Author: Momenti

  • Moment i frikshëm në koncertin e Usher dhe Chris Brown, artisti i zjarrit bie nga skena

    Moment i frikshëm në koncertin e Usher dhe Chris Brown, artisti i zjarrit bie nga skena

    Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Usher dhe Chris Brown në New Orleans, kur një artist zjarri është rrëzuar nga shkallët e skenës gjatë performancës së tij.

    Bëhet fjalë për Deshawnte Williams, i njohur me emrin artistik “Smooth Galaxy”, i cili po realizonte numrin e tij me zjarr kur humbi ekuilibrin dhe ra mbrapsht nga disa shkallë.

    Pamjet e publikuara në TikTok tregojnë momentin kur publiku reagon i tronditur, ndërsa pjesëtarët e stafit nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë, shkruan DailyMail.

    Pas rrëzimit, artisti arriti të ngjitej sërish në skenë dhe vazhdoi performancën, megjithëse dukej i paqëndrueshëm.

    Megjithatë, në pamje të tjera ai shfaqet i ulur në një kolltuk prapa skenës, ndërsa po merrte ndihmën e personelit mjekësor.

    Incidenti ndodhi gjatë natës së dytë të turneut të përbashkët të dy këngëtarëve. Ndërkohë, turneu është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Usher dhe Chris Brown.

    Sipas burimeve të cituara nga revista People, dy artistët kanë pasur përplasje prapa skenave dhe thuhet se kanë shmangur kontaktet me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

  • Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Endrit Azemit

    Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Endrit Azemit

    Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Endrit Azemit

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Endrit Azemit, i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur afro 190 mijë euro përmes donacioneve.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e paraburgimit është aprovuar, pasi i dyshuari dyshohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

    Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se nga 9 deri më 21 nëntor 2026, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka sajuar situatën se vuante nga leukemia akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

    Me pretendimin se kishte nevojë për trajtim mjekësor, ai dyshohet se ka hapur një fushatë në platformën “GoFundMe”, ndërsa familjarët dhe persona të tjerë kanë zhvilluar aktivitete për mbledhjen e parave në qytetin e Gjilanit.

    Sipas të dhënave të paraqitura në kërkesën e Prokurorisë, përmes platformës “GoFundMe” janë grumbulluar 162 mijë e 522 euro, ndërsa nga aktivitetet e organizuara në Gjilan janë mbledhur edhe 26 mijë e 684 euro e 80 cent.

    Në total, shuma e mbledhur arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 cent, shumë për të cilën Prokuroria dyshon se është përfituar përmes mashtrimit të qytetarëve të ndryshëm.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke konsideruar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Ndryshe, rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike, pasi qytetarë të shumtë, përfshirë edhe pjesëtarë të diasporës, kishin kontribuar financiarisht me shpresën se po ndihmonin në trajtimin e sëmundjes së pretenduar të Endrit Azemit.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të vlerësohet

    Shiroka Pula: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të vlerësohet

    Ajo ka thënë se arkitektura nuk lidhet vetëm me projektimin dhe ndërtimin e objekteve, por edhe me hapësirën ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, duke theksuar se mënyra e ndërtimit sot ndikon në jetën e brezave të ardhshëm.

    Me këtë rast, Shiroka Pula ka përgëzuar Odën e Arkitektëve për ndarjen e titullit “Anëtar Nderi Post Mortem” për profesorin Bashkim Fehmiu.

    “Ai ishte arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë dhe një prej njerëzve që ndihmuan në formësimin e Prishtinës moderne. Nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, te lagjet Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit, deri te hoteli Grand, veprat e tij janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato tregojnë se si puna dhe vizioni i një arkitekti mund të ndikojnë në zhvillimin dhe pamjen e një qyteti për shumë breza”, u shpreh presidentja.

    Burimi: RTKLive

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mashtroi qytetarët se është i sëmurë me leukemi

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mashtroi qytetarët se është i sëmurë me leukemi

    Sipas kërkesës së prokurorisë nga data 09.11.2026 e deri me datë 21.11.2026, i pandehuri E. A., me dashje dhe në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit, i sjell në lajthim personat tjerë, në atë mënyrë që ka sajuar situatën se kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të rremë nga spitali ‘Acibadem Altzunizade’ në Stamboll të Turqisë, me arsyetimin se do t’i nënshtrohet trajtimit lidhur me sëmundjen. E më pas përmes hapjes së ‘GoFound’ dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, arrin të grumbullojë shumën prej 162.522  euro, në rrjetin ‘GoFound’, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8, me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8,  duke krijuar dobi pasurore për vete.

    “Më këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, ndërsa masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Burimi: RTKLive

  • Çitaku: Brenda kësaj jave procedohet nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara

    Çitaku: Brenda kësaj jave procedohet nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të procedohet në Kuvendin e Kosovës nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, me ç’rast me bashkëpuntorë ka bërë homazhe në nderim të figurës së tij.

    Abdixhiku ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e Mustafës.

    “Hero e patriot ishte Xhema. Për mënyrën si jetoi. Për guximin që pati të fliste në emër të një populli të pushtuar dhe për jetën që ia kushtoi lirisë së Kosovës. Xhema ishte gazetar e redaktor kulture në “Rilindja”. U bë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova. Bashkë me të punoi për ta organizuar qëndresën paqësore të shqiptarëve të Kosovës. Si zëdhënës i Presidentit, i tregoi botës çfarë po ndodhte këtu dhe, në prag të ndërhyrjes së NATO-s, përcolli thirrjen e Kosovës për ndihmë. Ai ishte ura e komunikimit tonë me botë.”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka thënë se gjatë luftës, Mustafa qëndroi në Prishtinë.

