Author: Momenti

  • LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua për dy ditë e gjysmë, dyshohet për konflikt interesi

    LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua për dy ditë e gjysmë, dyshohet për konflikt interesi

    Mickoski dhe Sllaveski jo vetëm që sollën Alta Bankën në Maqedoni dhe në sektorin bankar në vend, por i dhanë Macurës të drejtën për të blerë kompaninë e sigurimeve “ZOIL Macedonia” për rreth 1.7 milion euro, akuzojnë nga LSDM.

    “Tani, nuk ka asnjë fjalë se çfarë do të thotë kjo për qytetarët që kanë polica atje. Pyetja është e thjeshtë. A mund t’u paguajë kompania dëmshpërblime qytetarëve pa probleme?

    A janë në rrezik mbulimi i dëmeve nga aksidentet rrugore, sigurimi i makinave, automjeteve, pronës, shtëpive, apartamenteve, sigurimi i udhëtimit dhe shëndetit, si dhe lëndimet në punë?

    Çfarë po bëjnë institucionet dhe pse hesht Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?

    Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve duhet të përgjigjet nëse, pas ndalimit të Davor Macurës në Serbi dhe revokimit të licencës së Alta Bankës, e ka shqyrtuar pëlqimin për pjesëmarrjen e tij të kualifikuar në kompaninë e sigurimeve.

    A ka kompania kapitalin minimal të kërkuar me ligj? A janë vendosur masa mbikëqyrëse dhe çfarë është bërë për të mbrojtur mbajtësit e policave?

    Informatorët na kanë dhënë informacione që presim që Sllaveski t’i përfshijë në hetimin ndaj Alta Bankës, të cilin ai ka refuzuar ta hapë.

    Së pari, sipas informatorëve, kërkesa për marrjen nën kontroll të kompanisë së sigurimeve u përpunua brenda dy ditësh e gjysmë.
    Nëse është kështu, si është e mundur të kryhen kontrolle të përshtatshme në një periudhë kaq të shkurtër kohore?

    Së dyti, informatorët deklarojnë se transaksioni dyshohet se është ndërmjetësuar nga një shtëpi ndërmjetëse në pronësi të vëllait të presidentes së Këshillit të Ekspertëve të ASO-së, Drakullovska?

    Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është një konflikt interesi.

    A kontrolloi ASO-ja për një konflikt të mundshëm interesi dhe a zbatoi të njëjtat kritere mbikëqyrjeje për Alta Insurance si për kompanitë e tjera të sigurimeve?

    LSDM kërkon që Banka Popullore, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave dhe ASO-ja të publikojnë të gjithë dokumentacionin, një kronologji të vendimmarrjes, me data, mendime, pëlqime dhe emrat e personave që morën pjesë në marrjen e vendimeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

  • Hidroregjioni Jugor vazhdon aksionet, shkyç konsumatorët me lidhje të paautorizuara të ujit

    Hidroregjioni Jugor vazhdon aksionet, shkyç konsumatorët me lidhje të paautorizuara të ujit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionet në terren për identifikimin dhe shkyçjen e konsumatorëve që kanë bërë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

    Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë javës së kaluar ekipet e saj kanë realizuar shkyçjen e konsumatorëve të identifikuar me lidhje ilegale të ujit.

    Këto aktivitete, sipas KRU “Hidroregjioni Jugor”, kanë për qëllim parandalimin e keqpërdorimit të ujit, mbrojtjen e rrjetit të furnizimit dhe sigurimin e një shërbimi të drejtë për të gjithë konsumatorët.

    Kompania ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat ndaj rasteve të lidhjeve të paautorizuara do të vazhdojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Në fund, KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të respektojnë rregullat dhe të mos cenojnë interesin e përbashkët përmes lidhjeve të paautorizuara të ujit. /Telegrafi/

  • “Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm”, Kurti me mesazh në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues

    “Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm”, Kurti me mesazh në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues të institucioneve korrektuese dhe zyrtarë policorë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti: Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë

    Kurti: Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë

    Kurti: Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, foli për të arriturat e këtij institucioni gjatë këtyre viteve.

