Author: Momenti

  • Frikë te Real Madridi, dy yje mungojnë në stërvitje para përballjes së Ligës të Kampionëve

    Frikë te Real Madridi, dy yje mungojnë në stërvitje para përballjes së Ligës të Kampionëve

    Real Madridi mund të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve.

    Sipas gazetarit të “The Athletic”, Mario Cortegana, Endrick dhe Denzel Dumfries nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme të skuadrës madrilene, duke vënë në dyshim gatishmërinë e tyre për përballjen e radhës.

    Endrick u aktivizua në 20 minutat e fundit në fitoren 2-1 ndaj Celta Vigos të shtunën, ndërsa Dumfries e ndoqi të gjithë ndeshjen nga banka rezervë.

    Përveç tyre, trajneri Jose Mourinho vazhdon të mos ketë në dispozicion Rodrygon dhe Raul Asencion, të cilët janë të lënduar për një periudhë të gjatë.

    Real Madridi vjen në këtë përballje pas nëntë fitoreve radhazi në këtë sezon, ndërsa Mourinho pritet të japë më shumë informacione për gjendjen e dy futbollistëve në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme.

    Përndryshe, Reali do të provojë t’i marrë pikët e plota pasi në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve i pret sfida e vështirë kundër Arsenalit në “Emirates”./Telegrafi/

  • Lushaku-Sadriu kërkon sqarime nga ambasadori i BE-së për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

    Lushaku-Sadriu kërkon sqarime nga ambasadori i BE-së për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me incidentin e ndodhur në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, ku ishte interpretuar një këngë nacionaliste serbe.

    Në një deklarim për këtë çështje, Lushaku-Sadriu e ka cilësuar ngjarjen si zhgënjyese, duke theksuar se Kosova tash e një javë është në pritje të një kërkimfaljeje zyrtare nga institucionet e Bashkimit Evropian.

    Ajo ka rikujtuar se Kosova është ndër shoqëritë më proevropiane në rajon dhe se Bashkimi Evropian shihet si perspektiva kryesore e vendit.

    “Dua që në fillim të shpreh habinë dhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar. Ishte një ngjarje zhgënjyese për ne dhe për shoqërinë tonë në përgjithësi, pasi Kosova është shoqëria më proevropiane në rajon dhe Bashkimin Evropian e shohim si perspektivën tonë shtetërore”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimeve Evropiane.

    Ajo ka kritikuar gjithashtu mungesën e përfaqësimit institucional të Kosovës në këtë forum, duke theksuar se një ngjarje e tillë duhet të shërbejë për përcjelljen e mesazheve të pajtimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.

    “Për më tepër, Forumi i Zgjerimit është një platformë që ka për qëllim të përcjellë mesazhe pajtimi ndërmjet shteteve që kanë qenë në konflikt me njëra-tjetrën. Misioni i Bashkimit Evropian është që t’i ndihmojë vendet t’i tejkalojnë këto ndasi dhe të bëjnë hapa përpara drejt integrimit evropian”, është shprehur ajo.

    Lushaku-Sadriu ka theksuar se Kosova është duke pritur një reagim zyrtar lidhur me atë që ndodhi në Bruksel, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të marrë përgjegjësi institucionale për incidentin.

    “Ka një javë që po presim një kërkimfalje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës, për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar se janë marrë masat e nevojshme që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu. /Telegrafi/

  • ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

    ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

    ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

    Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar rreth 200 mijë euro nën pretendimet se vua nga leukemia akute.

    Përmes Gofund me, qytetarë të shumtë të Kosovës, ndihmuan Endrit Azemin.

    Kjo doli që nuk u maashtruan vetëm qytetarët por edhe familjarët gjithashtu nga vetë Endriti, ku sot një një lidhje direkte në emisionin n’Frekuencë në ATV, vëllai i Endrit Azemit tregoi arsyen e thirrjes së tij ku edhe tregoi se ku qëndron e vërteta.

