Author: Momenti

  • Barcelona jep lajmin e hidhur: Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

    Barcelona jep lajmin e hidhur: Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

    Barcelona do të jetë pa yllin e saj, Lamine Yamal, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në Azerbajxhan.

    Klubi katalunas ka vendosur ta lërë sulmuesin në shtëpi, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga shqetësimet në kyçin e djathtë të këmbës, të cilat i pësoi në fitoren 3-2 ndaj Villarrealit të dielën.

    “Lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka shqetësime të lehta në kyçin e djathtë të këmbës. Si masë parandaluese, ai do ta humbasë ndeshjen ndaj Sabahut dhe do të jetë në dispozicion për takimin e së dielës së ardhshme kundër Deportivos”.

    Pavarësisht shqetësimeve fizike, Yamal luajti të gjitha 90 minutat ndaj Villarrealit, ku fillimisht humbi një penallti, ndërsa më pas asistoi për Fermin Lopezin në golin e barazimit 2-2.

    Përveç tij, ndaj Sabahut nuk do të luajnë as Xavi Espart dhe Roony Bardghji, të cilët po ashtu janë të lënduar.

    Ndërkohë, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Rodri mbesin në dyshime për këtë përballje./Telegrafi/

  • Shtanget Barcelona, Yamal humb ndeshjen në Ligën e Kampionëve

    Shtanget Barcelona, Yamal humb ndeshjen në Ligën e Kampionëve

    19-vjeçari ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe është lënë jashtë skuadrës për përballjen evropiane, me qëllim që të mos rrezikohet përkeqësimi i gjendjes së tij.

    Yamal kishte pasur shqetësime fizike edhe para ndeshjes së së dielës kundër Villarrealit, por megjithatë ishte paraqitur nga minuta e parë dhe kishte luajtur gjatë gjithë takimit, në të cilin Barcelona triumfoi me rezultat 3-2, pas një përmbysjeje spektakolare.

    Talenti spanjoll pati një ndikim të madh në këtë fitore. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, ai asistoi për golin e dytë të Barcelonës, të shënuar nga Fermín Lopez, ndërsa ishte i përfshirë edhe në aksionin që solli golin e fitores, të cilin në portën e vet e realizoi Pau Navarro i Villarrealit.

    Sipas “GOAL”, stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur ta pushojë futbollistin në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.

    Yamal po kalon një sezon fantastik, me 13 gola dhe 13 asistime në 17 paraqitje me fanellën e Barcelonës. Ai gjithashtu përfundoi në vendin e tretë në garën për “Topin e Artë” muajin e kaluar.

    Për ta zëvendësuar atë në ndeshjen kundër Sabahut, trajneri i Barcelonës mund të zgjedhë ndërmjet Karim Adeyemit dhe Gabriel Jesusit, të cilët janë ndër kandidatët për të marrë një vend në formacionin titullar.

    Megjithatë, në Barcelonë shpresojnë që mungesa e Yamalit të jetë e shkurtër. Sipas raportimit, pritjet janë që ai të rikthehet në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të La Ligës kundër Deportivo La Corunas, të dielën.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë

    Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë

    Takimi ministror i grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe Partnerët e Ballkanit Perëndimor” mbahet sot, më 23 nëntor 2026, në Athinë të Greqisë, ku në emër të Kosovës merr pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Burimi: Dukagjini

  • Ymeri kritika Qeverisë: Qasja e furnizimit me rrymë është arkaike, kriza po heshtet

    Ymeri kritika Qeverisë: Qasja e furnizimit me rrymë është arkaike, kriza po heshtet

    Ymeri kritika Qeverisë: Qasja e furnizimit me rrymë është arkaike, kriza po heshtet

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se kriza energjetike ën Kosovës nuk po menaxhohet siç duhet, por po shuhet e po heshtet.

    Për masat e miratuara së fundmi nga ekzekutivi, Ymeri tha se nuk kanë efekt, duke shtuar se edhe mënyra se si po furnizohet me rrymë Kosova këto ditë është qasje arkaike, “ndonëse është viti 2026”.

