Author: Momenti

  • Aleanca kërkon interpelancë ndaj Kurtit për dialogun strategjik me SHBA-në

    Aleanca kërkon interpelancë ndaj Kurtit për dialogun strategjik me SHBA-në

    Aleanca ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Albin Kurti lidhur me ndërprerjen e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar t ksaj partie, Besnik Tahiri.

    Burimi: Dukagjini

  • Maqedonia e Veriut përparon me 16 vende në Indeksin e qeverisjes digjitale të OKB-së

    Maqedonia e Veriut përparon me 16 vende në Indeksin e qeverisjes digjitale të OKB-së

    Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me një nivel shumë të lartë të zhvillimit të qeverisjes elektronike, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Transformimit Digjital.

    Në një konferencë për shtyp, ministri Stefan Andonovski prezantoi rezultatet e Maqedonisë në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike të Kombeve të Bashkuara për vitin 2026. Maqedonia renditet e 68-ta në botë, që është një përmirësim prej 16 pozicionesh krahasuar me vitin 2024, kur ishte në vendin e 84-të.

    “Ky është renditja e dytë më e mirë e vendit në serinë e renditjeve që nga viti 2003. Maqedonia pati një rezultat më të mirë vetëm në vitin 2010, kur ishte në vendin e 52-të. Me rezultatin në vitin 2026, vendi hyn në grupin me një nivel shumë të lartë të zhvillimit të qeverisjes elektronike për herë të parë. Në këtë edicion, Maqedonia është një nga 11 vendet që kaluan nga niveli i lartë në atë shumë të lartë dhe një nga pesë vendet evropiane në atë grup.

    Rezultati i Maqedonisë u rrit nga 70 pikë indeksi në vitin 2024 në 78.4 në vitin 2026. Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia ka rritjen më të madhe në vlerën e indeksit që nga viti 2024 — 7 pikë indeksi. Indeksi vlerëson shërbimet online, infrastrukturën e telekomunikacionit dhe kapitalin njerëzor. Në të tre fushat, Maqedonia ka një rezultat më të mirë se në matjen e mëparshme. Rezultati për shërbimet online u rrit nga 66 në 74, për infrastrukturën e telekomunikacionit nga 75 në 81, ndërsa për kapitalin njerëzor nga 70 në 79. Treguesi special për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve gjithashtu u përmirësua, nga 57 në 65, shifra të shprehura në shumën maksimale prej 100.

    Brenda kuadrit të shërbimeve online, analiza shënon rezultate të larta në kornizën institucionale, rezultati i të cilit u rrit nga 88 në 96, dhe në funksionalitetet teknologjike, ku rezultati u rrit nga 68 pikë indeksi në 100. Ofrimi i shërbimeve mbetet një fushë në të cilën nevojitet përparim i mëtejshëm, veçanërisht përmes futjes së më shumë procedurave që qytetarët dhe kompanitë do të jenë në gjendje t’i përfundojnë tërësisht online”, thonë nga Ministrisë për Transformimit Digjital.

    Andonovski theksoi se hulumtimi i OKB-së ka rëndësi ndërkombëtare sepse monitoron zhvillimin e qeverisjes dixhitale në 194 vende me një metodologji të përbashkët dhe krijon të dhëna afatgjata mbi progresin dhe sfidat. Maqedonia do t’i përdorë gjetjet për të përcaktuar përparësitë dhe për të drejtuar përmirësimet e mëtejshme në shërbimet publike, infrastrukturën dhe aftësitë digjitale./Telegrafi/

  • Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

    Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

    Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

    Video-loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” po tërheq vëmendjen e miliona lojtarëve në mbarë botën, por përmbajtja e saj ka ngritur shqetësime për ekspozimin e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj skenave të papërshtatshme për moshën e tyre.

    E njohur për dhunën dhe lirinë që u ofron lojtarëve për të kryer veprime kriminale në botën virtuale, seria GTA në versionin e saj të gjashtë përfshin edhe përmbajtje të tjera për të rritur.

    Në “GTA VI”, lojtarët përballen me skena nuditeti, përmbajtje seksuale, konsum të drogës dhe gjuhë të papërshtatshme. Bota virtuale e Vice City përfshin gjithashtu klube nate, ku shfaqen skena striptizi, ndërsa protagonistët Lucia dhe Jason zhvillojnë aventurat e tyre në një ambient të mbushur me përmbajtje për të rritur.

