Author: Momenti

  • Si ta bëni gatimin më të shijshëm me melmesat e duhura?

    Si ta bëni gatimin më të shijshëm me melmesat e duhura?

    A ju ka ndodhur të përgatisni të njëjtin ushqim, por një herë të ketë shije krejtësisht tjetër? Shpesh, sekreti qëndron te melmesat. Ato janë ndër përbërësit që bëjnë dallimin në kuzhinë, duke i dhënë çdo gatimi aromë, karakter dhe shije më të pasur.

    Nga supat dhe gjellët tradicionale, deri te mishi, perimet dhe ushqimet e përditshme, përdorimi i duhur i melmesave mund ta bëjë çdo recetë më interesante.

    Ja pesë melmesa që mund t’i përdorni në gatimet tuaja të përditshme.

    1. Piperi i zi – për më shumë aromë dhe shije

    Piperi i zi është një nga melmesat më të përdorura në kuzhinë. Mund ta shtoni në supa, mish, sallata, salca dhe pothuajse në çdo gatim që kërkon pak më shumë intensitet shijeje. Një sasi e vogël mjafton për t’i dhënë ushqimit karakter.

    2. Paprika – ngjyrë dhe shije në çdo pjatë

    Paprika është zgjedhje e përshtatshme për gatimet me mish, patate, perime dhe gjellë të ndryshme. Ajo i jep ushqimit një ngjyrë tërheqëse dhe një shije karakteristike. Mund ta përdorni gjatë përgatitjes së marinadave apo direkt në tigan dhe tepsi.

    3. Rigoni – aroma që i përshtatet shumë recetave

    Nëse përgatisni pica, pasta, sallata apo ushqime me perime, rigoni është një nga melmesat që ia vlen ta keni gjithmonë në kuzhinë. Aroma e tij karakteristike plotëson shumë mirë gatimet mesdhetare dhe kombinimet me domate e djathë.

    4. Hudhra e thatë – praktike për gatime të ndryshme

    Hudhra e thatë është një alternativë praktike për t’i dhënë ushqimit aromën karakteristike të hudhrës. Përdoret në marinada për mish, patate të pjekura, salca dhe supa. Përparësia e saj është se mund të ruhet lehtë dhe të përdoret sipas nevojës.

    5. Curry – për kombinime me shije të veçantë

    Për ata që dëshirojnë të provojnë shije të reja, curry është një kombinim melmesash që i jep ushqimit aromë dhe karakter të veçantë. Përdoret veçanërisht në gatimet me pulë, oriz, perime dhe salca kremoze.

    Si t’i ruani melmesat që ta mbajnë aromën?

    Përveç përzgjedhjes së melmesave, rëndësi ka edhe mënyra e ruajtjes së tyre.

    • Mbajini në kavanoza ose ambalazhe të mbyllura mirë.
    • Ruajini në vende të thata, larg lagështisë.
    • Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit dhe nxehtësisë.
    • Përdorni lugë të thatë gjatë marrjes së tyre.

    Sekreti i një gatimi të mirë fillon me përbërësit e duhur

    Nuk është gjithmonë e nevojshme të provoni receta të komplikuara për të përgatitur diçka të shijshme. Ndonjëherë, mjafton kombinimi i duhur i përbërësve dhe melmesave për ta kthyer një gatim të zakonshëm në një pjatë që e shijon e gjithë familja.

    Sepse shija e mirë fillon nga detajet e vogla.

  • Shqiptarët në Norvegji përfshihen në propozimet pwr integrim nga Partia e Progresit

    Shqiptarët në Norvegji përfshihen në propozimet pwr integrim nga Partia e Progresit

    Shqiptarët që jetojnë në Norvegji janë përfshirë në kategorinë e emigrantëve “joperëndimorë”, të cilën Partia e Progresit (FrP) e përdor në propozimet e saj politike për emigracionin dhe integrimin.

    Sipas mediumit norvegjez Utrop, kjo parti ka propozuar vendosjen e një kontrate të detyrueshme integrimi për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat që bashkohen me familjarët e tyre në Norvegji, duke iu referuar veçanërisht emigrantëve nga vendet joperëndimore.

    I pyetur se cilat shtete përfshihen në këtë kategori, deputeti i FrP-së, Erlend Wiborg, përmendi grupin e tretë të vendeve sipas klasifikimit të Statistikave të Norvegjisë (SSB), ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, krahas Ukrainës, Rusisë, Sirisë, Pakistanit, Brazilit dhe vendeve të tjera.

    Kjo nënkupton se edhe shqiptarët që jetojnë në Norvegji përfshihen në këtë klasifikim, pavarësisht se termi “joperëndimor” nuk ka një përkufizim të qartë dhe zyrtar në statistikat aktuale norvegjeze, transmeton Telegrafi.

    SSB ka sqaruar se që nga viti 2008 nuk përdor më zyrtarisht ndarjen e vendeve në perëndimore dhe joperëndimore, pasi këto terma mund të krijojnë paqartësi dhe nuk përcaktojnë saktësisht kufijtë gjeografikë apo kulturorë.

