Author: Momenti

  • Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, me ç’rast me bashkëpuntorë ka bërë homazhe në nderim të figurës së tij.

    Abdixhiku ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e Mustafës.

    “Hero e patriot ishte Xhema. Për mënyrën si jetoi. Për guximin që pati të fliste në emër të një populli të pushtuar dhe për jetën që ia kushtoi lirisë së Kosovës. Xhema ishte gazetar e redaktor kulture në “Rilindja”. U bë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova. Bashkë me të punoi për ta organizuar qëndresën paqësore të shqiptarëve të Kosovës. Si zëdhënës i Presidentit, i tregoi botës çfarë po ndodhte këtu dhe, në prag të ndërhyrjes së NATO-s, përcolli thirrjen e Kosovës për ndihmë. Ai ishte ura e komunikimit tonë me botë.”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka thënë se gjatë luftës, Mustafa qëndroi në Prishtinë.

    “Nga banesa e tij në Dardani shkroi “Një lutje për Prishtinën”. Aty na la dëshminë e luftës, ashtu siç e përjetoi një njeri që e donte qytetin e vet. Mu para asaj banese u vra 26 vjet më parë, në Kosovën e lirë për të cilën kishte punuar një jetë. Një intelektual i vrarë në Kosovën e lirë! Kosovën e tij, mu në vitin 2000. U vra sepse ishte LDK. Ky ishte ‘mëkati i tij’. Familja Mustafa, si të tjera familje të Kosovës, kanë të drejtë të dijnë kush ua vrau babën, bashkëshortin, vëllaun dhe pse. Pse vritet një patriot? Pas 26 vjetësh, këtë përgjigje ende ua kemi borxh. Dhe përgjegjësinë për ta dhënë e ka Republika e Kosovës. Kjo përgjegjësi as nuk fshihet e as nuk harrohet.”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së.

    Abdixhiku ka thënë se për Mustafën do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

    “Sot mendjen e kemi te familja e Xhemës. Ne e kujtojmë në këtë përvjetor. Atyre u mungon përditë. Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl Mustafën.”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv

  • Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

    Në koncertin e reperit amerikan Don Toliver, mijëra njerëz u evakuuan pasi në mesin e turmës u lirua një substancë e panjohur.

    Si pasojë, 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme me sytë dhe sistemin respirator, ndërsa njërit prej tyre iu desh të merrte trajtim në spital.

    Incidenti ndodhi në arenën Co-op Live, rreth orës 22:00, sipas kohës lokale.

    Njëra nga pjesëmarrëset, Yewande Famutimi, tha për CNN se kishte ndier djegie në fyt teksa po kërcente, pas lirimit të substancës, transmeton Klankosova.tv

    “Ishte shumë e frikshme… Ne kishim vështirësi në frymëmarrje dhe po kolliteshim shumë”, u shpreh ajo.

    Sipas CNN, ky incident ka rikthyer traumën e sulmit të vitit 2017 në koncertin e Ariana Grandes në Angli, ku një person vrau 22 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, përmes një bombe.

    Policia lokale thotë se fillimisht substanca besohej të ishte gaz lotsjellës, por në një deklaratë të mëvonshme iu referua asaj si një substancë e panjohur.

    Një tjetër pjesëmarrës, Usman Asghar, u shpreh se në sallën me kapacitet prej 25 mijë personash u krijua kaos.

    Ai tregoi se sigurimi nuk kishte përdorur detektorë metali gjatë kontrolleve dhe se nuk kishte kontrolluar as çantën e bashkëshortes së tij.

    Pak kohë pas incidentit, Co-op Live publikoi në faqen e saj në rrjetin social X përditësimet e policisë lokale. /Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do të procedohet në Kuvend, nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

    Në deklarimin për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Çitaku ka thënë se ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit në këtë ligj dhe sipas saj, pritet që drafti i parë të pranohet sot.

    “Dua të ju njoftoj se brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme se kjo nismë gëzon unitetin e plot politik dhe qytetar. Kjo nismë nuk ëshë vetëm e PDK-së, por kjo nismë ka vulën e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Çitaku.

    Çitaku ka shtuar se do të jenë të hapur brenda punës që do të bëhet brenda komisioneve përkatese në legjislativin e vendit.

    Ajo ka përsëritur se kjo nismë ligjore do të jetë vetëm njëra nga elementët që do të përdoret për betejen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Synimi ynë është që shumë shpejt, brenda një afati sa më të shpejt, tky ligj të kalojë në të dy leximet.”, ka thënë ajo.

     Ajo ka shtuar se PDK-ja dhe VV-ja janë kundërshtare politike dhe kanë mospajtime të thella ndërmjet vete, por sipas saj, këto dy parti i bashkon vlera e UÇK-së. /Klankosova.tv

  • Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

    Onkologu pediatrik nga Armenia, Gevorg Tamamyan, ka shpallur kandidaturën e tij për drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Mes shtatë kandidatëve të tjerë, 39-vjeçari Tamamyan është më i riu në garë.

    Ata propozohen nga vendet pjesëmarrëse në organizatë, ndërsa ky i fundit është propozuar nga Botsvana.