    “Mungesa e rrymës elektrike në zona industriale përveç se në zona rurale është pjesë e menaxhimit të keq të dimrit të vështirë, për vitin e 6-të tanimë.

    Poashtu, tensioni i ulët që po përdoret si metodë për ulje të ngarkesës, e ka të njejtin efekt, pamundëson punën e fabrikave edhe shpenzon rrymë, pra KEDS paguhet por puna nuk kryhet.

    Siç i kam thënë edhe vet kryeministrit Kurti, ai nuk do bëj gjë mirë, krejt është puna sa bëjmë ne, sa durojmë ne.

    Masat e miratuara nuk kanë efekt, por edhe si po furnizohet me rrymë Kosova këto ditë është qasje arkaike ndonëse është viti 2026.

    1. Ndal rrymën në zona rurale me orë të gjata.

    2. Zvogëlo tensionin në zona industriale.

    3. Ndal rrymën në intervale më të shkurtra në qytete.

    Thuaj disa konsumatorëve se po punohet, thuaj disa të tjerëve se ka probleme me nënstacion, ndërkohë miratohen masa kozmetike se gjoja situata po menaxhohet.

    Kriza energjetike nuk po menaxhohet por po shuhet, heshtet, përderisa në bartje figurojnë kompani me pronësi të njejtë si në vitin e kaluar.

    Kompani të ashtuquajtura mafi energjetike nga Kurti, kompani greke, tregtarë nga Shqipëria që nuk prodhojnë rrymë, sikurse në nëntor 2025.” /Klankosova.tv

  • E bëri shqiponjën dykrenare në Miss Universe 2026, modelja e Malit të Zi ndez rrjetin

    E bëri shqiponjën dykrenare në Miss Universe 2026, modelja e Malit të Zi ndez rrjetin

    E bëri shqiponjën dykrenare në Miss Universe 2026, modelja e Malit të Zi ndez rrjetin

    Një gjest i papritur në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale.

    Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion.

    Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare ajo e bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

    Gjesti i modeles nuk kaloi pa u vënë re.

    Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin shqiptar.

    Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku pati edhe reagime të ndryshme.

    Megjithatë, deri më tani modelja nuk ka dhënë një shpjegim për arsyen e gjestit.

  • Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

    Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

    Jennifer Lopez është kritikuar ashpër pasi tha se prejardhja e saj latine ia vështirësoi marrjen e roleve filmike në Hollywood.

    Këngëtarja dhe aktorja shpjegoi në një intervistë se nuk ka marrë kurrë aq shumë oferta sa mund të mendojë publiku dhe se shpesh i është dashur të krijojë mundësi për veten. Deklaratat e saj shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Page Six.

    “Mendoj se njerëzit kanë përshtypjen se marr vazhdimisht mijëra oferta. Edhe në fillim të karrierës sime, merrja oferta, por ishin shumë të pakta. Më është dashur të krijoj mundësi vetë”, tha Lopez.

    Ajo shpjegoi gjithashtu pse mendon se ishte më e vështirë për të të merrte role të caktuara.

    “Mendoj se arsyeja është se thjesht nuk isha një aktore tipike e bardhë, për të qenë e sinqertë. E kupton çfarë dua të them? Dhe në një farë mënyre, është ende kështu sot”, tha ajo.

    Ajo shtoi se Hollywoodi ende kërkon karakteristika të caktuara kur zgjedh aktorët, megjithëse pranon se situata është përmirësuar vitet e fundit.

    “Sot ka padyshim më shumë diversitet dhe kjo është mirë. Por për shkak të kësaj, shpesh duhet të gjesh rrugën tënde. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres që dikush të më ofrojë një mundësi. Mundohem ta bëj të ndodhë vetë dhe nëse më vjen një ofertë gjatë rrugës, shumë mirë”, shpjegoi ajo.

    Komentet e saj nuk u pëlqyen nga të gjithë. Disa përdorues të mediave sociale besojnë se Lopez, duke pasur parasysh karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme, nuk ka arsye të ankohet për mungesën e mundësive.