    Teksa u krekos për përparimin në ShKK, Kurti tha natyrisht se burgu nuk është një vend i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë, transmeton Klankosova.tv

    “Gjatë këtyre viteve, SHKK-ja ka shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizmin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit.

    Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë, por asnjëherë të drejtat, të cilat mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht funksionit që ka.” /Klankosova.tv

  • Rasti në Fier, policia shton kontrollet për kapjen e autorëve

    Rasti në Fier, policia shton kontrollet për kapjen e autorëve

    Rasti në Fier, policia shton kontrollet për kapjen e autorëve

    Policia e Shqipërisë ka shtuar masat e sigurisë pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Selami Hasani dhe u plagos vëllai i tij.

    Në hyrje të qytetit të Vlorës janë ngritur pika kontrolli, ku efektivët ndalojnë automjetet dhe kryejnë verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve.

    Mediat në Shqipëri kanë raportuar se kontrollet synojnë identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

  • Gjashtë banorë në rrezik, publiku vendos kush shpëton në BBVK5

    Gjashtë banorë në rrezik, publiku vendos kush shpëton në BBVK5

    Gjashtë banorë në rrezik, publiku vendos kush shpëton në BBVK5

    Prime-i i sontëm i Big Brother VIP Kosova 5 do të sjellë emocione dhe tension, pasi gjashtë banorë janë në nominim.

    Fatjona, Akili, Valdeti, Vjollca, Anjeza dhe Bejta janë banorët që rrezikojnë të largohen nga shtëpia.

    Publiku do të ketë mundësinë të votojë përmes SMS-ve, duke dërguar emrin e banorit të preferuar në numrat përkatës, ose përmes votimit online në platformën vote.klankosova.tv.

  • Kryetari i Klinës viziton bizneset shqiptare në Zvicër, vlerëson suksesin e mërgimtarëve

    Kryetari i Klinës viziton bizneset shqiptare në Zvicër, vlerëson suksesin e mërgimtarëve

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka vizituar disa biznese të suksesshme të themeluara nga shqiptarët, në veçanti nga bashkëvendësit e tij nga Klina.

    Gjatë këtyre vizitave, ai është njohur nga afër me veprimtarinë, zhvillimin dhe kontributin e bizneseve shqiptare në ekonominë zvicerane.

    E nga këto vizita, kryetari i Klinës ka vlerësuar punën, përkushtimin dhe suksesin e mërgimtarëve shqiptarë, duke theksuar se arritjet e tyre në vendet evropiane janë burim krenarie për të gjithë, shkruan Telegrafi.

    Ai ka çmuar veçanërisht kontributin e bashkëvendësve nga Klina, të cilët përmes punës dhe angazhimit të tyre kanë arritur të ndërtojnë biznese dhe të krijojnë vende pune në Zvicër.

    Suksesi i këtyre ndërmarrjeve dëshmon edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe në promovimin e Kosovës jashtë vendit./Telegrafi/

  • Zelensky publikon pamjet dramatike të sulmit ndaj anijes ruse në Libi

    Zelensky publikon pamjet dramatike të sulmit ndaj anijes ruse në Libi

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar pamje nga një sulm i forcave ukrainase ndaj një anijeje luftarake ruse në portin e Bengazit, në Libi.

    Zelensky e ka cilësuar sulmin si një “operacion shembullor ukrainas”, duke bërë të ditur se gjatë tij janë përdorur shtatë dronë detarë.

    Objektiv i sulmit ishte anija luftarake ruse Merkury, një nga anijet më të reja të flotës ruse, e cila hyri në shërbim në vitin 2023.

    Sipas presidentit ukrainas, anija kishte ndaluar në bazën detare të Bengazit për t’u furnizuar me karburant dhe pajisje, gjatë rrugës së kthimit drejt Rusisë.

    Vlera e saj llogaritet në rreth 173 milionë euro.

    Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po zgjeron operacionet kundër objektivave ruse edhe jashtë territorit të saj.

    Libia mbetet e ndarë politikisht që nga rrëzimi i diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

    Qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ndodhet në Tripoli, ndërsa administrata rivale në lindje të vendit ka lidhje me Rusinë.

    Në mars, forcat ukrainase që vepronin në pjesën perëndimore të Libisë goditën edhe një cisternë ruse në Mesdhe, pranë ujërave të Maltës, në një sulm të dyshuar me dron detar.

    Sipas zyrtarëve libianë të cituar nga Associated Press, personeli ukrainas, kryesisht specialistë të dronëve, kishte vepruar nga baza ushtarake në Misrata, si dhe nga objekte të tjera në Tripoli dhe Zawiya. /Telegrafi/

  • Barcelona merr vendim për Lamine Yamalin, talenti mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

    Barcelona merr vendim për Lamine Yamalin, talenti mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

    Barcelona merr vendim për Lamine Yamalin, talenti mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

    Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sabahut pa njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, Lamine Yamal.

    Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me talentin e ri, duke e lënë jashtë listës së udhëtarëve në mënyrë që ai të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh.

    Yamal ka ndier shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë, problem që ishte vërejtur edhe para përballjes me Villarrealin. Megjithatë, ai e zhvilloi të gjithë atë ndeshje, në të cilën Barcelona triumfoi me rezultat 3:2, pas një përmbysjeje spektakolare.

    Klubi katalunas ka bërë të ditur se mungesa e tij në udhëtimin drejt Azerbajxhanit është masë parandaluese, me synimin që futbollisti të mos rrezikojë përkeqësimin e shqetësimeve fizike.

    Sipas njoftimit mjekësor, Yamal pritet të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Deportivo La Corunas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 27-vjetori i Shërbimit Korrektues, Kurti: Të drejtat e të burgosurve duhet të respektohen

    27-vjetori i Shërbimit Korrektues, Kurti: Të drejtat e të burgosurve duhet të respektohen

    27-vjetori i Shërbimit Korrektues, Kurti: Të drejtat e të burgosurve duhet të respektohen

    Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

    Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë, ndërsa ka theksuar se të drejtat e personave të privuar nga liria duhet të respektohen nga të gjithë.

    “Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë, por asnjëherë të drejtën. Të cilat mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht nga funksioni që përfaqëson. Ky progres i madh i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të çmuara”, tha Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka vlerësuar përparimin e Shërbimit Korrektues gjatë 27 vjetëve, veçanërisht në profesionalizimin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit.

    “Ky përvjetor është një mundësi për të nderuar rrugëtimin e këtij institucioni dhe për të vlerësuar të gjithë ata që për 27 vite rresht kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e tij. Gjatë këtyre viteve, shërbimet korrektuese të Kosovës kanë shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe të riintegrimit”, shtoi.

    Ndërkaq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar profesionalizmin dhe integritetin e Shërbimit Korrektues, duke theksuar se sistemi i burgjeve në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare për trajtimin e personave të privuar nga liria.

    Ajo i është referuar edhe Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, sipas të cilit Kosova ofron garanci ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit.

    “Shërbimi Korrektues vërtet ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, transformim i vazhdueshëm i infrastrukturës, rritje e numrit dhe cilësisë së zyrtarëve korrektues, si dhe përparim me standarde bashkëkohore korrektuese. Në raportin e sivjetshëm të progresit të Komisionit Evropian theksohet se Kosova ofron garanci të duhura ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit, sistemi i burgjeve në përgjithësi është në përputhje me rregullat standarde minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e burgosurve, ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ndalon diskriminimin mbi çfarëdo baze, përfshirë aftësinë e kufizuar, dhe kërkon që të gjithë të burgosurit të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me respekt të plotë për dinjitetin e tyre. Ligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjitha aktet nënligjore përcjellëse, të cilat janë në përputhje edhe me legjislacionin e BE-së, është baza e punës sonë të përditshme”, potencoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali