Author: Momenti

  • Sulejmani, BDI-së: Rezultatet nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa të tjera në pritje

    Sulejmani, BDI-së: Rezultatet nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa të tjera në pritje

    Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë në ndarjen e bursave për vitin shkollor 2026/2027.

    Ai thotë se bursat ndahen sipas kritereve të përcaktuara dhe jo mbi baza etnike apo politike.

    Sulejmani thekson se deri më tani janë publikuar rezultatet për katër kategori, ndërsa pritet të shpallen edhe 2.470 bursa të tjera për mbështetje sociale dhe nxënësit në paralele duale.

    “Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre”, deklaroi Sulejmani.

    Ai shtoi se është i hapur për publikimin e të dhënave mbi numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale.

    “Nuk mund të nxirren përfundime për një proces të tërë përderisa rezultatet e të gjitha kategorive ende nuk janë publikuar”, theksoi zëvendësministri./Telegrafi/

  • Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie

    Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq ka komentuar shumicën e Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë dhe ka paralajmëruarse, në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij, një milion njerëz do të dilnin në rrugë.

    Duke folur për Listën Studentore, e cila ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë keq dikujt që e urrejnë”, si dhe se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij do të nisë grevë urie, gjë që, sipas tij, do të bëjë që një milion njerëz të dalin në rrugë, shkruan gazeta serbe, Blic.

    Vuçiq zbuloi gjithashtu se dje ka marrë një kërcënim me vdekje nga klani i “Vraçarit”, më shumë rreth kësaj në një lajm të veçantë.
    “Çfarë do të bëni me një milion njerëz në rrugë?”

    “E çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) dhe Boshko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, tha Vuçiq.

    Burimi: Insajderi

  • Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

    Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

    Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

    Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk është sjellë ende në Kuvend.

    Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se kjo nismë ligjore nuk pritet të jetë as në seancën e radhës, e as në vazhdimin e pikave të rendit të ditës.

    Por, sipas tij, Ligji që ishte për Specialen nuk do të vijë i njëjtë, por një nismë e re.

    “Atë që e kuptova nga diskutimi, që grupi punues i përbërë nga partitë politike do të bëjë punën e vet dhe do të vije bukur shpejt. Ligji i cili ishte për votim, respektivisht dekreti i presidentes nuk do të vijë në votim, do të vijë një ligj i ri, dhe kërkesa e Aleancës është një, sjelleni sa më shpejt ligjin”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, hyj në grevë urie – një milion njerëz dalin në rrugë

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, hyj në grevë urie – një milion njerëz dalin në rrugë

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, hyj në grevë urie – një milion njerëz dalin në rrugë

    Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj shumicës së Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa paralajmëroi se nëse dikush tenton ta arrestojë, do të nisë grevë urie.

    Sipas tij, një veprim i tillë do të nxiste reagimin e një numri të madh qytetarësh, duke pretenduar se një milion njerëz do të dilnin në rrugë.

    Duke komentuar Listën Studentore, ai tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë keq dikujt që e urrejnë”.

    Vuçiq bëri të ditur gjithashtu se kishte marrë një kërcënim me vdekje nga klani i “Vraçarit”.

    “E çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) dhe Boshko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, deklaroi Vuçiq, shkruan gazeta serbe “Blic”. /Klankosova.tv

  • Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze

    Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze

    Tharja e rrobave në një apartament të vogël është shpesh një bezdi e vërtetë . Rafti zë hapësirë të çmuar, rrobat e lagura presin me ditë të tëra për t’u tharë dhe lagështia përhapet në të gjithë dhomën.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka rëndësi se ku e vendosni tharësen, dhe një dhomë në veçanti është një zgjedhje e keqe.

    Dhoma e gjumit konsiderohet si një nga vendet më të pafavorshme për tharjen e rrobave, veçanërisht nëse është e vogël dhe nuk ka ventilim të mirë.

    Gjatë tharjes, rrobat e lagura lëshojnë lagështi që mbetet në ajër, dhe nëse dhoma nuk ka mundësinë e ventilimit të rregullt, me kalimin e kohës mund të krijohen kushte për zhvillimin e mykut dhe marimangave.

    Problemi nuk qëndron vetëm në erën e pakëndshme të lagështisë. Lagështia e shtuar mund të dëmtojë cilësinë e ajrit në dhomën ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës, por gjithashtu ndikon në cilësinë e gjumit dhe gjendjen e mureve, mobiljeve dhe tekstileve.