    Influencuesi Oli London gjithashtu komentoi, duke theksuar në X se Lopez është shfaqur në 44 filma dhe se pasuria e saj vlerësohet në 400 milionë dollarë, ose rreth 345 milionë euro.

    Ish-konkurrentja në “America’s Next Top Model”, Adrianne Curry-Rhode, gjithashtu e kritikoi këngëtaren.

    “Ky është një nivel krejt i ri iluzioni. Je plakur tani. Ishe një aktore e keqe, por shumë tërheqëse dhe për këtë arsye i more rolet”, shkroi ajo.

    Komentatori televiziv amerikan Tomi Lahren reagoi gjithashtu ndaj deklaratës së saj, duke thënë shkurt: “LOL, po, sigurisht që jo.”

  • Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyj në grevë urie

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyj në grevë urie

    Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyj në grevë urie

    Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se një milion njerëz do të dilnin në rrugë në rast se do të tentohej arrestimi i tij.

    Duke komentuar shumicën e Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se kundërshtarët e tij politikë, sipas tij, janë të përqendruar vetëm në atë se si t’i bëjnë keq dikujt që e urrejnë.

    Ai ka theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se, në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij, do të nisë grevë urie.

    “Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) dhe Boshko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan gazeta serbe “Blic”.

    Gjatë kësaj paraqitjeje, Vuçiq ka bërë të ditur gjithashtu se një ditë më parë kishte marrë një kërcënim me vdekje nga klani i “Vraçarit”, për të cilin pritet të ketë raportim të veçantë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Edhe ne u mashtruam”, flet vëllai i Endrit Azemit: Motra ime nuk do të dilte në shesh po ta dinte të vërtetën

    “Edhe ne u mashtruam”, flet vëllai i Endrit Azemit: Motra ime nuk do të dilte në shesh po ta dinte të vërtetën

    “Edhe ne u mashtruam”, flet vëllai i Endrit Azemit: Motra ime nuk do të dilte në shesh po ta dinte të vërtetën

    Vëllai i Endrit Azemit, i cili u arrestua nën dyshimin se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur afro 200 mijë euro donacione, ka deklaruar se edhe familjarët e tij janë mashtruar nga ai.

    Të dielën u bë e ditur se një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke përfituar afro 200 mijë euro përmes pretendimeve se vuante nga leukemia akute.

    Përmes platformës “GoFundMe”, qytetarë të shumtë nga Kosova kishin kontribuar financiarisht për ta ndihmuar Endrit Azemin.

    Mirëpo, sipas deklarimeve të familjarëve, mashtrimi nuk kishte prekur vetëm qytetarët, por edhe vetë familjen e tij.

    Në një lidhje direkte në emisionin “n’Frekuencë” në ATV, vëllai i Endrit Azemit, Gëzim Azemi, tregoi arsyen e paraqitjes së tij në emision, duke thënë se edhe familjarët ishin mashtruar dhe se nuk kishin pasur dijeni për atë që po ndodhte.

    “Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari, qashtu jemi mashtru edhe na. Kurrkush sen nuk ka ditë, se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim… Motra jem është zyrtare e FSK-së. Motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim”, deklaroi ai.

    Ai gjithashtu iu drejtua mediave, Policisë dhe qytetarëve, duke kërkuar që familjarët të mos kërcënohen dhe ofendohen, ndërsa kërkoi që rastin ta trajtojnë organet e drejtësisë.

    “Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha. Ju lutem, le të mirren policia me ta, se nëse nuk mirren policia, mirrna unë me ta personalisht, unë Gëzim Azemi, se nuk e lejoj me mu sha familja, me mu sha motrat”, tha ai në ATV.

    Burimi: Insajderi

  • A ka ende shpresë për industrinë gjermane të automobilave?

    A ka ende shpresë për industrinë gjermane të automobilave?

    Mercedes-Benz njoftoi javën e kaluar se do të ndalojë investime të reja në fabrikat e tij në Gjermani. Kjo forcon zërat, se ditët më të mira të prodhimit gjerman të automobilave tashmë i përkasin së kaluarës.

