Author: Momenti

  • Specialja, Haxhiu thotë se këtë javë procedohet drafti i ri

    Specialja, Haxhiu thotë se këtë javë procedohet drafti i ri

    Kuvendi i Kosovës pritet të ndërmarrë hapa të rinj lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi ka përfunduar afati katër javor për procedimin e raportit nga komisioni përkatës.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, bëri të ditur se është kërkuar opinion nga Drejtoria Ligjore për veprimet e mëtejshme, pasi Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh pasoja konkrete në rast të mosrespektimit të këtij afati.

    Haxhiu shpjegoi se pas kthimit të një ligji, komisioni përkatës ka katër javë kohë për të proceduar raportin, por në këtë rast afati ka përfunduar pa u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    “Sa i përket ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion për veprimin e radhës. Sipas Rregullores së Kuvendit, pas kthimit të një ligji, komisioni përkatës ka katër javë për të proceduar raportin. Afati ka përfunduar dhe nga Drejtoria Ligjore është kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse ky afat tejkalohet, pasi nuk parashihet ndonjë pasojë në rast se nuk kemi një vendim brenda afateve”, deklaroi Haxhiu.

    Ajo foli edhe për mundësinë e procedimit të një drafti të ri gjatë kësaj jave, duke bërë të ditur se nisma e re pritet të dorëzohet brenda këtij afati. Sipas saj, çështjet që kanë penguar procesin deri më tani kanë qenë të natyrës procedurale dhe jo përmbajtësore.

    “Sipas informacioneve që kam, një nismë e re do të procedohet brenda kësaj jave. Se çfarë përmban ajo, do të diskutojmë pasi të procedohet. Duhet të theksoj se në raport me këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë problem përmbajtësor, çështjet kanë qenë plotësisht të natyrës procedurale. Do të ketë një draft të ri në raport me çështjen e vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh ajo.

    Kryetarja e Kuvendit foli edhe për hartimin e strategjisë që synon mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale.

    Ajo bëri të ditur se grupi punues është duke vazhduar punën në hartimin e strategjisë dhe se Kuvendi është i përfaqësuar në këtë proces, përmes grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit të deleguar nga ajo.

    Haxhiu paralajmëroi se Kuvendi së shpejti do të angazhojë një mekanizëm institucional që do të merret me këtë përgjegjësi.

    Ajo gjithashtu kritikoi punën e Avokatit të Popullit pranë Dhomave të Specializuara, duke vlerësuar se nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij në trajtimin e pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Sa i përket draftit të strategjisë, grupi punues është duke punuar dhe Kuvendi është i përfaqësuar aty. Përveç grupeve parlamentare, edhe unë kam deleguar përfaqësuesin tim në këtë grup. Puna po vazhdon dhe shumë shpejt do ta kemi strategjinë. Roli i Kuvendit është shumë i rëndësishëm për shkak të mekanizmit mbikëqyrës”, tha Haxhiu.

    Ajo shtoi se çështjen e funksionimit të Avokatit të Popullit pranë Gjykatës Speciale e kishte ngritur edhe gjatë kohës sa ishte ministre e Drejtësisë, por sipas saj, nuk kishte pasur reflektim.

    “Gjithmonë kemi folur për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale. Fatkeqësisht, Avokati i Popullit atje nuk e ka kryer punën e tij. Këtë çështje e kam ngritur edhe kur kam qenë ministre e Drejtësisë, por nuk ka pasur asnjëherë reflektim. Kuvendi shumë shpejt do të angazhojë një mekanizëm institucional që do të merret me këtë përgjegjësi”, përfundoi Haxhiu.

  • Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

    Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

    Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj Endrit Azemit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale mashtrimi.

    Sipas dosjes së prokurorisë, për rreth 2 javë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka vënë në lajthitje qytetarët, duke sajuar se kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute.

    “E më pas përmes hapjes së “GoFound” dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, arrin të grumbullojë shumën prej 162.522 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e njëzet e dy) euro, në rrjetin “GoFound”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8 (njëzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e tetë cent), me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtë euro e tetë cent) duke krijuar dobi pasurore për vete.”