    Ku është vendi më i mirë për të tharë rrobat në një apartament të vogël?

    Nëse nuk keni një dhomë të veçantë për tharjen e rrobave, dhoma e ndenjes mund të jetë një zgjidhje më praktike, veçanërisht nëse është më e madhe dhe ka qarkullim të mirë të ajrit. Është mirë që raftin ta vendosni pranë dritares, me hapësirë të mjaftueshme rreth rrobave në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm. Nuk duhet të jetë pranë një muri ose radiatori.

    Banjoja është gjithashtu një nga mundësitë, por me kusht që të ketë një dritare ose një sistem efikas ventilimi. Përndryshe, lagështia tashmë e rritur pas dushit mund të ngadalësojë më tej tharjen e rrobave dhe të krijojë kushte të përshtatshme për shfaqjen e mykut, veçanërisht në nyje dhe mure.

    Kuzhina mund të shërbejë si një zgjidhje e përkohshme, por tharja e rrobave gjatë gatimit nuk është një ide e mirë. Avulli dhe aromat e ushqimit mund të bllokohen në pëlhurë, ndërsa lagështia shtesë e rëndon ajrin në dhomë.

    Një zakon mund të bëjë një ndryshim të madh

    Edhe korridori mund të jetë një vend i mirë për të tharë rrobat nëse nuk është i rrëmujshëm dhe nëse ekziston mundësia e qarkullimit të ajrit. Gjëja më e rëndësishme është të shmangni dhomat e vogla, të mbyllura dhe të mbushura me ujë, ku lagështia qëndron për një kohë të gjatë.

    Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të thani rrobat në dhomën e gjumit, hapni dritaret rregullisht dhe siguroni ajrosje. Është veçanërisht e rëndësishme të mos lini rroba të lagura për orë të tëra në një dhomë pa ajër të pastër.

    Problemi nuk është vetëm se sa shpejt do të thahen rrobat, por edhe çfarë lloj ajri thithni ndërsa flini.

  • Kurti: Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar përparim të rëndësishëm në 27 vjet

    Kurti: Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar përparim të rëndësishëm në 27 vjet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar përparimin dhe zhvillimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) gjatë 27 viteve të funksionimit, duke theksuar profesionalizimin e stafit, modernizimin e infrastrukturës dhe avancimin e programeve të rehabilitimit dhe risocializimit të personave të burgosur.

    Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtyre viteve SHKK-ja ka shënuar përparim të rëndësishëm në disa fusha, përfshirë avancimin e legjislacionit, forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e programeve profesionale, zhvillime të cilat, sipas tij, janë dëshmuar edhe përmes vlerësimeve pozitive ndërkombëtare.

    Ai ka theksuar se, ndonëse burgu është një institucion i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë, respektimi i të drejtave të njeriut duhet të mbetet parim i panegociueshëm.

    “Burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë, pa harruar asnjëherë që i burgosuri ose i paraburgosuri e humbet lirinë, por asnjëherë të drejtat, të cilat mbrohen e respektohen nga të gjithë, varësisht funksionit”, ka deklaruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka ritheksuar gjithashtu mbështetjen institucionale për Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke përmendur angazhimet për fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e kushteve të punës.

    Sipas tij, qindra zyrtarë të rinj i janë bashkuar SHKK-së, ndërsa një numër i konsiderueshëm i punonjësve kanë përfituar nga trajnimet dhe programet profesionale, si në vend ashtu edhe jashtë tij.

    Kurti ka veçuar edhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe risocializimit, si dhe mundësitë e krijuara për angazhimin e personave të dënuar në punë jashtë institucioneve korrektuese, përmes bashkëpunimit me kompani publike dhe private. /Telegrafi/

  • Manikyri i kuq i errët i Taylor Swift, ngjyra që do të dominojë thonjtë këtë dimër

    Manikyri i kuq i errët i Taylor Swift, ngjyra që do të dominojë thonjtë këtë dimër

    Taylor Swift ka prezantuar nuancën që pritet të jetë ndër më të kërkuarat këtë dimër: të kuqen e thellë.

    Këngëtarja u shfaq me thonj të shkurtër në ngjyrë vere gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve CMA, duke e kombinuar manikyrin me të tria veshjet e mbrëmjes.