    Ai tha se ”’Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!”.

    ”Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat…”, ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti tregon kur pritet të përfundojë drafti i ligjit për Dhomat e Specializuara

    Kurti tregon kur pritet të përfundojë drafti i ligjit për Dhomat e Specializuara

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draftimi i ligjit për Dhomat e Specializuara pritet të përfundojë gjatë kësaj jave, duke bërë të ditur se aktualisht po pritet që ekspertët ta përmbyllin punën e tyre.

    I pyetur nga gazetarët se kur pritet të jetë gati drafti i këtij ligji, Kurti u shpreh se afati i synuar mbetet kjo javë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët.

    “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, deklaroi Kurti.

    Draftimi i këtij projektligji vjen në një kohë kur çështja e Dhomave të Specializuara vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve politike dhe institucionale në Kosovë.

    Më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u pajtuan që ndryshimet të procedohen përmes një projektligji të ri, në vend që të votohet sërish teksti i miratuar nga Kuvendi më 6 tetor.

    Marrëveshja erdhi pas disa javësh paqartësish rreth ligjit, të cilin presidentja Justina Shiroka Pula e kishte kthyer për rishqyrtim më 22 tetor, me kërkesë të vetë PDK-së, që e kishte iniciuar atë.

    Ndryshimet e miratuara në tetor parashihnin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Gjykatës, ngushtimin e periudhës kohore dhe territorit për të cilin ajo mund të gjykojë, si dhe uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet.

    Ato përfshinin edhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë. Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë, me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

    Ato janë themeluar në bazë të ndryshimeve kushtetuese dhe një ligji të veçantë, në kuadër të zotimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova. /Telegrafi/

  • ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

    ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!”, flet vëllai i Endrit Azemit, tregon se çfarë ndodhi

    ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

    Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar rreth 200 mijë euro nën pretendimet se vua nga leukemia akute.

    Përmes Gofund me, qytetarë të shumtë të Kosovës, ndihmuan Endrit Azemin.

    Kjo doli që nuk u maashtruan vetëm qytetarët por edhe familjarët gjithashtu nga vetë Endriti, ku sot një një lidhje direkte në emisionin n’Frekuencë në ATV, vëllai i Endrit Azemit tregoi arsyen e thirrjes së tij ku edhe tregoi se ku qëndron e vërteta.

    Ai tha se ”’Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!”.

    ”Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat…”, ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • "Kom bo shumë...", Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri (VIDEO)

    “Kom bo shumë…”, Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri (VIDEO)

    "Kom bo shumë...", Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri (VIDEO)

    Anjeza ka shpërthyet në lot në dhomën e rrëfimeve!

    Banorja e BBVK5 është parë duke qarë me dënesë, pasi ndihet e përdorur nga Sharri.

    “Kom bo shumë…”, tha ajo.

    Çfarë ndodhi? Ndiqeni videon më poshtë.

  • Statusi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve

    Statusi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve

    Statusi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve

    Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur ka mbajtur të hënën takim me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

    Në këtë takim u diskutuan çështjet që ndërlidhen me procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe funksionimin e Komisionit Qeveritar.

    Kryetarja e Komisionit Qeveritar, Leonora Selmani, para deputetëve prezantoi një raport lidhur me punën dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, duke theksuar se komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë dhe ka për detyrë shqyrtimin e kërkesave dhe dokumentacionit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

    Ajo foli edhe për angazhimin në hartimin dhe plotësimin e akteve ligjore e nënligjore, si dhe për iniciativën për vazhdimin e mandatit të komisionit.