    Përveç këtyre elementeve, loja përmban edhe skena të dhunshme, gjakderdhje, torturë, humor të rëndë dhe përmbajtje që lidhet me dëmtimin e kafshëve.

    Shqetësime për përmbajtjen e lojës janë ngritur edhe në Korenë e Jugut, ku Bordi i Vlerësimit të Lojërave ka shqyrtuar elementet e nuditetit dhe përmbajtjes seksuale, përpara se ta klasifikonte atë vetëm për të rritur, me kufizim moshe 19+.

    Ekspertët e sigurisë së fëmijëve kanë paralajmëruar prindërit që të kenë kujdes me qasjen e të miturve në këtë video-lojë, duke theksuar se përmbajtja e saj nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe adoleshentët e rinj.

    Për këtë arsye, prindërit këshillohen të kontrollojnë klasifikimin e moshës dhe përmbajtjen e lojërave që përdorin fëmijët e tyre, në vend që të bazohen vetëm në popullaritetin e tyre në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin për Ligjin për Specialen

    Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin për Ligjin për Specialen

    Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin për Ligjin për Specialen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Drafti i ri i kësaj nisme do të bëhet pas dakordimit që është arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, javën e kaluar.

    Pikërisht, për shkak të këtij pajtimi, ishte shtyrë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kjo nismë ligjore ishte si pikë e rendit të ditës.

    “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti gjatë së hënës, pas ceremonisë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Për këtë nismë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte folur të enjten në një konferencë për media, pas takimit që ajo kishte pasur me Kurtin dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.

    Ajo kishte bërë të ditur se drafti i ri do të bazohet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, ndërsa do të përfshijë propozimet e PDK-së dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë. /Klankosova.tv

    Burimi: Insajderi

  • Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Shqipëri

    Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Shqipëri

    Banka e Shqipërisë bën të ditur se, risia synon të lehtësojë qarkullimin e parasë dhe të rrisë shpejtësinë e transaksioneve financiare, duke u dhënë qytetarëve dhe bizneseve mundësinë të përfitojnë fondet pothuajse në çast, pa qenë të kushtëzuar nga oraret e punës së bankave.

    Deri më tani, transfertat e menjëhershme realizoheshin vetëm mes llogarive të të njëjtit institucion financiar. Kur dërguesi dhe përfituesi kishin llogari në banka të ndryshme, procesi mund të zgjaste disa orë ose deri në një ditë pune. Zhvillimi i sistemit do të vijojë me një tjetër risi për tregun financiar: pagesat në pikat e shitjes përmes kodeve QR.

    Banka e Shqipërisë po punon për ndërtimin e një infrastrukture të unifikuar kombëtare, e cila do t’u mundësojë konsumatorëve të paguajnë për produktet dhe shërbimet vetëm përmes skanimit të një kodi me telefonin celular.

    Kjo mënyrë pagese pritet të krijojë një alternativë ndaj kartave bankare dhe terminaleve POS, duke ulur kostot e transaksioneve, veçanërisht për pagesat me vlera të vogla. Përmes sistemit të ri, fondet do të kalojnë drejtpërdrejt nga llogaria e blerësit në atë të shitësit, ndërsa pagesa do të konfirmohet brenda pak sekondash.

    Një tjetër avantazh lidhet me kostot e transfertave elektronike. Në bazë të rregullave të miratuara nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, transfertat kombëtare elektronike deri në 40 mijë lekë përjashtohen nga komisionet.

    Me këtë sistem, Shqipëria synon të avancojë drejt një tregu më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe më ekonomik të pagesave elektronike, duke nxitur përdorimin e shërbimeve financiare digjitale nga qytetarët dhe bizneset.

    Burimi: RTKLive

  • Callum Turner shfaqet për herë të parë pas humbjes së rolit të James Bond, Robert Pattinson u zgjodh në vend të tij

    Callum Turner shfaqet për herë të parë pas humbjes së rolit të James Bond, Robert Pattinson u zgjodh në vend të tij

    Aktori britanik, Callum Turner, është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit se nuk do të jetë ai aktori që do të interpretojë James Bond-in e ardhshëm.

    36-vjeçari u fotografua të dielën në Madison Square Garden, në New York, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes New York Knicks dhe Indiana Pacers.

    Ai u shfaq me një veshje casual, me xhaketë lëkure dhe xhinse, shkruan DailyMail.

    Callum ishte përmendur prej kohësh si një nga favoritët për rolin e agjentit 007, së bashku me aktorin Jack Lowden.