    Ndërkohë, FrP e arsyeton propozimin e saj me nevojën për të forcuar integrimin dhe për të luftuar dukuri si kontrolli negativ social dhe dhuna e lidhur me nderin familjar.

    Propozimi për kontratën e detyrueshme të integrimit u shqyrtua në Parlamentin norvegjez më 10 nëntor, por nuk mori mbështetjen e shumicës dhe u rrëzua. /Telegrafi/

  • “Dimri po vjen dhe kemi nevojë për ju”, Zelensky kërkon ndihmë nga NATO

    “Dimri po vjen dhe kemi nevojë për ju”, Zelensky kërkon ndihmë nga NATO

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar NATO-n për sfidat që e presin Ukrainën gjatë muajve të dimrit, duke kërkuar mbështetje shtesë për forcimin e mbrojtjes ajrore.

    Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje virtuale Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për sistemet amerikane Patriot.

    “Ndërsa përgatitemi për këtë dimër, padyshim që kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Prioriteti ynë numër një është mbrojtja ajrore. Na duhen sisteme Patriot”, deklaroi Zelensky.

    Ai shtoi se sa më e fuqishme të jetë mbrojtja ajrore ukrainase, aq më të vogla do të jenë mundësitë e Rusisë për ta dobësuar atë.

    Presidenti ukrainas foli gjithashtu për mundësinë e negociatave trepalëshe ndërmjet Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke shprehur shpresën që ato të zhvillohen sa më shpejt.

    Deklaratat vijnë pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump synon arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës deri në janar.

    “Duhet të shkojmë në këtë takim me një agjendë të qartë, të dakorduar nga të gjithë ne. Përgatitja e fortë dhe e përbashkët do të sjellë rezultate të forta”, theksoi Zelensky.

    Thirrja e tij vjen në një kohë kur Ukraina po përgatitet për muajt e ftohtë, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për vendin. /Telegrafi/

  • Nuk e duan në Mynih, Bayerni merr vendimin për yllin e Real Madridit

    Nuk e duan në Mynih, Bayerni merr vendimin për yllin e Real Madridit

    Nuk e duan në Mynih, Bayerni merr vendimin për yllin e Real Madridit

    Bayern Munichu ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me mundësinë e transferimit të Trent Alexander-Arnoldit nga Real Madridi, duke hequr dorë nga ideja për ta sjellë mbrojtësin anglez në Bundesligë.

    Kampioni gjerman nuk planifikon të bëjë ofertë për 28-vjeçarin, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij në klubin madrilen.

    Sipas mediumit “TEAMtalk”, raportimet janë konfirmuar edhe nga gazetari gjerman Christian Falk, i cili ka bërë të ditur se drejtuesit e Bayernit nuk janë të interesuar për shërbimet e futbollistit.

    Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2025, por deri më tani nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.

    Sipas Falkut, mbrojtësi anglez nuk përputhet plotësisht me profilin e futbollistit që kërkon trajneri Vincent Kompany për krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Ndërkohë, Bayerni po shqyrton alternativa të tjera për këtë pozitë, ku në listën e klubit gjendet edhe futbollisti Givairo Read.

    Kështu, kalimi i Alexander-Arnoldit në Bundesligë duket gjithnjë e më pak i mundshëm, ndërsa edhe një rikthim i tij te Liverpooli konsiderohet opsion i vështirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • PDK-ja pritet ta procedojë këtë javë nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

    PDK-ja pritet ta procedojë këtë javë nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

    “Tashmë kjo nismë nuk është vetëm e Partisë Demokratike të Kosovës. Tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.

    Ajo shtoi se mund të ketë ndryshime në draft, pas rekomandimeve të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, por qëllimi i ligjit mbetet i njëjtë: “Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë, sigurimi i një procesi të drejtë e të barabartë, transparenca, llogaridhënia dhe mbikëqyrja”.

    Burimi: RTKLive

  • Dy seanca plenare të enjten, Haxhiu: Kemi kërkuar opinion për Ligjin për Specialen

    Dy seanca plenare të enjten, Haxhiu: Kemi kërkuar opinion për Ligjin për Specialen

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten, më 26 nëntor. Seanca e parë do të nisë në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 13:00, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • “S'e kemi ditur çfarë bënte”, familjarët e Endrit Azemit flasin për herë të parë për Klanin

    “S’e kemi ditur çfarë bënte”, familjarët e Endrit Azemit flasin për herë të parë për Klanin

    “S'e kemi ditur çfarë bënte”, familjarët e Endrit Azemit flasin për herë të parë për Klanin

    Familjarët e Endrit Azemit, janë distancuar nga rasti për të cilin djali i tyre dyshohet se mashtroi qytetarët, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur afro 190 mijë euro donacione.

    Në një prononcim për Klan Kosova, familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për synimin e tij dhe se fillimisht as vetë nuk kanë besuar se mund të bëhej fjalë për mashtrim.