    Në një intervistë me shkrim për punonjësit, drejtori i prodhimit Michael Schiebe theksoi se kostot operative në fabrikat gjermane janë tepër të larta. Sipas tij, prodhuesi i automjeteve është “i detyruar tani të shqyrtojë me kujdes se cilat njësi prodhimi në Gjermani do të duhej të mbylleshin, nëse nuk arrihet të ndryshohet struktura e kostove.”

    Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi Volkswagen, prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, njoftoi se do të ngrijë planet për modernizimin e fabrikës së tij gjigante në Wolfsburg.

    Industria gjermane e automobilave përballë ristrukturimit

    Sektori gjerman i automobilave po kalon një krizë të thellë, jo thjesht për shkak të konkurrencës së fortë nga prodhuesit kinezë. Vetëm Volkswagen planifikon të shkurtojë 100.000 vende pune në mbarë botën deri në vitin 2030. Përveç kësaj, katër fabrika të koncernit në Gjermani mund të përballen me mbylljen. Disa analistë të industrisë dyshojnë se kjo shënon fillimin e fundit të prodhimit të automobilave në Gjermani.

    “Duhet ta pranojmë se një e treta e kapaciteteve tona prodhuese (në fabrikat gjermane, shën. red.) janë kapacitete të tepërta që duhet të reduktohen”, tha për DW Thomas Puls, ekonomist kryesor për transportin dhe infrastrukturën në Institutin Ekonomik Gjerman (IW Köln). “Ky proces do të jetë shumë i dhimbshëm.”

    Një raport i publikuar muajin e kaluar nga kompania këshilluese me seli në Mynih, Roland Berger, arrin në përfundimin se industria vendase e automobilave ka nevojë urgjente për një “rifillim të ri”. Megjithatë, raporti parashikon gjithashtu se Gjermania mund të jetë në gjendje të ruajë “një bërthamë të qëndrueshme dhe fitimprurëse të zinxhirit të vlerës në industrinë automobilistike”. Me fjalë të tjera: prodhimi i automobilave në Gjermani mund të tkurret, por ajo që do të mbetet mund të jetë më e vogël, më e specializuar dhe më fitimprurëse.

    Përplasje me sindikatat

    Ajo që shpesh anashkalohet është se vendimi i Mercedesit për të ndalur investimet lidhet edhe me negociatat e ashpra me sindikatat për uljen e kostove të punës në fabrikat gjermane. Pjesë e diskutimeve është edhe heqja e javës së punës prej 35 orësh. Nëse palët arrijnë një marrëveshje, pezullimi i investimeve mund të tërhiqet sërish.

    Megjithatë, për Achim Kampker, profesor i prodhimit të automjeteve elektrike në Universitetin RWTH Aachen, shkurtimi i investimeve është më shumë sesa një taktikë negociuese. Ai krahason strategjinë industriale të Kinës, që reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve, me atë gjermane, të cilën e cilëson si shumë të ngadaltë. Sipas tij, burokracia e tepërt dhe strukturat e ndërlikuara të kompanive pengojnë krijimin e vlerës së shtuar. “Duhet të bëhemi më të shpejtë, më inovativë dhe dukshëm më produktivë”, tha Kampker për DW.

    Sipas kompanisë konsulente Roland Berger, prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike mund të nxjerrin në treg një model të ri brenda rreth 20 muajsh, ndërsa në Gjermani ky proces zgjat nga 48 deri në 60 muaj. Përveç kësaj, kompanitë kineze gëzojnë një avantazh kostosh prej rreth 30 për qind.

    Një nga arsyet kryesore janë kostot dukshëm më të larta të prodhimit në fabrikat gjermane. Ato variojnë nga 3.500 deri në 5.000 euro për automjet, ndërsa në Evropën Lindore kostoja është mes 2.000 dhe 2.500 euro për automjet.

    “Siguri e rreme”

    Një raport i kompanisë konsulente PwC, i publikuar në shtator, thekson se prodhuesit gjermanë të automobilave janë të menaxhuar mirë dhe kanë baza të forta financiare. Sipas raportit, kompanitë e dinë shumë mirë se cilat sfida i presin, por mund të ndihen të mbrojtura nga një “siguri e rreme”.