    Megjithatë, sipas raportimeve, të dy nuk arritën të bindnin drejtuesit gjatë provave përfundimtare, ndërsa në garë u përfshinë edhe emra të tjerë të njohur, si Nicholas Hoult.

    Në fund, roli iu besua Robert Pattinson, i cili u shpall si James Bond-i i ri javën e kaluar. Sipas raportimeve, vetë regjisori Denis Villeneuve ishte ai që i komunikoi aktorit lajmin se kishte fituar rolin.

    Ndërkohë, Callum Turner ndodhet në New York për xhirimet e filmit “The Comebacker”, një komedi sportive ku interpretojnë gjithashtu Tom Hanks dhe Patricia Clarkson. /Telegrafi/

  • U shtir si turist, por u tradhtua nga përgjigjet kontradiktore: Shqiptarit në Itali i sekuestrohen afro 2 kilogramë drogë dhe 13 mijë euro

    U shtir si turist, por u tradhtua nga përgjigjet kontradiktore: Shqiptarit në Itali i sekuestrohen afro 2 kilogramë drogë dhe 13 mijë euro

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka gjetur afro dy kilogramë lëndë narkotike dhe rreth 13 mijë euro para të gatshme.

    Sipas Agenzia giornalistica opinione, gjithçka nisi të enjten pasdite, më 19 nëntor, kur efektivët e antidrogës vunë re sjellje të dyshimta të shqiptarit në rrugën Verona dhe vendosën ta mbikëqyrnin para se t’i ndalonin automjetin për kontroll.

    Gjatë verifikimit, shqiptari shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore për arsyen e qëndrimit në qytet.

    Fillimisht deklaroi se kishte ardhur si turist së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në automjet ndodhej edhe një karrocë fëmijësh. Megjithatë, policia konstatoi se dy gratë ishin larguar tashmë nga Italia.

    Më pas ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ndodhej në rajonin e Tirolit të Jugut për arsye pune, por nuk arriti të paraqiste prova që mbështesnin deklaratën e tij.

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 20 gramë kokainë të ndarë në doza dhe të fshehur nën pjesët plastike pranë ulëses së shoferit, si dhe 315 euro në portofolin e tij, transmeton Telegrafi.

    Kontrollet vijuan edhe në banesën e shqiptarit në komunën Appiano sulla Strada del Vino, ku u zbuluan dhe sekuestruan rreth 920 gramë kokainë, 946 gramë marihuanë dhe 57 gramë hashash.

    Në banesë u gjetën gjithashtu peshore precize, materiale për përzierjen dhe paketimin e drogës, si dhe rreth 13 mijë euro të ndara në tufa me kartëmonedha të prerjeve të vogla dhe të mesme.

    Pas analizave, të cilat konfirmuan llojin e substancave narkotike, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.

    Sipas vlerësimit të policisë italiane, droga e sekuestruar, nëse do të ndahej në doza dhe shitej në tregun e paligjshëm, do të mund të sillte përfitime prej të paktën 100 mijë eurosh./Telegrafi/

  • Armenia drejt një marrëveshjeje historike energjetike me Turqinë dhe Azerbajxhanin

    Armenia drejt një marrëveshjeje historike energjetike me Turqinë dhe Azerbajxhanin

    Armenia ka njoftuar planet për lidhjen e rrjetit të saj elektrik me Turqinë dhe Azerbajxhanin, në një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të infrastrukturës për inteligjencën artificiale (AI).

    Kryeministri armen Nikol Pashinyan e bëri të ditur këtë gjatë konferencës teknologjike DigiTec 2026 në Jerevan, ku diskutoi me zëvendëspresidentin e kompanisë Nvidia, Rev Lebaredian.

    “Ne do t’i lidhim rrjetet tona elektrike me ato të Turqisë dhe Azerbajxhanit. Tashmë jemi të lidhur me Iranin dhe Gjeorgjinë dhe po investojmë për ta bërë transmetimin e energjisë më efikas”, deklaroi Pashinyan.

    Ai njoftoi gjithashtu nisjen zyrtare të projektit TRIPP (Trump Route for International Peace and Prosperity), më 22 nëntor, duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me energjinë dhe tranzitin e energjisë elektrike.

    Sipas kryeministrit, zhvillimi i shpejtë i Al ka ndryshuar ndjeshëm nevojat energjetike të vendit.