    Sipas tyre, Endriti kishte qëndruar në Turqi që nga fillimi i nëntorit, ndërsa ishte kthyer në Kosovë gjatë fundjavës.

    Ata kanë treguar se dyshimet e para u lindën pasi ai u ndalua në kufi dhe më pas i kontaktoi familjarët, raporton Klankosova.tv

    Për Klanin, ata shprehën mirëkuptim për qytetarët që kanë kontribuar financiarisht, duke thënë se e kuptojnë shqetësimin e tyre.

    Po ashtu, kanë bërë të ditur se po përballen me kërcënime, si në adresën e tyre të banimit, ashtu edhe përmes rrjeteve sociale. /Klankosova.tv

  • Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

    Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

    Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e re lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara do të procedohet brenda kësaj jave.

    Ajo ka thënë se çështja ka pasur pengesa procedurale dhe jo përmbajtësore, transmeton Klankosova.tv

    Haxhiu ka paralajmëruar se këto çështje procedurale pritet të tejkalohen dhe se do të ketë një draft të ri lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, të cilin ajo e cilësoi si të padrejtë.

    “Sa i përket Ligjit për Specialen, ne si Kryesi e Kuvendit kërkuam një opinion, raport lidhur me veprimet e radhës, sepse sipas Rregullores, Komisioni përkatës i ka katër javë për ta proceduar raportin në seancën plenare. Nga Drejtoria Ligjore kemi kërkuar se çfarë ndodh në rrethanat kur ky afat kalohet.

    Sipas informacioneve që kam, një nismë e re do të procedohet brenda kësaj jave. Më duhet të theksoj se nuk kemi pasur një problem përmbajtësor, çështjet kanë qenë komplet procedurale. Ato besoj se tashmë do të tejkalohen dhe do të ketë një draft të ri lidhur me çështjen e vendimit të padrejtë të Speciales”, ka deklaruar Haxhiu. /Klankosova.tv

  • Ligjvënësit mblidhen të enjten në dy seanca

    Ligjvënësit mblidhen të enjten në dy seanca

    Ligjvënësit mblidhen të enjten në dy seanca

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish këtë të enjte, në dy seanca plenare.

    Nga ora 10:00, do të jetë vazhdimi i pikave të rendit të ditës nga seanca e kaluar.

    Derisa, nga ora 13:00, do të mbahet seancë e re plenare.

    Kjo është caktuar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur sot, e ku është vendosur për agjendën parlamentare.

    Sipas kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në mesin e pikave që do të shqyrtohen në seancën e paradites të së enjtes do të jetë rezoluta për interpelancën e minsitrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ajo për çështjen e energjisë elektrike.

    Ndërkohë, si pikë e rendit të ditës është paraparë të jetë edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

    Gjithashtu, janë edhe disa pika tjera të rendit të ditës, që do të diskutohen dhe shqyrtohen në seancat e caktuara për të enjten e kësaj jave. /Klankosova.tv

  • “Shattered Bob”, prerja e shkurtër që po bëhet trendi i flokëve këtë vjeshtë

    “Shattered Bob”, prerja e shkurtër që po bëhet trendi i flokëve këtë vjeshtë

    Prerja bob vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara të flokëve, por këtë vjeshtë vjen në një version më të çrregullt, natyral dhe me më shumë lëvizje.

    “Shattered Bob” është emri i trendit të ri që po shihet gjithnjë e më shumë te personazhet e famshëm dhe në pasarelat e modës.

    Ndryshe nga prerja klasike bob, ky model karakterizohet nga majat lehtësisht të çrregullta, shtresat e buta dhe pamja jo shumë e kuruar.

    Gjatësia varion nga nofulla deri te shpatullat, ndërsa qëllimi është që flokët të duken të rregulluar, por pa krijuar përshtypjen se janë stiluar për një kohë të gjatë.

    Stilistët Stephen Buller dhe Anita Rice shpjegojnë se sekreti i kësaj prerjeje qëndron te lëvizja natyrale.

    Shtresat e lehta dhe pjesa e përparme më e plotë i japin flokëve formë, pa i bërë të duken të ngurtë apo tepër të përpunuar.

    “Shattered Bob” funksionon veçanërisht mirë me flokë të valëzuar dhe kaçurrela, pasi thekson strukturën e tyre natyrale.

    Për ta realizuar, rekomandohet t’i kërkoni stilistes maja lehtësisht të shkallëzuara dhe shtresa që krijojnë më shumë volum e lëvizje.

    Sa i përket stilimit, ky model nuk kërkon shumë përpjekje. Mjafton një sasi e vogël shkume ose kremi teksturues për të theksuar ndarjet dhe për t’i dhënë flokëve një pamje më të gjallë.

    Pikërisht kombinimi i elegancës me thjeshtësinë e ka kthyer këtë prerje në një nga tendencat më interesante të sezonit. /Telegrafi/