    Më këto veprime, Azemi dyshohet të ketë kryer veprën penale mashtrimi.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, ndërsa masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /Klankosova.tv

  • Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik në Novobërdë (VIDEO)

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik në Novobërdë (VIDEO)

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik në Novobërdë (VIDEO)

    Nënkryetari i Novobërdës, Abdyl Gashi, ka njoftuar për pasojat e erërave të fuqishme që përfshinë komunën ditë më parë, duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

    Gashi ka bërë të ditur se ndërprerjet e energjisë zgjatën disa orë, ndërsa si pasojë e problemeve me rrymën, disa qytetarëve u janë dëmtuar edhe pajisjet elektronike.

    Ai ka folur për situatën në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, ku ka përshkruar gjendjen e krijuar pas erërave të forta. /Klankosova.tv

  • 27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë

    27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë

    27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë

    Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, vizitoi vendin tonë, në një prej momenteve më të rëndësishme të periudhës së pasluftës, raporton Klankosova.tv

    Gjatë vizitës, ai qëndroi në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa takoi udhëheqës politikë të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, si dhe ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel.

    Një nga momentet më të veçanta ishte fjalimi i tij në Ferizaj, para nxënësve, përfaqësuesve të organizatave dhe drejtuesve të komunitetit, në një sallë sportive të qytetit.

    “Ju nuk mund ta harroni kurrë padrejtësinë që ju është bërë. Askush nuk mund t’ju detyrojë të falni atë që ju është bërë. Por ju duhet të përpiqeni”, deklaroi Clinton.

    Ai kishte përcjellë edhe një mesazh që do të mbetej ndër deklaratat më të njohura të asaj vizite.

    “Ne e fituam luftën, por dëgjoni: vetëm ju mund ta fitoni paqen”, transmeton Klankosova.tv

    Clinton theksoi se e ardhmja e Kosovës duhej të ndërtohej përmes arsimit, rindërtimit, zhvillimit dhe bashkëjetesës.

    Vizita e tij, e shoqëruar nga sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u konsiderua një dëshmi e mbështetjes amerikane për Kosovën në muajt e parë pas luftës.

    Sot, 27 vjet më vonë, mesazhet e asaj vizite mbeten pjesë e kujtesës historike të Kosovës. /Klankosova.tv

  • ​Kuvendi i Kosovës të enjten mban dy seanca plenare

    ​Kuvendi i Kosovës të enjten mban dy seanca plenare

    Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten nga ora 10:00, me pikat e papërfunduara, ndërkohë që nga ora 13:00 do të mbahet seanca e re plenare.

    Në seancën e orës 10:00 do të adresohen rezoluta nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ajo për çështje të furnizimit me energji elektrike dhe disa pika të tjera.

    Sa i përket ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion për veprimin e radhës, shkak të rregullores së Kuvendit.

    Pas kthimit të një ligji, komisioni përkatës ka katër javë për të proceduar raportin. Afati ka përfunduar dhe nga drejtoria ligjore është kërkuar se çka do të ndodhë kur kalon ky afat./kp/

  • Janevska: Pagat e mësuesve do të rriten për 7.5% në mars, nuk do të ketë punësime të reja

    Janevska: Pagat e mësuesve do të rriten për 7.5% në mars, nuk do të ketë punësime të reja

    Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë siguruar tashmë në buxhet, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

    “Atë që premtuam, po e realizojmë”, tha ministrja para fillimit të një konference kushtuar arsimit të të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në Shkup.

    Lidhur me uljen e granteve bllok për shkollat fillore dhe të mesme, Janevska tregoi se po futet një formulë e re për një shpërndarje më të drejtë të fondeve dhe optimizim të rrjetit shkollor.

    Ajo informoi se deri më tani janë bashkuar 433 klasa, ndërsa mësuesit që për këtë arsye do të mbeten me një numër më të vogël klasash do të angazhohen në kujdesin ditor dhe aktivitete shtesë shkollore.

    Ministrja theksoi se nuk mund të ketë punësime të reja të mësuesve gjatë kësaj periudhe, sepse, siç tha ajo, sistemi arsimor është përdorur si masë sociale për vite me radhë.

