Author: Momenti

  • Pretendoi se vuante nga leukemia dhe mblodhi afro 190 mijë euro, familjarët e Endrit Azemit kërkuan para edhe në sheshin e Gjilanit

    Pretendoi se vuante nga leukemia dhe mblodhi afro 190 mijë euro, familjarët e Endrit Azemit kërkuan para edhe në sheshin e Gjilanit

    Pretendoi se vuante nga leukemia dhe mblodhi afro 190 mijë euro, familjarët e Endrit Azemit kërkuan para edhe në sheshin e Gjilanit

    Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët në Kosovë dhe diasporë, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke grumbulluar përmes donacioneve afro 190 mijë euro.

    Rasti lidhet me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

    Shumë qytetarë kishin kontribuar financiarisht në këtë fushatë, me shpresën se po ndihmonin në trajtimin dhe rehabilitimin e Endrit Azemit.

    Madje, motra e tij, Kosovare Azemi, kishte bërë edhe thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin aq sa kishin mundësi.

    Megjithatë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një histori të pavërtetë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Nga kjo fushatë dyshohet se janë grumbulluar gjithsej 189 mijë e 206 euro e 8 cent.

    Pas pranimit të informacioneve të para, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet, gjatë të cilave kanë arritur t’i bllokojnë paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në kuadër të rastit.

    I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Gjilan me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Rasti po hetohet për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe, i dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

    Burimi: Insajderi

  • Mariah Carey reagon pas shqetësimeve të fansave për gjendjen e saj gjatë koncertit: Mos besoni gjithçka që lexoni

    Mariah Carey reagon pas shqetësimeve të fansave për gjendjen e saj gjatë koncertit: Mos besoni gjithçka që lexoni

    Mariah Carey ka reaguar ndaj komenteve dhe shqetësimeve të fansave për performancën e saj të fundit, pasi pamjet nga koncerti në Brazil shkaktuan diskutime në rrjetet sociale.

    Këngëtarja 57-vjeçare nisi turneun e saj të Krishtlindjeve 2026 në Brazil, ndërsa gjatë koncertit në Farmasi Arena, në Rio de Janeiro, iu drejtua publikut me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Oh, dhe meqë ra fjala, mos i besoni gjithçkaje që lexoni në internet. Mos më zemëroni tani”.

    Reagimi i saj vjen pasi një video nga performanca e këngës “Fantasy”, më 17 nëntor, shqetësoi fansat.

    Në pamjet e publikuara, Mariah dukej se lëvizte me vështirësi në skenë, ndërsa një balerin e mbante për duar gjatë ecjes. Në një moment, edhe balerinë të tjerë e ndihmuan gjatë një lëvizjeje koreografike.

    Pamjet nxitën reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa ndjekës u shprehën të shqetësuar për mënyrën si lëvizte këngëtarja, ndërsa të tjerë vunë në diskutim energjinë e saj gjatë performancës.

    Shqetësimet ishin shtuar edhe më herët, pasi Mariah ishte filmuar në Brazil duke marrë autografe, ndërsa mbahej për krahu nga një asistente gjatë ecjes.

    Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me komentet për gjendjen e saj. /Telegrafi/


  • Nis mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Nis mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Nis mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës plenare.

    Në rend dite është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

    Ndër pikat e parapara për seancën plenare janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Në fund të mbledhjes pritet të ketë edhe një deklarim për media, ku mund të bëhen të ditura vendimet dhe detajet lidhur me caktimin e seancës së radhës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu kërkon nga ambasadori i BE-së sqarime dhe kërkimfalje

    Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu kërkon nga ambasadori i BE-së sqarime dhe kërkimfalje

    Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu kërkon nga ambasadori i BE-së sqarime dhe kërkimfalje

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit në Bruksel.

    Lushaku-Sadriu e ka cilësuar zhgënjyes incidentin e ndodhur në kryeqendrën evropiane, duke thënë se tashmë një javë po presin një kërkimfalje institucionale ndaj Republikës së Kosovës.

    Ajo ka theksuar se Kosova është shoqëria më proevropiane në rajon dhe se Bashkimin Evropian e sheh si perspektivë për të ardhmen e shtetit.

