Author: Momenti

  • 21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

    21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

    21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po përballet me një dilemë sa i përket ekzekutimit të penalltive, pas fitores 3:2 ndaj Villarrealit, ku Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë.

    Sipas mediumit spanjoll “Sport”, fillimisht ishte Raphinha ai që pritej ta ekzekutonte penalltinë, pasi braziliani konsiderohet ekzekutuesi i parë i skuadrës katalunase. Megjithatë, ai ia la topin Yamalit pas kërkesës së talentit spanjoll.

    Vendimi erdhi në një moment të vështirë për Barcelonën, e cila ishte në disavantazh prej dy golash, por Yamal nuk arriti ta shndërronte penalltinë në gol.

    Statistikat e Raphinhas nga pika e bardhë janë mbresëlënëse. Braziliani ka realizuar 21 penallti radhazi dhe nuk ka gabuar që nga 23 dhjetori i vitit 2017, kur ishte pjesë e Vitoria Guimaraes.

    Edhe me fanellën e Barcelonës, ai ka qenë i saktë në të gjitha 11 penalltitë që ka ekzekutuar.

    Në anën tjetër, Yamal ka realizuar vetëm një nga tri penalltitë e ekzekutuara këtë sezon, ndërsa ka gabuar në përballjet ndaj Racing Santanderit dhe Villarrealit.

    Tashmë mbetet të shihet nëse Flick do t’ia rikthejë Raphinhas përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltive apo do të vazhdojë t’i besojë talentit të ri spanjoll.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Si e inskenoi sëmundjen e leukemisë për të mbledhur afro 190 mijë euro, detaje nga dosja e Endrit Azemit

    Si e inskenoi sëmundjen e leukemisë për të mbledhur afro 190 mijë euro, detaje nga dosja e Endrit Azemit

    Si e inskenoi sëmundjen e leukemisë për të mbledhur afro 190 mijë euro, detaje nga dosja e Endrit Azemit

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, përmes së cilës janë zbardhur detaje se si Endrit Azemi dyshohet se mashtroi qytetarët, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur afro 190 mijë euro në emër të trajtimit të sëmundjes.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë së Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, Azemi dyshohet se e kishte sajuar historinë e sëmundjes, duke pretenduar se ishte diagnostikuar me leukemi akute dhe se kishte nevojë për trajtim jashtë vendit.

    Për ta bërë më të besueshme këtë histori, ai dyshohet se kishte prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar, që pretendohej se ishte lëshuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

    Me arsyetimin se duhej t’i nënshtrohej trajtimit për sëmundjen, Azemi dyshohet se kishte nisur mbledhjen e donacioneve përmes platformës “GoFundMe”, ndërsa në këtë aktivitet ishin përfshirë edhe familjarë dhe persona të ndryshëm në qytetin e Gjilanit.

    Nga donacionet e mbledhura përmes platformës online, sipas dosjes së Prokurorisë, ishin grumbulluar 165 mijë e 522 euro.

    Ndërkaq, përmes aktiviteteve për mbledhjen e parave në qytetin e Gjilanit ishin grumbulluar edhe 26 mijë e 684 euro e 80 centë.

    Në total, shuma e mbledhur arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 centë.

    Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve, Azemi u kishte shkaktuar dëm material qytetarëve të ndryshëm, duke krijuar njëkohësisht dobi pasurore për vete.

    Për këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Këto pretendime janë paraqitur në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Burimi: Insajderi

  • Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

    Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

    Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Drafti i ri i kësaj nisme do të bëhet pas dakordimit që është arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, javën e kaluar.

    Pikërisht, për shkak të këtij pajtimi, ishte shtyrë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kjo nismë ligjore ishte si pikë e rendit të ditës.

    “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti gjatë së hënës, pas ceremonisë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Për këtë nismë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte folur të enjten në një konferencë për media, pas takimit që ajo kishte pasur me Kurtin dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.

    Ajo kishte bërë të ditur se drafti i ri do të bazohet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, ndërsa do të përfshijë propozimet e PDK-së dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë. /Klankosova.tv

  • “Sterilizimi nga mosha 18-vjeçare", Rrahmani me video i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haxhiut

    “Sterilizimi nga mosha 18-vjeçare”, Rrahmani me video i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haxhiut

    “Sterilizimi nga mosha 18-vjeçare", Rrahmani me video i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haxhiut

    Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK- së, Eman Rrahmani, ka reaguar përsëri në lidhje me Projektligjin për fertilizim, i cili u diskutua në seancën e 19 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

    Rrahmani ka publikuar një video në Facebook nga ajo seancë parlamentare, duke kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    “Sterilizimi i vajzave që nga mosha 18-vjeçare! Kur kryeministri dhe kryeparlamentarja mashtrojnë publikisht!”, ka shkruar Rrahmani, derisa reagimit të tij ia ka bashkëngjitur video me deklarimet në atë seancë.

    Në videon e publikuar janë deklaratat e Kurtit dhe Haxhiut, të cilët i kanë cilësuar si të pavërteta pretendimet e Rrahmanit lidhur me sterilizimin e grave nga mosha 18-vjeçare.