    “Në bazë të legjislacionit që e kemi në fuqi jam munduar të sjell një raport me shkrim në pika të shkurtra. Siç e keni parë dhe siç është i përcaktuar me ligj, ky komision përbëhet prej nëntë anëtarëve.. Komisioni shqyrton lëndët lidhur me kërkesat e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale dhe shqyrton dokumentacionet të cilat shërbejnë si prova të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Kemi punuar shumë edhe në ndjekjen e akteve nënligjorë por edhe akteve të brendshme të cilat kanë ndihmuar punën e komisionit. Kemi punuar edhe në plotësim ndryshimin e ligjit dhe ka qenë iniciativë e këtij komisioni për vazhdimin e mandatit të këtij komisionit”, tha ajo.

    Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Arton Konushevci, ngriti çështjen e ndryshimeve në përbërjen e Komisionit Qeveritar, duke kërkuar të dijë nëse ndërrimi i anëtarëve kishte ndikuar në funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së tij.

    “Me çështjen e ndërrimit të anëtarëve, a është penalizua komisioni a ka pasur vështirësi në funksionim”, pyeti ai.

    Lidhur me këtë çështje, psikiatri Shpend Haxhibeqiri tha se ndryshimet në përbërjen e komisionit nuk kanë shkaktuar vështirësi në qasjen ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale.

    Ai theksoi se anëtarët kanë ndjekur trajnime dhe kanë shkëmbyer përvoja me ekipe nga shtete të ndryshme, ndërsa anëtaret e reja janë përshtatur me punën dhe përgjegjësitë e komisionit.

    “Ne i kemi kaluar të gjitha trajnimet dhe kemi pritur të gjitha ekipet deri tash nga shtete e ndryshme, mendoj se baza ka mbetur i padëmtuar dhe koleget e reja që kanë ardhur në ekip, kanë qenë të vullnetshme që të mësojnë, të dëgjojnë dhe nuk kemi pasur ndonjë vështirësi në qasjen adekuate ndaj të mbijetuarave, që është kryesorja për neve”, tha ai.

    Pas deklarimeve hyrëse të përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar dhe pyetjeve të deputetëve, mbledhja po vazhdon me dyer të mbyllura për mediat. /Ksp

  • Një libër i censuruar i Ismail Qemalit nga historiografia shqiptare dhe Perandoria Osmane

    Një libër i censuruar i Ismail Qemalit nga historiografia shqiptare dhe Perandoria Osmane

    Nga: Hasan Bello

    Në literaturën shqiptare ekziston një korpus i madh artikujsh mbi veprimtarinë politike të Ismail Qemalit. Para viteve ‘90-të, për lexuesit shqiptarë, kujtimet e tij rrëfyer gazetarit britanik Sommerville Story dhe të botuara në Londër në vitin 1920 ishin krejtësisht të panjohura. Kjo për shkak se në këto kujtime theksi bie mbi kontributin e tij si funksionar i lartë i shtetit osman. Gjithsesi, ky libër është edituar nga gazetari britanik dhe ka një rëndësi të madhe për studiuesit.

    Por, libri që mban direkt autorësinë e Ismail Qemalit është shkruar në gjuhën osmane në vitin 1900 me titull “Çështja e Transvaalit” (“Transvaal Me`selesi”). Në kohë rekord ai u përkthye në gjuhën frënge “La Question du Transvaal ou le Rôle Civilisateur de l’Angleterre Jugé au Point de vue Musulman” (“Çështja e Transvaalit ose roli qytetërues i anglisë i gjykuar nga pikëpamja myslimane”) 1901; në të njëjtën kohë ai u përkthye në anglisht dhe arabisht.

    Ky libër u shkrua gjatë Luftës së Dytë të Boerëve (1899-1902) në Afrikën e Jugut. Ai ishte një konflikt ushtarak midis Britanisë së Madhe dhe dy republikave: Republikës së Transvaalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit. Boerët ishin kolonë kryesisht me origjinë holandeze, të cilët kishin krijuar republika të pavarura. Shkaku kryesor i luftës ishte zbulimi i depozitave të mëdha të arit dhe diamanteve në territoret boere; si dhe interesat ekonomike dhe strategjike britanike në këtë rajon. Në këtë libër Ismail Qemali mbron fuqishëm politikat dhe praninë e perandorisë britanike. Ai e paraqet atë si një fuqi liberale dhe qytetëruese, sundimi i së cilës ishte i drejtë. Sipas tij, ai përputhej me parimet islame dhe mbronte të drejtat e popullsive vendase myslimane, në krahasim kjo me administrimin e boerëve. Ky botim ishte një lëvizje strategjike e politike e Ismail Qemalit për të fituar mbështetjen e simpatinë e diplomacisë britanike.