    “Nga banesa e tij në Dardani shkroi “Një lutje për Prishtinën”. Aty na la dëshminë e luftës, ashtu siç e përjetoi një njeri që e donte qytetin e vet. Mu para asaj banese u vra 26 vjet më parë, në Kosovën e lirë për të cilën kishte punuar një jetë. Një intelektual i vrarë në Kosovën e lirë! Kosovën e tij, mu në vitin 2000. U vra sepse ishte LDK. Ky ishte ‘mëkati i tij’. Familja Mustafa, si të tjera familje të Kosovës, kanë të drejtë të dijnë kush ua vrau babën, bashkëshortin, vëllaun dhe pse. Pse vritet një patriot? Pas 26 vjetësh, këtë përgjigje ende ua kemi borxh. Dhe përgjegjësinë për ta dhënë e ka Republika e Kosovës. Kjo përgjegjësi as nuk fshihet e as nuk harrohet.”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së.

    Abdixhiku ka thënë se për Mustafën do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

    “Sot mendjen e kemi te familja e Xhemës. Ne e kujtojmë në këtë përvjetor. Atyre u mungon përditë. Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl Mustafën.”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv

  • Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Në koncertin e reperit amerikan Don Toliver, mijëra njerëz u evakuuan pasi në mesin e turmës u lirua një substancë e panjohur.

    Si pasojë, 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme me sytë dhe sistemin respirator, ndërsa njërit prej tyre iu desh të merrte trajtim në spital.

    Incidenti ndodhi në arenën Co-op Live, rreth orës 22:00, sipas kohës lokale.

    Njëra nga pjesëmarrëset, Yewande Famutimi, tha për CNN se kishte ndier djegie në fyt teksa po kërcente, pas lirimit të substancës, transmeton Klankosova.tv

    “Ishte shumë e frikshme… Ne kishim vështirësi në frymëmarrje dhe po kolliteshim shumë”, u shpreh ajo.

    Sipas CNN, ky incident ka rikthyer traumën e sulmit të vitit 2017 në koncertin e Ariana Grandes në Angli, ku një person vrau 22 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, përmes një bombe.

    Policia lokale thotë se fillimisht substanca besohej të ishte gaz lotsjellës, por në një deklaratë të mëvonshme iu referua asaj si një substancë e panjohur.

    Një tjetër pjesëmarrës, Usman Asghar, u shpreh se në sallën me kapacitet prej 25 mijë personash u krijua kaos.

    Ai tregoi se sigurimi nuk kishte përdorur detektorë metali gjatë kontrolleve dhe se nuk kishte kontrolluar as çantën e bashkëshortes së tij.

    Pak kohë pas incidentit, Co-op Live publikoi në faqen e saj në rrjetin social X përditësimet e policisë lokale. /Klankosova.tv

  • Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Onkologu pediatrik nga Armenia, Gevorg Tamamyan, ka shpallur kandidaturën e tij për drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Mes shtatë kandidatëve të tjerë, 39-vjeçari Tamamyan është më i riu në garë.

    Ata propozohen nga vendet pjesëmarrëse në organizatë, ndërsa ky i fundit është propozuar nga Botsvana.

    Tamamyan është i vetmi që nuk ka mbajtur më parë një pozicion në Kombet e Bashkuara.

    Ai e konsideron veten si një person që mund të sjellë një perspektivë të re dhe beson se kjo perspektivë do të ketë rëndësi të veçantë, pasi ndonjëherë njerëzit që punojnë në organizata të tilla e kanë të vështirë të dallojnë mangësitë e tyre, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Mjeku thotë se gjatë jetës ekzistojnë mundësi të ndryshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe se OBSh-ja ka pikërisht mjetet e duhura për ta bërë këtë të mundur.

    Ai garon me sloganin: “Gjeografia nuk duhet të vendosë se kush jeton.”

    “Njeriu është njeri. Nuk ka rëndësi se nga vjen”, u shpreh ai. /Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do të procedohet në Kuvend, nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

    Në deklarimin për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Çitaku ka thënë se ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit në këtë ligj dhe sipas saj, pritet që drafti i parë të pranohet sot.

    “Dua të ju njoftoj se brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme se kjo nismë gëzon unitetin e plot politik dhe qytetar. Kjo nismë nuk ëshë vetëm e PDK-së, por kjo nismë ka vulën e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Çitaku.

    Çitaku ka shtuar se do të jenë të hapur brenda punës që do të bëhet brenda komisioneve përkatese në legjislativin e vendit.

    Ajo ka përsëritur se kjo nismë ligjore do të jetë vetëm njëra nga elementët që do të përdoret për betejen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Synimi ynë është që shumë shpejt, brenda një afati sa më të shpejt, tky ligj të kalojë në të dy leximet.”, ka thënë ajo.

     Ajo ka shtuar se PDK-ja dhe VV-ja janë kundërshtare politike dhe kanë mospajtime të thella ndërmjet vete, por sipas saj, këto dy parti i bashkon vlera e UÇK-së. /Klankosova.tv

  • Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

    Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

    Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte zbatimi i prioriteteve të përcaktuara në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2026, si dhe reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

    Ai ka theksuar se këto reforma duhet të avancohen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë financiar.

    “Prioritizimi i zbatimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2026 dhe reformave që lidhen me Planin e Rritjes, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë si politikisht, ashtu edhe financiarisht, ishte një nga temat kryesore që diskutova sot me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Schuebel.

    Ambasadori evropian ka bërë të ditur se gjatë takimit ka ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e këtij komisioni, përfshirë ekspertizën e nevojshme në avancimin e reformave.

    “Kam ofruar mbështetjen e BE-së për punën dhe ekspertizën e tyre në avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

    Schuebel ka përfunduar postimin e tij me mesazhin se Bashkimi Evropian mbetet pranë Kosovës në procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/