Një ditë më pas, më 16 nëntor, Agjencia për Menaxhim Emergjent ka paraparë mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve dhe pompave për tërheqjen e ujit, me vlerë prej 22 mijë e 225 eurosh.

    Më 17 nëntor, edhe Ministria e Financave ka nisur procedurën për servisimin e gjeneratorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, në vlerë prej 850 eurosh.

    Ndërsa më 18 nëntor, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka iniciuar procedurën për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe gjeneratorëve në objektet e KPSH-së, me vlerë prej 19 mijë e 199 eurosh.

    Vlera e këtyre katër procedurave arrin në 42 mijë e 770 euro.

    Këto procedura vijnë pas paralajmërimit të Rizvanollit, e cila më 11 nëntor foli për vështirësitë me të cilat mund të përballet vendi gjatë dimrit në aspektin e furnizimit me energji elektrike. /

    Burimi: Insajderi