    Ismail Qemali përpiqej që t`i tregonte myslimanëve në Perandorinë Osmane se armiq kryesorë kishin Rusinë, Holandën dhe Francën e jo Britaninë e Madhe në territoret e së cilës jetonin më tepër myslimanë. Në këtë periudhë ky ishte një fakt i pakontestueshëm (në territoret britanike kishte mbi 62 milionë myslimanë, ndërsa në ato osmane 14-15 milionë). Sipas tij, ishte meritë e britanikëve që rusët nuk e kishin pushtuar Perandorinë Osmane në Luftën e Krimesë (1853-1856) etj.

    Ky libër binte ndesh me politikën panislamiste të perandorisë dhe sulltan Abylhamidit II, i cili përpiqej që të siguronte lidershipin e botës islame. Prandaj, ai u censurua nga autoritetet zyrtare. Megjithatë, fakti se ai u përkthye në disa gjuhë, në një kohë rekord, tregon se ka gjetur mbështetjen e diplomacisë britanike.

    Lufta e Boerëve u mbyll me fitoren e britanikëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes së paqes së Vereningut më 31 maj 1902, por me humbjen e 22 000 ushtarëve britanikë dhe miliona stërlinave.

    Për arsye se Ismail Qemali konsiderohej filobritanik – në studimet e para viteve ‘90-të – ekzistenca e këtij libri as që përmendej fare.

  • LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua për dy ditë e gjysmë, dyshohet për konflikt interesi

    LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua për dy ditë e gjysmë, dyshohet për konflikt interesi

    Mickoski dhe Sllaveski jo vetëm që sollën Alta Bankën në Maqedoni dhe në sektorin bankar në vend, por i dhanë Macurës të drejtën për të blerë kompaninë e sigurimeve “ZOIL Macedonia” për rreth 1.7 milion euro, akuzojnë nga LSDM.

    “Tani, nuk ka asnjë fjalë se çfarë do të thotë kjo për qytetarët që kanë polica atje. Pyetja është e thjeshtë. A mund t’u paguajë kompania dëmshpërblime qytetarëve pa probleme?

    A janë në rrezik mbulimi i dëmeve nga aksidentet rrugore, sigurimi i makinave, automjeteve, pronës, shtëpive, apartamenteve, sigurimi i udhëtimit dhe shëndetit, si dhe lëndimet në punë?

    Çfarë po bëjnë institucionet dhe pse hesht Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?

    Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve duhet të përgjigjet nëse, pas ndalimit të Davor Macurës në Serbi dhe revokimit të licencës së Alta Bankës, e ka shqyrtuar pëlqimin për pjesëmarrjen e tij të kualifikuar në kompaninë e sigurimeve.

    A ka kompania kapitalin minimal të kërkuar me ligj? A janë vendosur masa mbikëqyrëse dhe çfarë është bërë për të mbrojtur mbajtësit e policave?

    Informatorët na kanë dhënë informacione që presim që Sllaveski t’i përfshijë në hetimin ndaj Alta Bankës, të cilin ai ka refuzuar ta hapë.

    Së pari, sipas informatorëve, kërkesa për marrjen nën kontroll të kompanisë së sigurimeve u përpunua brenda dy ditësh e gjysmë.
    Nëse është kështu, si është e mundur të kryhen kontrolle të përshtatshme në një periudhë kaq të shkurtër kohore?

