Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.
Burimi: Dukagjini

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.
Burimi: Dukagjini


Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pika e rendit të ditës.
Gjithashtu, në këtë mbledhje pritet të caktohet seanca e re plenare.
Përveç, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, si dhe shefat e grupeve parlamentare.
Pas mbledhjes, pritet të ketë edhe deklarime për media. /Klankosova.tv


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropan në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me interpretimin e këngës nacionaiste serbe të lashuar në Forumin e Zgjerimit në Bruksel.
Lushaku-Sadriu, ka thënë se ajo që ka ndodhur në kryeqendrën evropiane është zhgënjyese dhe ka një javë që po presin kërkimfalje ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident.
“Më lejoni krejt në fillim që të shpreh edhe habinë edhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar e në fakt ishte zhgënjyes për ne, edhe në përgjithësi si shoqëri sepse ne jemi shoqëria më proevropiane e rajonit dhe e shohim Bashkimin Evropian si perskeptivën tonë të shtetit tone. Pra, ishte dhe zhgënjyese për mungesën e përfaqësimit institucional në këtë forum dhe ashtu siç e dimë të gjithë forumi i zgjerimit është një forum i cili ka shumë qëllime të përçojë mesazhe pajtuese në mes të shteteve të cilat kanë qenë në konflikt me njëra tjetrën dhe tek e fundit misioni i Bashkimit Evropian është që të ndihmojë vendet t’i tejkalojnë këto ndasi dhe të bëjnë hapa përpara në integrimin evropian.”, ka thënë ajo.
Deputetja e LDK-së, ka thënë se nga BE-ja pritet një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës.
“Prandaj, më vjen keq por dua vërtetë ta shpreh zhgënjimin tim dhe ka një javë që po presim një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar që janë marrë masat që në të ardhmen mos të kemi situata të tilla”, ka thënë ajo.
Këto komente, Lushaku-Sadriu i bëri në takimin e Komisonit për Integrime Evropane, ku i pranishëm ishte ambasadori i Bashkimit Evropan në Kosovë, Dirk Schuebel.
Takimi u mbajt i mbyllur për media.
Ndërkaq, ambasadori Schuebel ditë më parë është pritur edhe nga komisionet e tjera parlamentare.


Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.
Në reagim bëhet me dije se ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve.
Nga ky dikaster kanë konfirmuar se forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë, transmeton Klankosova.tv
Reagimi i plotë:
Për informacion, lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë:
Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.
Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.
Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.
Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njofton se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.
“Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 16.11.2026 deri më 20.11.2026 mori 196 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 196 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”./Telegrafi/


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me incidentin e ndodhur në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, ku ishte interpretuar një këngë nacionaliste serbe.
Gjatë takimit të Komisionit për Integrime Evropiane me ambasadorin Schuebel, Lushaku-Sadriu ka shprehur zhgënjimin për atë që ndodhi në kryeqendrën evropiane, duke theksuar se Kosova tash e një javë është në pritje të një kërkimfaljeje zyrtare nga Bashkimi Evropian.
Ajo ka thënë se incidenti ishte zhgënjyes, veçanërisht duke marrë parasysh përkushtimin e Kosovës ndaj perspektivës evropiane dhe rolin që BE-ja synon të ketë në tejkalimin e ndasive mes vendeve të rajonit.
Sipas saj, Forumi i Zgjerimit duhet të shërbejë për përcjelljen e mesazheve të pajtimit ndërmjet shteteve që kanë qenë në konflikt dhe për avancimin e integrimit evropian.
“Ka një javë që po presim një kërkimfalje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar që janë marrë masat që në të ardhmen të mos kemi situata të tilla”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.
Këto komente ajo i bëri gjatë takimit me ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, i cili u mbajt i mbyllur për media.
Ndërkaq, ditë më parë, Schuebel është takuar edhe me përfaqësues të komisioneve të tjera parlamentare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali


Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para zyrave të KEDS-it në Prizren, për të protestuar lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike, të cilat po shkaktojnë shqetësime te banorët.
Përmes kësaj proteste, qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga kompania përgjegjëse dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali


Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të saj, Lamine Yamal.
Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me talentin e ri, duke e lënë jashtë udhëtimit në mënyrë që ai të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh.
Yamal ka ndier shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë, problem ky që ishte vërejtur edhe para ndeshjes kundër Villarrealit.
Pavarësisht kësaj, futbollisti e zhvilloi të gjithë ndeshjen, në të cilën Barcelona arriti të fitojë 3:2 pas një përmbysjeje spektakolare.
Klubi katalunas ka konfirmuar se vendimi për ta lënë Yamalin jashtë udhëtimit është marrë si masë parandaluese.
Sipas njoftimit mjekësor, ai pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Deportivo La Corunas.
Me këtë vendim, Flick zgjedh të mos rrezikojë me një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, veçanërisht në këtë periudhë të ngjeshur të sezonit.
Burimi: Insajderi

Mbi 12 mijë persona në Zvicër i janë bashkuar nismës kombëtare “Një muaj pa duhan”, e cila synon t’i ndihmojë duhanpirësit dhe konsumuesit e produkteve të nikotinës që të heqin dorë nga kjo varësi.
Fushata, e organizuar edhe këtë vit gjatë muajit nëntor, u bën thirrje pjesëmarrësve që për 30 ditë të mos konsumojnë cigare, cigare elektronike, snus apo produkte të tjera me nikotinë.
Nisma është një sfidë edhe për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, ku një pjesë e komunitetit vazhdon të jetë konsumatore e duhanit.
Përmes kësaj fushate, organizatorët synojnë të tregojnë se ndërprerja e duhanit është më e lehtë kur bëhet në grup dhe me mbështetje profesionale.
Pjesëmarrësit përfitojnë këshilla falas nga ekspertët e shëndetësisë, mesazhe të përditshme motivuese, informacione praktike dhe mundësi për të shkëmbyer përvoja me persona të tjerë që po përpiqen ta lënë duhanin.
Mbështetja ofrohet edhe përmes komunitetit online dhe grupeve të komunikimit, ndërsa programi është i disponueshëm në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.
Sipas organizatorëve, muaji i parë është ndër periudhat më të vështira për personat që vendosin ta ndërpresin duhanin, prandaj sfida është ndërtuar për t’i shoqëruar ata hap pas hapi.
Fushata përfshin edhe përdoruesit e cigareve elektronike dhe snusit, duke synuar ndërprerjen e konsumit të nikotinës në tërësi.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, pjesëmarrja në edicionin e vitit 2026 ka shënuar rekord, me mbi 12 mijë persona të regjistruar, prej të cilëve 6.150 nga pjesa frankofone e Zvicrës.
Pyetja mbetet nëse edhe duhanpirësit shqiptarë do t’i bashkohen kësaj nisme dhe do të arrijnë t’i rezistojnë tundimit për 30 ditë, me synimin që ta lënë duhanin përgjithmonë./Telegrafi/