    Sipas saj, reformat duhet të përfundojnë në katër deri në pesë vitet e ardhshme, pa kompromentuar cilësinë e mësimdhënies./Telegrafi/

  • Gjykata në Ferizaj liron nga akuza Valdrin Nezirin për rastin e mashtrimit me kriptovaluta, në mungesë të provave për bashkëkryerje

    Gjykata në Ferizaj liron nga akuza Valdrin Nezirin për rastin e mashtrimit me kriptovaluta, në mungesë të provave për bashkëkryerje

    Gjykata në Ferizaj liron nga akuza Valdrin Nezirin për rastin e mashtrimit me kriptovaluta, në mungesë të provave për bashkëkryerje

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Valdrin Neziri, i cili akuzohej për veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje (neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Aktgjykimi u shpall më 23 shtator 2026 dhe u përpilua me shkrim në fillim të nëntorit 2026, ndërsa vendimi u mor në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykata vlerësoi se nuk është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj të datës 22 maj 2026, Neziri së bashku me Artan Limanin dhe Redon Jahijën akuzoheshin se kishin vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke vënë në lajthim të dëmtuarit me emra të rremë (“Arbër” dhe “Burim”) dhe duke u paraqitur se posedonin kriptovaluta të llojit USDT për t’ia transferuar përmes portofolit digjital (“wallet”).

    Rasti i parë i përshkruar në aktakuzë ka ndodhur më 17 prill 2026 në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, ku në një lokal me qira të dëmtuarve Edon Fejza, Alban Feka dhe Rrahman Kamberi u ishin marrë 12,000 euro kesh. Sipas pretendimeve të akuzës, paratë ishin futur në një çantë të gjelbër dhe ishin vendosur në një dollap me një vrimë të hapur nga pjesa e pasme drejt tualetit, përmes së cilës ishin tërhequr pa dijeninë e të dëmtuarve, të cilët më pas kishin mbetur të mashtruar.

    Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, ku pas veprimeve operative policore, gjatë organizimit të një transaksioni fiktiv për kriptovaluta në vlerë të pretenduar prej 50,000 eurosh, policia kishte arrestuar në flagrancë Artan Limanin dhe Redon Jahijën, ndërsa Valdrin Neziri ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në raportimin e mëparshëm të medias për fazën e hetimit dhe paraburgimit, ishin përmendur gjithashtu pretendime për fshehjen e tij për rreth një javë pas arratisjes, si dhe hetime apo pretendime të tjera jashtë fokusit të drejtpërdrejtë të këtij aktgjykimi.

    Aktakuza kishte përfshirë tre të akuzuar: Artan Limanin, Redon Jahijën dhe Valdrin Nezirin. Siç konstatohet në historikun e procedurës në aktgjykim, ndaj të akuzuarve Limani dhe Jahija ishin zhvilluar procedurat lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë (seancë dëgjimore më 4 shtator 2026), ndërsa procedura penale ndaj Valdrin Nezirit ishte veçuar me aktvendim të posaçëm të datës 10 shtator 2026.

    Në fjalën përfundimtare në shqyrtimin gjyqësor, prokurorja e shtetit kishte propozuar që Neziri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet sanksion penal sipas ligjit, ndërsa mbrojtja e tij kishte kundërshtuar akuzën dhe kishte propozuar lirimin e tij për shkak të mungesës së provave.

    Në këtë proces gjyqësor, i akuzuari Valdrin Neziri është përfaqësuar nga avokati mbrojtës Heroit Xhemajli, i cili gjatë shqyrtimit gjyqësor ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë dhe ka kërkuar lirimin e klientit të tij në mungesë të provave.”

    Në arsyetimin e aktgjykimit, gjykata ka vënë në pah se barra e provës për të vërtetuar fajësinë bie mbi organin e akuzës dhe se faktet inkriminuese duhet të vërtetohen me siguri të plotë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, duke zbatuar parimin in dubio pro reo në rast dyshimi.

    Sipas vlerësimit të gjyqtarit të vetëm gjykues, Ilir Bytyqi, provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor — përfshirë dëshmitë e të dëmtuarve, dëshmitarëve, hetuesit policor dhe provat materiale — nuk kanë vërtetuar se Neziri ka kryer veprime të bashkëkryerjes:

    Të dëmtuarit që morën pjesë në ngjarjen e Ferizajt deklaruan se nuk kishin pasur komunikim me të akuzuarin Valdrin Neziri.

    Gjykata ka evidentuar se për ngjarjen në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, Neziri nuk ishte përmendur fare në dispozitivin e aktakuzës, por vetëm nga dëshmitarët, pa u vërtetuar ndonjë veprim konkret i tij apo kontribut thelbësor në atë rast.