    Sipas ekspertes së thonjve Vikki Swan, bëhet fjalë për një manikyr klasik bordo, me një nuancë të pasur dhe elegante, që nuk ka nevojë për zbukurime apo dizajne shtesë për të spikatur.

    Një tjetër detaj është përfundimi i tij me teksturë kremo-xhel, që ndërthur pamjen kremoze të manikyrit me butësinë dhe shkëlqimin e xhelit. Kjo i jep ngjyrës një efekt më të freskët dhe modern.

    Nuancat e errëta të së kuqes, si qershia e zezë, po bëhen gjithnjë e më të preferuara për sezonin e ftohtë.

    Përveç Taylor Swift, së fundmi edhe Jennifer Lopez dhe Anne Hathaway janë shfaqur me manikyrë në nuanca të ngjashme.

    Për ta rikrijuar këtë pamje, ekspertët sugjerojnë thonj të shkurtër, me formë të rrumbullakosur ose katrore të butë, dy shtresa të holla manikyri bordo dhe një shtresë përfundimtare për shkëlqim. /Telegrafi/


  • Tahiri: Kuvendi mban dy seanca të enjten, shtyhet interpelanca për Kurtin lidhur me dialogun strategjik Kosovë-SHBA

    Tahiri: Kuvendi mban dy seanca të enjten, shtyhet interpelanca për Kurtin lidhur me dialogun strategjik Kosovë-SHBA

    Tahiri: Kuvendi mban dy seanca të enjten, shtyhet interpelanca për Kurtin lidhur me dialogun strategjik Kosovë-SHBA

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës parlamentare do të mbahet të enjten, ndërsa pritet të trajtohen dy seanca me pika të ndryshme të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka njoftuar se interpelanca e kërkuar nga Aleanca për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me dështimin e dialogut strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shtyrë për seancën e radhës, pasi kryeministri Kurti nuk ndodhej në Kosovë këtë të enjte, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka theksuar se rikthimi i dialogut strategjik me SHBA-në është jetik për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e proceseve integruese dhe thellimin e marrëdhënieve me administratën amerikane.

    “Qytetarë të Kosovës, seanca e radhës do të jetë të enjten. Do të jenë dy seanca: një seancë po i them ashtu e pikave, dhe një tjetër me disa pika të reja. Ne si grup parlamentar, pra Aleanca, kemi pasur një interpelancë për kryeministrin Kurti, që ndërlidhet me kërkesën tonë për të diskutuar dështimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të enjte nuk ishte kryeministri Kurti në Kosovë dhe interpelanca u shty për seancën e radhës”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara duhet të jenë një prej prioriteteve kryesore shtetërore, duke paralajmëruar se mungesa e dialogut strategjik mund të ketë pasoja në proceset e rëndësishme për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në NATO, njohjet e reja dhe angazhimin e administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

    “Ne e shohim jetike forcimin e subjektivitetit të Kosovës, forcimin e institucioneve tona, në rrafshin e brendshëm, por në veçanti në rrafshin e jashtëm, ndërtimin dhe rikthimin e dialogut strategjik Kosovë-Amerikë. Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë, procesi integrues, në veçanti ai në NATO, procesi i njohjeve të reja, procesi i angazhimit të administratës Trump, mirëpo edhe marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, realisht do të jenë bukur problematike”, ka thënë ai.

    Tahiri ka bërë të ditur se interpelanca nuk ka të bëjë vetëm me kërkesën për rikthimin e dialogut strategjik, por edhe me nevojën për hartimin e një strategjie të mirëfilltë shtetërore për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tij, duke marrë parasysh zhvillimet e reja institucionale, përfshirë zgjedhjen e presidentes së re dhe funksionalizimin e Kuvendit, Kosova duhet të ketë një qasje të koordinuar dhe strategjike në raport me SHBA-në.

    “Andaj, kjo interpelancë nënkupton, në radhë të parë, kërkesën për një punë shumë më të madhe në raport me rikthimin e dialogut strategjik Kosovë-Amerikë, por në të njëjtën kohë edhe ndërtimin e një strategjie shtetërore, tanimë duke e pasur presidenten e re, parlamentin funksional, një strategji të mirëfilltë, të cilat do të reflektojnë në këto marrëdhënie”, ka deklaruar Tahiri.

