Author: Momenti

  • Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës nis në Kosovë, aktivitetet do të mbahen në pesë ditë në disa komuna

    Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës nis në Kosovë, aktivitetet do të mbahen në pesë ditë në disa komuna

    Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ) në Kosovë do të mbahet nga 23 deri më 27 nëntor 2026, me aktivitete në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Vushtrri. E organizuar nga DVV International – Zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Rrjetin ALE NK dhe institucione e organizata të tjera, kjo javë synon të promovojë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të fuqizojë arsimin e të rriturve në vend.

    Aktivitetet do të përfshijnë konferencë, tryeza diskutimi, forume, punëtori dhe debate online, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe ofruesve të arsimit.

    Detajet

    Data: 23–27 nëntor 2026

    Ora: Sipas programit të aktiviteteve

    Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Vushtrri

    Lloji i eventit: Konferencë, tryeza diskutimi, forume dhe punëtori

    Organizatorët: DVV International – Zyra në Kosovë dhe Rrjeti ALE NK

    Programi

    Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës nis të hënën, më 23 nëntor, me konferencën qendrore “Të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës dhe Arsimi i të Rriturve në Kosovë”, e cila do të mbahet nga ora 09:00 deri në 16:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

    Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave që veprojnë në fushën e arsimit për të rritur. Në kuadër të saj do të trajtohen kontributi institucional në zhvillimin e arsimit për të rritur, politikat arsimore, financimi, sigurimi i cilësisë dhe gjithëpërfshirja.

    Në ditën e dytë, më 24 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00, në Hotel Sirius në Prishtinë do të mbahet tryeza e diskutimit “Promovimi i Arsimit për të Rritur në Komunën e Prishtinës”. Aktiviteti organizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe synon identifikimin e nevojave dhe zhvillimin e iniciativave për avancimin e arsimit për të rritur në nivel lokal.

    Po atë ditë, nga ora 10:00 deri në 12:00, Kolegji Europian i Kosovës (ECK) do të organizojë edhe një debat online me temën “Rëndësia e edukimit të të rriturve në fushën e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së shëndetit”.

    Të mërkurën, më 25 nëntor, aktivitetet do të vazhdojnë në Prizren, ku nga ora 10:00 deri në 12:00, në Kuvendin Komunal, do të mbahet forumi “Nga shkolla te komuniteti – Ndërtimi i një kulture të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Prizren”.

    Forumi organizohet nga OJQ THY/YALEC Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, dhe synon të krijojë hapësirë për dialog e bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore, qeverisjes lokale dhe akterëve të tjerë relevantë.

    Ndërkaq, të enjten, më 26 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:30, në Kuvendin Komunal të Pejës do të mbahet punëtoria “Përfitimet e Arsimit dhe Edukimit të të Rriturve për Zhvillimin Lokal dhe Ndërtimin e Partneriteteve”.

    Kjo punëtori organizohet nga Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në Pejë, me qëllim të trajtimit të rolit të arsimit për të rritur në zhvillimin lokal dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve, organizatave dhe bizneseve.

    Java përmbyllet të premten, më 27 nëntor, me punëtorinë “Bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin e arsimit dhe mësimit gjatë gjithë jetës në Komunën e Vushtrrisë”. Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, në hapësirat e OJQ-së Hareja – YALEC në Vushtrri.

    Përveç këtyre aktiviteteve, gjatë gjithë javës, nga ora 09:00 deri në 20:00, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës do të zhvillojë një fushatë mediale për promovimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP), përmes videove që do të transmetohen në televizionet qendrore e lokale dhe në rrjetet sociale.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Mundësi të reja mësimi: Publiku mund të informohet për mundësitë e edukimit, aftësimit profesional dhe rikualifikimit.
    • Zhvillim personal dhe profesional: Promovimi i njohurive dhe kompetencave të reja që ndihmojnë në punësim dhe avancim profesional.
    • Shkëmbim përvojash: Njohja me praktikat dhe përvojat e institucioneve e organizatave që veprojnë në fushën e arsimit për të rritur.
    • Bashkëpunim dhe rrjetëzim: Mundësi për krijimin e kontakteve me institucione, organizata dhe ofrues të arsimit e aftësimit.
    • Përfshirje në vendimmarrje: Kontribut në diskutime dhe iniciativa që synojnë krijimin e mundësive të barabarta për të mësuar gjatë gjithë jetës.