    Derisa tetë muaj më parë Armenia kishte tepricë të energjisë elektrike, tani zgjerimi i qendrave të të dhënave po e detyron të kërkojë burime të reja furnizimi.

    Vetëm kompania Firebird planifikon të zhvillojë infrastrukturë me kapacitet prej 300 megavatësh deri në fund të vitit 2027.

    Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Nvidia-s, Rev Lebaredian, paralajmëroi se rritja e industrisë së Al do të kërkojë gjithnjë e më shumë energji.

    “Sa më shumë energji të kesh, aq më shumë Al mund të prodhosh”, deklaroi ai.

    Lebaredian theksoi se lidhjet energjetike ndërmjet vendeve mund të kontribuojnë edhe në paqen afatgjatë, duke krijuar interesa të përbashkëta ekonomike.

    Pashinyan bëri të ditur se Armenia po shqyrton zgjerimin e energjisë diellore, përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe ndërtimin e një centrali të ri bërthamor.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Nvidia-s paralajmëroi se Evropa dhe SHBA-ja rrezikojnë të bëhen të varura nga vendet e tjera nëse nuk investojnë në infrastrukturën e Al.

    “Nëse SHBA-ja dhe Evropa nuk zhvillojnë kapacitetet e tyre, thjesht do të detyrohen të importojnë Al nga vendet që po e zhvillojnë atë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

  • Barcelona jep lajmin e hidhur: Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

    Barcelona jep lajmin e hidhur: Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

    Barcelona do të jetë pa yllin e saj, Lamine Yamal, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në Azerbajxhan.

    Klubi katalunas ka vendosur ta lërë sulmuesin në shtëpi, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga shqetësimet në kyçin e djathtë të këmbës, të cilat i pësoi në fitoren 3-2 ndaj Villarrealit të dielën.

    “Lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka shqetësime të lehta në kyçin e djathtë të këmbës. Si masë parandaluese, ai do ta humbasë ndeshjen ndaj Sabahut dhe do të jetë në dispozicion për takimin e së dielës së ardhshme kundër Deportivos”.

    Pavarësisht shqetësimeve fizike, Yamal luajti të gjitha 90 minutat ndaj Villarrealit, ku fillimisht humbi një penallti, ndërsa më pas asistoi për Fermin Lopezin në golin e barazimit 2-2.

    Përveç tij, ndaj Sabahut nuk do të luajnë as Xavi Espart dhe Roony Bardghji, të cilët po ashtu janë të lënduar.

    Ndërkohë, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Rodri mbesin në dyshime për këtë përballje./Telegrafi/

  • Shtanget Barcelona, Yamal humb ndeshjen në Ligën e Kampionëve

    Shtanget Barcelona, Yamal humb ndeshjen në Ligën e Kampionëve

    19-vjeçari ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe është lënë jashtë skuadrës për përballjen evropiane, me qëllim që të mos rrezikohet përkeqësimi i gjendjes së tij.

    Yamal kishte pasur shqetësime fizike edhe para ndeshjes së së dielës kundër Villarrealit, por megjithatë ishte paraqitur nga minuta e parë dhe kishte luajtur gjatë gjithë takimit, në të cilin Barcelona triumfoi me rezultat 3-2, pas një përmbysjeje spektakolare.

    Talenti spanjoll pati një ndikim të madh në këtë fitore. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, ai asistoi për golin e dytë të Barcelonës, të shënuar nga Fermín Lopez, ndërsa ishte i përfshirë edhe në aksionin që solli golin e fitores, të cilin në portën e vet e realizoi Pau Navarro i Villarrealit.

    Sipas “GOAL”, stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur ta pushojë futbollistin në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.

    Yamal po kalon një sezon fantastik, me 13 gola dhe 13 asistime në 17 paraqitje me fanellën e Barcelonës. Ai gjithashtu përfundoi në vendin e tretë në garën për “Topin e Artë” muajin e kaluar.

    Për ta zëvendësuar atë në ndeshjen kundër Sabahut, trajneri i Barcelonës mund të zgjedhë ndërmjet Karim Adeyemit dhe Gabriel Jesusit, të cilët janë ndër kandidatët për të marrë një vend në formacionin titullar.

    Megjithatë, në Barcelonë shpresojnë që mungesa e Yamalit të jetë e shkurtër. Sipas raportimit, pritjet janë që ai të rikthehet në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të La Ligës kundër Deportivo La Corunas, të dielën.

    Burimi: RTKLive