    Lidhur me ngjarjen në Kaçanik, ku dëshmitarë dhe zyrtarë policorë deklaruan se e kishin parë Nezirin pranë lokalit dhe duke vrapuar kur u afrua polici civil, gjykata çmoi se vetëm prania fizike apo shoqërimi me të akuzuarit e tjerë nuk provon vetvetiu marrëveshjen paraprake, ndarjen e roleve apo dijeninë dhe pjesëmarrjen në planin e mashtrimit.

    Gjykata vlerësoi se as dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë (si shitësi i numrave të telefonit Zuke Musa, pronari i lokalit Emir Ramadani apo Rrahman Kamberi) dhe as video-incizimi i datës 17 prill 2026 nuk ofruan prova të mjaftueshme për të inkriminuar Nezirin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

    Me aktgjykimin lirues, të dëmtuarit Edon Fejza, Alban Feka, Getuar Avdullahu dhe Rrahman Kamberi janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, ndërsa shpenzimet procedurale penale, paushalli gjyqësor dhe taksat për kompensimin e viktimave të krimit bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

    Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur — përfshirë Prokurorinë — ka të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit me shkrim, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Gazeta Insajderi/

    Burimi: Insajderi

  • Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

    Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

    Aleanca ka reaguar ndaj publikimit të disa videove të montuara në rrjetet sociale, në të cilat është shtrembëruar paraqitja e nënkryetarit të parë të partisë dhe shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, gjatë seancës së fundit të Kuvendit.

    Në reagimin e Aleancës thuhet se propaganda është bërë arma kryesore e kësaj shumice, ndërsa publikimi i videove të montuara përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale paraqitet si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga mungesa e rezultateve në qeverisje.

    Aleanca thekson se në seancën e fundit, Besnik Tahiri kishte kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet energjetike.

    Sipas reagimit, kërkesa e Aleancës është që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit “The Energy Case of Kosova”, me qëllim të rikthimit të burimeve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve vendore energjetike.

    Në fund të reagimit, Aleanca ka bërë të ditur se do të vazhdojë të adresojë, përmes të gjithë mekanizmave, atë që e cilëson si gjendjen reale në vend. /Telegrafi/

  • Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani

    Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani

    Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani

    Autoritetet në Danimarkë dhe Gjermani u alarmuar të hënën pas kërcënimeve me bomba në shkollat ​​në vend.

    “Në këtë kohë, ne nuk i konsiderojmë kërcënimet të besueshme, por është e kuptueshme që ato shkaktojnë një ndjenjë pasigurie në nivel lokal, në shkolla”, tha policia daneze në një deklaratë.

    Ai shtoi se nuk ka nevojë të evakuohen shkollat ​​ose të merren masa të veçanta sigurie. Policia tha se është në kontakt me shkolla dhe komuna të ndryshme.

    Në Gjermani, policia thotë se më shumë se 450 shkolla i morën email-et: “Vdekja ju pret”. Bazuar në informacionin e deritanishëm, përmbajtja e email-eve ishte identike.

    Departamenti i Policisë së Freiburgut konfirmoi se kishte marrë raportime të shumta për kërcënime me bomba.

    Në shtetin e Turingisë, shkollat ​​në qytete të ndryshme u vunë gjithashtu në shënjestër. Sipas policisë së shtetit, autoritetet aktualisht nuk i konsiderojnë kërcënimet të besueshme. Prandaj, shkollat ​​e prekura u udhëzuan të mos evakuojnë ndërtesat e tyre dhe iu kërkua të vazhdojnë funksionimin e tyre normal sipas orarit.

    Javën e kaluar, më shumë se 10 shkolla në Spanjë u evakuuan pasi morën kërcënime për bomba me anë të email-it.

    Shkollat ​​në Itali u evakuuan gjithashtu në fillim të këtij muaji, pasi mijëra marrës morën kërcënime me bombë përmes email-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Një muaj paraburgim për të riun që dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia

    Një muaj paraburgim për të riun që dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Endrit Azemit, i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes platformës GoFundMe dhe aktiviteteve të organizuara në Gjilan rreth 189 mijë euro.

    Burimi: Dukagjini