    Një tjetër çështje që Tahiri ka bërë të ditur se është ngritur gjatë takimit, ka të bëjë me kërkesën për shkarkimin e Këshillit të Lartë për Përmirësimin e Shërbimit Civil.

    Ai ka kritikuar procedurën dhe qasjen e ndjekur në këtë çështje, duke theksuar se administrata shtetërore nuk mund të trajtohet sikur të përfaqësohej vetëm nga një anëtar.

    “Një çështje tjetër që e ngritëm në takim po ashtu ka të bëjë me kërkesën për shkarkimin e Këshillit të Lartë për Përmirësimin e Shërbimit Civil. Procedura është e gabuar, qasja është e gabuar. Administrata e shtetit nuk është me një anëtar”, ka theksuar Tahiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

    Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

    Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

    Video-loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” po tërheq vëmendjen e miliona lojtarëve në mbarë botën, por përmbajtja e saj ka ngritur shqetësime për ekspozimin e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj skenave të papërshtatshme për moshën e tyre.

    E njohur për dhunën dhe lirinë që u ofron lojtarëve për të kryer veprime kriminale në botën virtuale, seria GTA në versionin e saj të gjashtë përfshin edhe përmbajtje të tjera për të rritur.

    Në “GTA VI”, lojtarët përballen me skena nuditeti, përmbajtje seksuale, konsum të drogës dhe gjuhë të papërshtatshme. Bota virtuale e Vice City përfshin gjithashtu klube nate, ku shfaqen skena striptizi, ndërsa protagonistët Lucia dhe Jason zhvillojnë aventurat e tyre në një ambient të mbushur me përmbajtje për të rritur.

    Përveç këtyre elementeve, loja përmban edhe skena të dhunshme, gjakderdhje, torturë, humor të rëndë dhe përmbajtje që lidhet me dëmtimin e kafshëve.

    Shqetësime për përmbajtjen e lojës janë ngritur edhe në Korenë e Jugut, ku Bordi i Vlerësimit të Lojërave ka shqyrtuar elementet e nuditetit dhe përmbajtjes seksuale, përpara se ta klasifikonte atë vetëm për të rritur, me kufizim moshe 19+.

    Ekspertët e sigurisë së fëmijëve kanë paralajmëruar prindërit që të kenë kujdes me qasjen e të miturve në këtë video-lojë, duke theksuar se përmbajtja e saj nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe adoleshentët e rinj.

    Për këtë arsye, prindërit këshillohen të kontrollojnë klasifikimin e moshës dhe përmbajtjen e lojërave që përdorin fëmijët e tyre, në vend që të bazohen vetëm në popullaritetin e tyre në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lajm i keq për Unitedin, Osimhen nuk largohet nga Galatasaray

    Lajm i keq për Unitedin, Osimhen nuk largohet nga Galatasaray

    Sulmuesi nigerian është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Premierligë, ndërsa Manchester United është përmendur si një nga destinacionet e mundshme për të.

    Megjithatë, “TEAMtalk”, një transferim në janar është shumë pak i mundshëm, pasi largimi i tij nuk përputhet me objektivat e Galatasarayt për pjesën e dytë të sezonit.

    Edhe vetë Osimhen nuk e ka në planet e tij të menjëhershme largimin nga klubi turk, pasi është i përqendruar në garën për titullin e kampionit dhe në objektivat evropiane të skuadrës.

    Raportimi thekson se sulmuesi 27-vjeçar ka shumë më tepër gjasa të largohet nga Galatasaray gjatë verës së ardhshme sesa në afatin kalimtar të janarit.

    Gjithashtu, Manchester United nuk ka bërë ende asnjë kontakt për transferimin e tij dhe po shqyrton alternativa të tjera për përforcimin e repartit ofensiv.

    “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një sulmues të ri, pasi Benjamin Sesko është sulmuesi i vetëm natyral i qendrës në skuadër, ndërsa këtë sezon ka munguar për një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit.

    Pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit, Manchester United po përballet me presion të madh për të përmirësuar rezultatet dhe pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të dimrit.

    Ndër emrat që po shqyrtohen si alternativa për sulmin përmenden Nicolo Tresoldi, Igor Matanovic dhe Folarin Balogun.

    Osimhen, ndërkohë, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Galatasarayt, duke realizuar 10 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

    Burimi: RTKLive