    “Akuzat, pretendimet kundër nesh për këtë çështje nuk janë të vërteta. Ne dëshirojmë që gratë, të cilat dëshirojën të bëhen nëna, ta kenë këtë të drejtë”, ishin fjalët e Kurtit.

    Në anën tjetër, Rrahmani ka publikuar edhe pamje nga Projektligji, i cili u është dorëzuar deputetëve nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke pretenduar se përmbajtja e tij dëshmon atë që ai kishte deklaruar më herët.

    “Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor në institucionin shëndetësor përkatës”, thuhet në pamjet e publikuara nga deputeti.

  • Gjermania kthen në Shqipëri 39-vjeçarin shqiptar, kishte tejkaluar me 150 ditë afatin e qëndrimit në zonën Schengen

    Gjermania kthen në Shqipëri 39-vjeçarin shqiptar, kishte tejkaluar me 150 ditë afatin e qëndrimit në zonën Schengen

    Një 39-vjeçar shtetas shqiptar është kthyer nga Gjermania në Shqipëri, pasi kishte tejkaluar me rreth 150 ditë afatin e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen.

    Sipas njoftimit të Policisë Federale Gjermane, rasti u zbulua më 19 nëntor në stacionin kryesor të trenit në Rostock, ku zyrtarët policorë ndaluan për kontroll 39-vjeçarin.

    Gjatë kontrollit, ai paraqiti pasaportën, por nuk dispononte leje qëndrimi, shkruan News.de

    Pas verifikimit të identitetit dhe statusit të tij, policia konstatoi se autoritetet hungareze kishin regjistruar hyrjen e tij në sistemin evropian të hyrje-daljeve (EES) në mars të vitit 2026.

    Meqenëse kishte tejkaluar me rreth 150 ditë afatin e qëndrimit të lejuar, ndaj tij ishte marrë vendim për largim nga territori gjerman, transmeton Telegrafi.

    Me kërkesë të Zyrës së Migracionit në Rostock, Policia Federale organizoi kthimin e tij në Shqipëri, i cili u realizua të premten, më 20 nëntor, përmes transportit ajror.

    Ndaj 39-vjeçarit është iniciuar gjithashtu procedurë penale nën dyshimin për qëndrim të paligjshëm në Gjermani./Telegrafi/

  • Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri dhe e zhgënjyer nga ai: Nuk ka dalë të më mbrojë mua

    Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri dhe e zhgënjyer nga ai: Nuk ka dalë të më mbrojë mua

    Raporti mes Anjezës dhe Sharrit duket se ka marrë një tjetër drejtim në Big Brother VIP Kosova.

    E zhgënjyer nga qëndrimi i tij, Anjeza nuk ka mundur t’i mbajë lotët në dhomën e rrëfimit, ku ka treguar se ndihet e përdorur dhe e pambështetur nga personi për të cilin thotë se ka bërë shumë.

    Ajo u shpreh se ishte përpjekur vazhdimisht ta ndihmonte Sharrin në lojë, madje edhe duke bërë gabime, por në fund nuk mori mbështetjen që priste prej tij.

    “Kam bërë shumë për një njeri dhe në fund ai njeri nuk ka dalë të më mbrojë mua. Këto gjëra janë të papërballueshme për mua, nuk po mundem. Nëse do t’i thosha të kërcente për mua, nuk do të kërcente. Aty janë konfirmuar, tash po dal unë e keqja edhe në fund s’po përkrahem nga askush. Shumë më ka zhgënjyer, e kam dashur shumë si njeri, se kam me bën edhe të qaj. Pasi i thashë unë, reagoi. Jam munduar shumë, me çdo kusht, nganjëherë kam bërë edhe gabime, veç t’i jap shenja atij, t’i them luaj”, tha Anjeza.

    Më tutje ajo u shpreh: “E kam dashur shumë si njeri, por s’e kam pritur që mua Sharri do të ma kthejë pikërisht. Unë jam duke bërë diçka për të dhe ai do të kthehet kundër meje. Unë distancohem more, unë kam lojë edhe pa Sharrin”. /Telegrafi/

  • “Shikojeni si e montuan”, AAK publikon videon dhe akuzon pushtetin për propagandë

    “Shikojeni si e montuan”, AAK publikon videon dhe akuzon pushtetin për propagandë

    “Shikojeni si e montuan”, AAK publikon videon dhe akuzon pushtetin për propagandë

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar pushtetin se po përdor propagandën si mjetin kryesor për të mbuluar, sipas saj, mungesën e rezultateve në qeverisje.

    Përmes një postimi në Facebook, AAK ka pretenduar se kjo propagandë po shpërndahet përmes montazheve amatore në faqe të ndryshme të rrjeteve sociale.

    Partia ka publikuar edhe një video, për të cilën pretendon se paraqitja e nënkryetarit të parë të AAK-së dhe shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, është montuar.

    Sipas AAK-së, në seancën e fundit Tahiri kishte kërkuar që Qeveria ta ndryshojë strategjinë për investimet në sektorin e energjisë.