    PwC vlerëson se Gjermania duhet të përqendrohet në katër fusha kyçe për ta bërë industrinë e saj automobilistike të aftë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të konkurruar me Kinën. Këto përfshijnë: ndarjen e biznesit të motorëve me djegie të brendshme nga ai i automjeteve elektrike; investimin e fitimeve të larta nga biznesi tradicional i motorëve me djegie në teknologji të reja; transformimin e kulturës së punës; dhe shfrytëzimin maksimal të partneriteteve ekzistuese me prodhuesit kinezë të automjeteve dhe kompanitë amerikane të teknologjisë.

    “E ardhmja e industrisë gjermane të automobilave do të varet në masë të madhe nga vendimet që do të merren në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm”, shkruan Harald Wimmer, drejtues i sektorit të automobilave në PwC Gjermani.

    Me kalimin drejt automjeteve elektrike, disa ekspertë parashikojnë se industria e automobilave do të bëhet pjesë e një sektori shumë më të gjerë global të elektronikës, një zhvillim që Gjermania duhet ta shfrytëzojë në favorin e saj.

    Harald Wimmer thekson se prodhuesit kryesorë kinezë të automjeteve tashmë e matin veten jo vetëm me rivalët e industrisë automobilistike, por edhe me gjigantët e elektronikës “entertainment”. Një shembull është prodhuesi i telefonave inteligjentë Xiaomi, i cili ndërkohë prodhon rreth 400.000 automjete elektrike në vit. “Kush vazhdon ta kufizojë fushën e konkurrencës vetëm te industria e vet, bën një gabim që, sapo të bëhet i dukshëm, nuk mund të korrigjohet më”, paralajmëron ai.

    Prodhimi mbetet gjithsesi i qëndrueshëm

    Pavarësisht parashikimeve pesimiste, industria e automobilave në Gjermani po reziston relativisht mirë. Prodhimi vendas mbetet rreth 12 për qind nën nivelin e para pandemisë, por sipas Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA), sektori është në rrugën e duhur për të arritur këtë vit shifrën prej 4,11 milionë automjetesh, të parashikuar në dhjetor. Kjo është vetëm një për qind më pak se një vit më parë.

    Thomas Puls nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW Köln) thekson se prodhuesit gjermanë duhet të shmangin një kurth në të cilin ra Italia në fillim të viteve 2000, kur gjiganti kombëtar i industrisë automobilistike, Fiat, po përballej me probleme rentabiliteti. “Në Itali, politika dhe sindikatat bllokuan çdo përpjekje të Fiat-it për të reduktuar kapacitetet e tepërta prodhuese”, shpjegon Puls për DW.

     Gjermanisë nuk i mungojnë as ekspertiza dhe as ambicia. Problemi qëndron më tepër te fakti se reformat në sektorët e mëdhenj industrialë shpesh frenohen nga një qasje tepër e kujdesshme dhe nga pengesat burokratike.

    Ndërsa gjigantët gjermanë të automobilave po përpiqen të zbatojnë masa të dhimbshme kursimi dhe ristrukturimi, Achim Kampker nga RWTH Aachen paralajmëron se, nëse kompanitë nuk i korrigjojnë dobësitë e tyre, “do të shohim mbyllje të tjera fabrikash, si edhe një largim të ndjeshëm të investimeve industriale dhe vendeve të punës nga Gjermania”.

    Përfundimi i tij është i qartë: “Ende ekziston mundësia për ta përmbysur këtë prirje, por dritarja e mundësisë po ngushtohet me shpejtësi.”

    Burimi: RTKLive

  • Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

    Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

    Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të, çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të FC Prishtinës, Assane Diatta, i cili e fiton këtë çmim për herë të tretë këtë edicion.

    Diatta shkëlqeu në përballjen kundër FC Drenicës, duke realizuar hat-trick, për ta konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rolin e rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës kryeqytetase.

    Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

    Burimi: RTKLive