    Tamamyan është i vetmi që nuk ka mbajtur më parë një pozicion në Kombet e Bashkuara.

    Ai e konsideron veten si një person që mund të sjellë një perspektivë të re dhe beson se kjo perspektivë do të ketë rëndësi të veçantë, pasi ndonjëherë njerëzit që punojnë në organizata të tilla e kanë të vështirë të dallojnë mangësitë e tyre, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Mjeku thotë se gjatë jetës ekzistojnë mundësi të ndryshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe se OBSh-ja ka pikërisht mjetet e duhura për ta bërë këtë të mundur.

    Ai garon me sloganin: “Gjeografia nuk duhet të vendosë se kush jeton.”

    “Njeriu është njeri. Nuk ka rëndësi se nga vjen”, u shpreh ai. /Klankosova.tv

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mashtroi qytetarët e Gjilanit përmes pretendimit se vuante nga leukemia

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mashtroi qytetarët e Gjilanit përmes pretendimit se vuante nga leukemia

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E. A. i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale mashtrimi.

    Në njoftim për media thuhet se sipas kërkesës së prokurorisë nga data 09.11.2026 e deri me datë 21.11.2026, i pandehuri E. A., me dashje dhe në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit, i sjell në lajthim personat tjerë, në atë mënyrë që ka sajuar situatën se kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të rremë nga spitali “Acibadem Altzunizade” në Stamboll të Turqisë, me arsyetimin se do ti nënshtrohet trajtimit lidhur me sëmundjen.

    “E më pas përmes hapjes së ‘GoFound’ dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, arrin të grumbullojë shumën prej 162.522 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e njëzet e dy) euro, në rrjetin “GoFound”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8 (njëzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e tetë cent), me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtë euro e tetë cent) duke krijuar dobi pasurore për vete”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm ka vlerësuar se qëndrojnë 2 arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, ndërsa masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

  • Shefi i NATO-s: Po përballemi me rreziqe të mëdha

    Shefi i NATO-s: Po përballemi me rreziqe të mëdha

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar për rreziqet në rritje ndaj sigurisë së vendeve anëtare, duke theksuar se Rusia po vazhdon të fuqizojë industrinë e saj ushtarake, pavarësisht luftës në Ukrainë.

    Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte u bëri thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin investimet në mbrojtje dhe të përgatiten për kërcënimet e ardhshme.

    “Po përballemi me rreziqe të mëdha. E dimë se makineria e luftës e Rusisë aktualisht po funksionon me kapacitet të plotë”, deklaroi Rutte.

    Ai paralajmëroi se ekonomia ruse e luftës po vazhdon të zgjerohet dhe se ky proces nuk do të ndalet domosdoshmërisht edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

    “Ekonomia e saj e luftës vazhdon të rritet dhe nuk do të ndalet kur lufta kundër Ukrainës, shpresojmë, të përfundojë një ditë”, theksoi kreu i NATO-s.

    Sipas tij, kërcënimet e sigurisë prekin të gjitha vendet anëtare të Aleancës, prandaj ato duhet të veprojnë përpara se rreziqet të përshkallëzohen.

    “Të gjithë jemi objektiv dhe të gjithë jemi të prekur. Duhet të jemi një hap përpara rrezikut”, u shpreh Rutte.

    Ai kërkoi nga shtetet anëtare të paraqesin plane të besueshme për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe sigurimin e investimeve afatgjata në mbrojtje.

    “Mbështetem te secili prej jush për të ndërtuar mbështetjen politike dhe publike për përshpejtimin e investimeve në mbrojtje dhe për ruajtjen e tyre në planin afatgjatë”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. /Telegrafi/

  • Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

    Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

    Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte zbatimi i prioriteteve të përcaktuara në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2026, si dhe reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

    Ai ka theksuar se këto reforma duhet të avancohen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë financiar.

    “Prioritizimi i zbatimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2026 dhe reformave që lidhen me Planin e Rritjes, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë si politikisht, ashtu edhe financiarisht, ishte një nga temat kryesore që diskutova sot me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Schuebel.

    Ambasadori evropian ka bërë të ditur se gjatë takimit ka ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e këtij komisioni, përfshirë ekspertizën e nevojshme në avancimin e reformave.

    “Kam ofruar mbështetjen e BE-së për punën dhe ekspertizën e tyre në avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

    Schuebel ka përfunduar postimin e tij me mesazhin se Bashkimi Evropian mbetet pranë Kosovës në procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/

  • ​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

    ​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

    Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet bashkërisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se investimet në ura nuk janë përqendruar vetëm mbi lumin Ibër, por edhe mbi lumin Sitnica.