    Informatat tjera për pjesëmarrësit

    Pjesëmarrja në aktivitetet e Javës së Mësimit Gjatë Gjithë Jetës nuk bëhet përmes biletave. Sipas organizatorëve, aktiviteti është i dedikuar për pjesëmarrësit e ftuar, ndërsa ftesat u janë dërguar institucioneve përkatëse.

    Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët në numrat:

    • +383 49 123 345
    • +383 38 752 864
  • Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

    Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

    Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

    Valdeti dhe Valdrina kanë ndarë momente romantike në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Çifti janë parë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, në momente të afërta dhe plot përkëdheli.

    Edhe sot, dita për ta nisi kështu…

  • Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

    Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

    Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka konfirmuar se Ukraina kreu një sulm ndaj një anijeje luftarake ruse të ankoruar në një port në Libi të hënën, duke pretenduar se dronët detarë fundosën anijen e marinës në një sulm të papritur ditën e mëparshme.

    Sipas Zelensky, forcat ukrainase vendosën shtatë dronë detarë të prodhuar brenda vendit në operacion, i cili goditi një korvetë të marinës ruse në Mesdhe, shkruan AP.

    Anija ishte një nga anijet më të reja të Rusisë, e vënë në shërbim një vit pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në vitin 2022, tha presidenti ukrainas në një postim në X.

    “Vazhdojmë operacionet tona në ujëra të caktuara. Ne po përgjigjemi ndaj agresionit të Rusisë. Ne po zhvillojmë armë ukrainase,” tha ai.

    Zyrtarët rusë nuk dhanë asnjë koment të menjëhershëm.

    Operacioni, i kryer rreth 2,400 kilometra (1,500 milje) nga vija e frontit në Ukrainë, ishte sulmi më i fundit guximtar me rreze të gjatë nga forcat e Kievit.

    Ukraina herë pas here ka kapur në befasi Rusinë gjatë luftës me sulme të zgjuara që turpërojnë Moskën, si Operacioni Spiderëeb në qershor të vitit të kaluar, kur dronët e nisur nga kamionët goditën mbi 40 avionë të parkuar pranë bazave ajrore në të gjithë Rusinë, transmeton klankosova.tv.

    Forcat ukrainase goditën gjithashtu anijen ruse të mallrave të thata MV Angara, të cilën Zelenskyy tha se Moska e përdorte për transportin e armëve. Ai shtoi se një helikopter ushtarak Ka-27 u shkatërrua gjatë sulmit. /Klankosova.tv

  • Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

    Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

    Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

    Ky është Selami Hasani, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i tij, Jakup Hasani.

    Dyshohet se autorët janë futur në banesën e viktimës dhe e kanë ekzekutuar, ndërsa më pas janë larguar pa asnjë gjurmë.

    Hasani është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, ndërsa akuzohet për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufaj ose i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, dhe të Esat Tares.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Paratë transferohen për pak sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Kosovë – ja cilat banka e ofrojnë

    Paratë transferohen për pak sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Kosovë – ja cilat banka e ofrojnë

    Qytetarët dhe bizneset në Kosovë tashmë mund të transferojnë deri në 3,000 euro brenda pak sekondash, në çdo kohë të ditës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kaos në koncertin e reperit Don Toliver në Mançester, u hodh gaz lotsjellës, evakuohen 12,000 persona

    Kaos në koncertin e reperit Don Toliver në Mançester, u hodh gaz lotsjellës, evakuohen 12,000 persona

    Një koncert i reperit amerikan Don Toliver në arenën Co-op Live në Mançester u ndërpre pasi u hodh gaz lotsjellës drejt audiencës. Nuk u raportuan lëndime serioze.