    “Më lejoni krejt në fillim që të shpreh edhe habinë edhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar e në fakt ishte zhgënjyes për ne, edhe në përgjithësi si shoqëri sepse ne jemi shoqëria më proevropiane e rajonit dhe e shohim Bashkimin Evropian si perspektivën tonë të shtetit tonë. Pra, ishte dhe zhgënjyese për mungesën e përfaqësimit institucional në këtë forum dhe ashtu siç e dimë të gjithë forumi i zgjerimit është një forum i cili ka shumë qëllime të përçojë mesazhe pajtuese në mes të shteteve të cilat kanë qenë në konflikt me njëra-tjetrën dhe tek e fundit misioni i Bashkimit Evropian është që të ndihmojë vendet t’i tejkalojnë këto ndasi dhe të bëjnë hapa përpara në integrimin evropian”, ka thënë ajo.

    Deputetja e LDK-së ka deklaruar se nga Bashkimi Evropian presin një kërkimfalje institucionale dhe formale ndaj Kosovës.

    “Prandaj, më vjen keq por dua vërtetë ta shpreh zhgënjimin tim dhe ka një javë që po presim një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar që janë marrë masat që në të ardhmen mos të kemi situata të tilla”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

    Këto komente ajo i bëri gjatë takimit të Komisionit për Integrime Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Takimi u mbajt i mbyllur për media.

    Burimi: Insajderi

  • Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.

    Burimi: Dukagjini

  • Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës

    Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës

    Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës

    Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pika e rendit të ditës.

    Gjithashtu, në këtë mbledhje pritet të caktohet seanca e re plenare.

    Përveç, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, si dhe shefat e grupeve parlamentare.

    Pas mbledhjes, pritet të ketë edhe deklarime për media. /Klankosova.tv

  • Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, ambasadorit të BE-së i “lypen” sqarime dhe kërkimfalje

    Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, ambasadorit të BE-së i “lypen” sqarime dhe kërkimfalje

    Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, ambasadorit të BE-së i “lypen” sqarime dhe kërkimfalje

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropan në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me interpretimin e këngës nacionaiste serbe të lashuar në Forumin e Zgjerimit në Bruksel.

    Lushaku-Sadriu, ka thënë se ajo që ka ndodhur në kryeqendrën evropiane është zhgënjyese dhe ka një javë që po presin kërkimfalje ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident.

    “Më lejoni krejt në fillim që të shpreh edhe habinë edhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar e në fakt ishte zhgënjyes për ne, edhe në përgjithësi si shoqëri sepse ne jemi shoqëria më proevropiane e rajonit dhe e shohim Bashkimin Evropian si perskeptivën tonë të shtetit tone. Pra, ishte dhe zhgënjyese për mungesën e përfaqësimit institucional në këtë forum dhe ashtu siç e dimë të gjithë forumi i zgjerimit është një forum i cili ka shumë qëllime të përçojë mesazhe pajtuese në mes të shteteve të cilat kanë qenë në konflikt me njëra tjetrën dhe tek e fundit misioni i Bashkimit Evropian është që të ndihmojë vendet t’i tejkalojnë këto ndasi dhe të bëjnë hapa përpara  në integrimin evropian.”, ka thënë ajo.

    Deputetja e LDK-së, ka thënë se nga BE-ja pritet një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës.

    “Prandaj, më vjen keq por dua vërtetë ta shpreh zhgënjimin tim dhe ka një javë që po presim një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar që janë marrë masat që në të ardhmen mos të kemi situata të tilla”, ka thënë ajo.

    Këto komente, Lushaku-Sadriu i bëri në takimin e Komisonit për Integrime Evropane, ku i pranishëm ishte ambasadori i Bashkimit Evropan në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Takimi u mbajt i mbyllur për media.

    Ndërkaq, ambasadori Schuebel ditë më parë është pritur edhe nga komisionet e tjera parlamentare.

  • Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura të Shqipërisë s'kanë kryer asnjë operacion ndaj anijes ruse

    Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura të Shqipërisë s’kanë kryer asnjë operacion ndaj anijes ruse

    Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura të Shqipërisë s'kanë kryer asnjë operacion ndaj anijes ruse

    Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.

    Në reagim bëhet me dije se ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve.

    Nga ky dikaster kanë konfirmuar se forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë, transmeton Klankosova.tv

    Reagimi i plotë:

    Për informacion, lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë:

    Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.

    Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.

    Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

    Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.

    Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.

    Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova.

  • Uji në Shkup është i sigurt për pije

    Uji në Shkup është i sigurt për pije

    NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njofton se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.

    “Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

    Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 16.11.2026 deri më 20.11.2026 mori 196 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 196 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

    Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”./Telegrafi/