    Aleanca ka bërë të ditur se kërkesa e saj është që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit të quajtur “The Energy Case of Kosova”, me qëllim të kthimit të burimeve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve energjetike të vendit.

    Në reagimin e saj, AAK ka kritikuar qeverisjen gjatë gjashtë viteve të fundit, duke pretenduar se pushteti nuk ka arritur t’ua përmirësojë jetën qytetarëve.

    “Kur mjeti më i fortë mbetet propaganda, atëherë pushteti veç po tregon që është i dorëzuar pranë gjendjes reale”, thuhet në reagimin e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

    Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

    Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dakordimit të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e nismës ligjore.

    “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, tha Kurti pas ceremonisë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së .

    Për këtë nismë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte folur të enjten në një konferencë për media, pas takimit me Kurtin dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.

    Ajo kishte bërë të ditur se drafti i ri do të bazohet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, ndërsa do të përfshijë propozimet e PDK-së dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

    Çitaku kishte thënë se ndryshimet synojnë ta bëjnë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë, ndërsa kishte kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë që kishin përcjellë procesin.

    Ndërkohë, ishte bërë e ditur se Grupi Punues Shtetëror do të vazhdojë punën edhe për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes në Apel.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

    “Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

    “Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

    Aleanca ka publikuar një video, përmes së cilës, është paraqitur një situatë që sipas kësaj partie, është montuar edhe është postuar në rrjete sociale.

    Në video, sipas Aleancës, paraqiten pamjet reale dhe ato që sipas saj, më pas u montuan dhe qëllimisht u shpërndanë në rrjete sociale.

    “Shikoni edhe vet se si e kanë montuar paraqitjen e nënkryetarit të parë të Aleancës dhe shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, që në seancën e fundit, po kërkonte që Qeveria të ndryshojë strategjinë për investime energjetike.”, thuhet në reagimin e Aleancës.  

    Partia e udhëhequr nga Ardian Gjini ka thënë se kjo është pasqyra më e saktë e kësaj shumice, që armën më të fortë e kanë propagandën.

    “Propagandë e ndërtuar me montazha amatoreske, që shpërndahen nga faqe të ndryshme në rrjete sociale. Këtë e kanë forcuar edhe më fortë me benefitet e pushtetit, me që punën për t’ua ndryshuar për të mirë jetën qytetarëve, e kanë treguar tash e gjashtë vite që nuk duan apo nuk dinë ta bëjnë. Kërkesa e Aleancës, e paraqitur nga nënkryetari Tahiri, është që Kosova të fillojë punën për krijimin e rastit, ‘the Energy Case of Kosova’, në mënyrë që të kthehen burimet dhe të përdoren kapacitetet tona energjetike. Kur mjeti më i fortë mbetet propaganda, atëherë pushteti veç po tregon që është i dorëzuar pranë gjendjes reale, që Aleanca do të vazhdojë ta bëj të ditur çdo ditë përmes të gjitha mekanizmave.”, thuhet tutje në reagimin e Aleancës. /Klankosova.tv

  • Trump: E vështirë për mua të punoj me Chuck Schumer nëse kryeson Senatin

    Trump: E vështirë për mua të punoj me Chuck Schumer nëse kryeson Senatin

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ta ketë shumë të vështirë të bashkëpunojë me senatorin demokrat Chuck Schumer, nëse ai zgjidhet lider i shumicës në Senatin amerikan.

    “Do të jetë shumë e vështirë për mua të punoj me Chuck Schumer nëse ai bëhet lider i shumicës në Senat”, tha Trump.

    “Ai dështoi rëndë si lider më parë, ishte një nga më të këqijtë në histori dhe kam shumë pak dyshime se do të dështojë përsëri”, shtoi presidenti amerikan.

    Schumer, senator demokrat nga New Yorku, aktualisht është lider i pakicës në Senat.

    Megjithatë, demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit vitin e ardhshëm, pas fitoreve në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit, raporton Reuters.

    Pavarësisht suksesit zgjedhor, Schumer po përballet me kundërshtime brenda partisë, veçanërisht nga progresistët që kërkojnë një udhëheqje të re.

    Senatori Chris Van Hollen nga Marylandi ka shpallur kandidaturën për drejtimin e shumicës në Senat, ndërsa Schumer pretendon se i ka votat e nevojshme për ta ruajtur pozitën.

    Votimi i fshehtë për zgjedhjen e liderit të ri pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

    Ndërkohë, pas zgjedhjeve, Trump ka emëruar aleatin e tij Stephen Miller për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, një veprim që sinjalizon një qasje më konfrontuese ndaj demokratëve gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.

    Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët për çështje të caktuara, përfshirë kujdesin shëndetësor.

    Senatorja e zgjedhur demokrate Peggy Flanagan ka deklaruar se mbështet zgjerimin e programit Medicare për të gjithë amerikanët, duke shtuar se do të pranonte edhe emërtimin “TrumpCare” nëse kjo do të ndihmonte miratimin e reformës.

    Flanagan gjithashtu ka shprehur mbështetjen për Van Hollen, duke theksuar se votuesit kanë kërkuar ndryshim dhe largim nga mënyra tradicionale e të bërit politikë. /Telegrafi/