    Së dyti, informatorët deklarojnë se transaksioni dyshohet se është ndërmjetësuar nga një shtëpi ndërmjetëse në pronësi të vëllait të presidentes së Këshillit të Ekspertëve të ASO-së, Drakullovska?

    Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është një konflikt interesi.

    A kontrolloi ASO-ja për një konflikt të mundshëm interesi dhe a zbatoi të njëjtat kritere mbikëqyrjeje për Alta Insurance si për kompanitë e tjera të sigurimeve?

    LSDM kërkon që Banka Popullore, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave dhe ASO-ja të publikojnë të gjithë dokumentacionin, një kronologji të vendimmarrjes, me data, mendime, pëlqime dhe emrat e personave që morën pjesë në marrjen e vendimeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

  • ​27 vjet Shërbimi Korrektues i Kosovës, mbi 5 mijë të burgosur në programe rehabilitimi

    ​27 vjet Shërbimi Korrektues i Kosovës, mbi 5 mijë të burgosur në programe rehabilitimi

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues të institucioneve korrektuese dhe zyrtarë policorë.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë këtij institucioni, duke theksuar se tashmë një përgjegjësi e re është kontributi në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga jeta, raporton KosovaPress.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk është vetëm një institucion që administron vuajtjen e dënimit. Ai është një institucion që garanton sigurinë, mbron rendin, zbaton ligjin dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Por mbi të gjitha, ky institucion qëndron dhe funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë atij me përgjegjësi, me profesionalizëm dhe me përkushtim…Një përgjegjësi po ashtu e rëndësishme është kontributi në rehabilitim dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria. Sepse sot, një sistem korrektues i suksesshëm nuk matet vetëm me kapacitetin për të administruar dënime, por edhe me mundësinë që u jep njerëzve të ndryshojnë, të përgatiten për një jetë të re”, tha ajo.

    Ndërsa kryeministri, Albin Kurti u shpreh se gjatë këtyre viteve shërbimet korrektuese të Kosovës kanë shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit.

    Kurti tha se mbrojtja e të drejtave të të burgosurve apo të paraburgosurve nga SHKK është dëshmuar përmes vlerësimeve të ndryshme.

    “Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë por asnjëherë të drejtën. Të cilët mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht nga funksioni që përfaqëson. Ky progresi i madh i shërbimit të Kosovës dhe Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të çmuara”, tha Kurti.

    Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se SHKK ka dëshmuar profesionalizëm e integritet.

    “Shërbimi Korrektues vërtet ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, transformim të vazhdueshëm të infrastrukturës, rritje të numrit dhe cilësisë së zyrtarëve korrektues, si dhe përafrim me standarde bashkëkohore korrektuese. Në raportin e sivjetshëm të progresit të Komisionit Evropian, theksohet se Kosova ofron garanci të duhura ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit. Sistemi i burgjeve në përgjithësi është në përputhje me rregullat standarde minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve”, tha Gërvalla.

    Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani shprehu mirënjohjen ndaj zyrtarëve korrektues dhe stafit civil.

    Dibrani tregoi investimet e bëra në këtë institucion gjatë viteve të fundit, duke theksuar modernizimin e infrastrukturës, investimin në teknologji dhe avancimin e sistemit të sigurisë.

    “Kemi investuar në ngritjen profesionale të stafit, me qindra zyrtarë të trajnuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi fuqizuar institucionin me mbi 400 zyrtarë të rinj. Kemi themeluar institucionin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, kemi modernizuar infrastrukturën, kemi investuar në teknologji dhe kemi avancuar sistemin e sigurisë. Mbi 5 000 persona të privuar nga liria janë përfshirë në programe edukative profesionale dhe rehabilituese. Kemi nënshkruar me dhjetëra marrëveshje të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, duke krijuar mundësi të reja për arsim dhe përgatitje për rikthim në shoqëri”, tha ai. /kp/