    “Me rastin e vendosjes së gurthemelit këtu për një renovim të thellë, sa mund ta quajmë një rindërtim të urës mbi Sitnicë, nuk po ndërtojmë ura vetëm mbi Ibër, por edhe mbi Sitnicë. Vitin e kaluar u ndërtuan dy ura të reja mbi Ibër, njëra ka qenë edhe për këmbësorë edhe për vetura, tjetra vetëm për këmbësorë. Ura e tretë është në ndërtim e sipër, që do të thotë se së shpejti do të vijmë edhe për atë punë, për urën e tretë, për përurim. Por sot vendosëm gurthemelin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë të gjithmbarshme prej 700 mijë eurosh, ku kanë kontribuar së bashku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës. Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht më shumë, më shpejt e më shpesh aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, tha Kurti.

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se ura mbi Sitnicë është një nga pamjet e para që i shohin qytetarët dhe vizitorët gjatë hyrjes në qytet.

    “Sot, edhe në inaugurimin ose fillimin e punimeve të një projekti shumë të rëndësishëm, pamja e parë që qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë mysafirët që vijnë në Mitrovicë, shumica dërrmuese e tyre gjatë hyrjes kryesore e kanë urën mbi lumin Sitnica, e cila do të ketë një pamje të re, imazh të ri. Falënderojmë Qeverinë për përkrahjen në këtë rast, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka mundësuar që përmes këtij bashkëfinancimi të futemi në një projekt të tillë. Mitrovica, si qytet i urave, po demonstron që jo vetëm ndërton e restauron ura, por jemi çdoherë të gatshëm për ura të bashkëpunimit me të gjitha institucionet”, tha Peci.

    Në anën tjetër, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vlerësoi projektin si një nga investimet e përbashkëta që pritet të realizohen përmes bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

    “Po, kemi mundësi tash edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, të bashkëpunojmë. Më herët kemi bashkëpunuar në Qeveri, tash po bashkëpunojmë prej nivelit qendror me nivelin lokal. Ky është veç një projekt i shumë projekteve tona të përbashkëta që do t’i kemi nga tash e tutje. Projekti filloi sot dhe përfundon diku në shkurt. Unë jam i bindur se kur vijmë me kryeministrin në përmbylljen e punëve këtu, do të fillojnë edhe punët e tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, tha Krasniqi.

    Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, ndërsa ura e tretë është ende në ndërtim. Me projektin e ri mbi Sitnicë, vazhdojnë investimet në infrastrukturën e urave në qytet. /kp/

  • Pas protestës për ndërprerjet e rrymës në Prizren, KEDS pret në takim përfaqësuesit e Bashkësive Lokale

    Pas protestës për ndërprerjet e rrymës në Prizren, KEDS pret në takim përfaqësuesit e Bashkësive Lokale

    Pas protestës për ndërprerjet e rrymës në Prizren, KEDS pret në takim përfaqësuesit e Bashkësive Lokale

    Pas protestës së mbajtur sot para zyrave të KEDS-it në Prizren, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, përfaqësuesit e Bashkësive Lokale janë pritur në takim nga zyrtarët e kësaj kompanie.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka bërë të ditur se takimi ka qenë i frytshëm dhe konstruktiv.

    Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për problemet me furnizimin me energji elektrike në zonat që përfaqësohen nga kryetarët e Bashkësive Lokale, të cilët sot protestuan duke kërkuar zgjidhje për ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës.

    Adlumi ka bërë të ditur se palët janë dakorduar që komunikimi të vazhdojë përmes përfaqësuesve të Bashkësive Lokale, të cilët do të shërbejnë si urë lidhëse mes banorëve dhe KEDS-it në Prizren.

    Po ashtu, KEDS ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për problemet e ngritura.

    Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi më herët për protestën e qytetarëve para zyrave të KEDS-it në Prizren, të cilët kundërshtuan ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike dhe kërkuan furnizim të rregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Shikojeni si e montuan”, AAK shpërndan një video ku akuzon VV’në për propagandë

    “Shikojeni si e montuan”, AAK shpërndan një video ku akuzon VV’në për propagandë

    “Shikojeni si e montuan”, AAK shpërndan një video ku akuzon VV’në për propagandë

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar pushtetin se po përdor propagandën si mjetin kryesor për të mbuluar, sipas saj, mungesën e rezultateve në qeverisje.

    Përmes një postimi në Facebook, AAK ka pretenduar se kjo propagandë po shpërndahet përmes montazheve amatore në faqe të ndryshme të rrjeteve sociale.

    Partia ka publikuar edhe një video, për të cilën pretendon se paraqitja e nënkryetarit të parë të AAK-së dhe shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, është montuar.

    Sipas AAK-së, në seancën e fundit Tahiri kishte kërkuar që Qeveria ta ndryshojë strategjinë për investimet në sektorin e energjisë.

    Aleanca ka bërë të ditur se kërkesa e saj është që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit të quajtur “The Energy Case of Kosova”, me qëllim të kthimit të burimeve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve energjetike të vendit.

    Në reagimin e saj, AAK ka kritikuar qeverisjen gjatë gjashtë viteve të fundit, duke pretenduar se pushteti nuk ka arritur t’ua përmirësojë jetën qytetarëve.

    “Kur mjeti më i fortë mbetet propaganda, atëherë pushteti veç po tregon që është i dorëzuar pranë gjendjes reale”, thuhet në reagimin e tyre.

    Burimi: Insajderi