    Policia tha se një substancë që besohet të jetë gaz lotsjellës u lëshua në audiencë drejt fundit të koncertit. Evakuimi u krye si masë paraprake, sipas policisë.

    Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 22:00, së bashku me shërbimet e emergjencës, dhe, siç shkruan Stereogum, më shumë se 12,000 njerëz u nxorën nga arena.

    Pamjet e postuara në rrjetet sociale nga të pranishmit tregonin njerëz në audiencë duke vrapuar drejt daljeve. Toliver u largua nga skena gjatë këngës “K9” dhe nuk u kthye më, dhe një përfaqësues i arenës njoftoi pasi u ndezën dritat se koncerti kishte mbaruar për shkak të rrethanave të paparashikuara.

    Sipas People, Toliver është planifikuar të performojë në Londër sonte. Kjo nuk është hera e parë që koncerti i Toliver ndërpritet për shkak të incidentit.

    Shfaqja e tij në Hjuston më 11 gusht përfundoi herët pasi një burrë dyshohet se solli një armë në vend.

  • Lutfi Dalipi pjesë e formacionit të javës në Zvicër

    Lutfi Dalipi pjesë e formacionit të javës në Zvicër

    Pas shkëlqimit ndaj Lausanne-Sport, Lutfi Dalipi ka zënë një vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

    Ylli nga Presheva që së fundmi zgjodhi Kosovën ishte më i dalluari në barazimin 2-2, sfidë ku faktikisht edhe shënoi gol.

    “Sofascore” e ka vlerësuar me notë të lartë prej 8.9, duke bërë që të jetë në formacionin më të mirë të javës.

    Formacioni i javës në Zvicër:

    Përndryshe, Dalipi ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar nëntë asistime këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.

    Ky sezon pritet të jetë i fundit në Superligën e Zvicrës meqenëse po kërkohet me ngulm në Gjermani, ku top klubet si RB Leipzig, Hoffenheim e Eintracht Frankfurt kanë nisur punën për ta blerë në verë.

    Përndryshe, Dalipi do të jetë në dispozicionin e përzgjedhësit Franco Foda që nga muaji mars, pra kur të nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”./Telegrafi/

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi, i dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

    Burimi: Dukagjini

  • Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiroja e dhjetë e Superligës në basketboll solli ndeshje të zjarrta dhe rivalitet të madh.

    Trepça fitoi derbin ndaj Bashkimit me rezultat 61:50, në një duel shumë interesant në Minatori.

    Edhe Bora triumfoi ndaj Rahoveci me shifrat 64:91.

    Por Sigal Prishtina nuk arriti t’ia dalë. Ylli i Suharekës e mundi për herë të dytë në këtë edicion, kësaj radhe 92:79.

    Ndërkohë Peja u rikthye te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi që kishte pësuar. Verdhezinjtë e kapën ndeshjen ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 80:88. /Klankosova.tv

    May be an image of text

  • Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe pas arrestimit të një personi në Gjilan, nën dyshimet se ai ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar para, me pretendimet se vuan nga sëmundja e leukemisë.

    Si pasojë e këtij veprimi, sipas organeve të hetuesisë, ai ka arritur të mbledhë mbi 189 mijë euro përmes donacioneve.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Endrit Azemi, dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një ngjarje të pavërtetë, duke pretenduar se ishte i prekur nga kjo sëmundje, ndonëse verifikimet e historisë së tij kishin treguar se nuk vuante nga leukemia akute.

    Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare për mbledhjen e donacioneve, përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

    Madje, motra e tij, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi.

    Prokuroria ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacioneve për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke bllokuar paratë e grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara.

    I dyshuari ishte vendosur në kërkim policor, ndërsa është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.