Author: Momenti

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi, i dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

    Burimi: Dukagjini

  • Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe pas arrestimit të një personi në Gjilan, nën dyshimet se ai ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar para, me pretendimet se vuan nga sëmundja e leukemisë.

    Si pasojë e këtij veprimi, sipas organeve të hetuesisë, ai ka arritur të mbledhë mbi 189 mijë euro përmes donacioneve.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Endrit Azemi, dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një ngjarje të pavërtetë, duke pretenduar se ishte i prekur nga kjo sëmundje, ndonëse verifikimet e historisë së tij kishin treguar se nuk vuante nga leukemia akute.

    Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare për mbledhjen e donacioneve, përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

    Madje, motra e tij, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi.

    Prokuroria ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacioneve për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke bllokuar paratë e grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara.

    I dyshuari ishte vendosur në kërkim policor, ndërsa është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

  • Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiro e 10-të: Derbi i takoi kampionit, Ylli mposht sërish Prishtinën

    Xhiroja e dhjetë e Superligës në basketboll solli ndeshje të zjarrta dhe rivalitet të madh.

    Trepça fitoi derbin ndaj Bashkimit me rezultat 61:50, në një duel shumë interesant në Minatori.

    Edhe Bora triumfoi ndaj Rahoveci me shifrat 64:91.

    Por Sigal Prishtina nuk arriti t’ia dalë. Ylli i Suharekës e mundi për herë të dytë në këtë edicion, kësaj radhe 92:79.

    Ndërkohë Peja u rikthye te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi që kishte pësuar. Verdhezinjtë e kapën ndeshjen ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 80:88. /Klankosova.tv

    May be an image of text

  • “Nuk ka pasë asnjëherë aplikim” – Pacolli flet për dy programet e banimit social dhe Prishtinën

    “Nuk ka pasë asnjëherë aplikim” – Pacolli flet për dy programet e banimit social dhe Prishtinën

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka aplikuar në asnjërin prej dy programeve të banimit që Ministria po zhvillon në bashkëpunim me komunat.

    Sipas saj, disa banorë të kryeqytetit që jetojnë në kushte të vështira i janë drejtuar drejtpërdrejt Ministrisë për ndihmë.

    “Në të dyja rastet, nuk ka pasë asnjëherë aplikim prej Komunës së Prishtinës”, tha Pacolli-Dalipi në “Përballje Podcast” në Telegrafi, e pyetur për bashkëpunimin me kryeqytetin në fushën e banimit social.

    Ministrja shpjegoi se programi për Banim të Përballueshëm dhe Social parasheh ndërtimin e blloqeve të banimit. Ndër përfituesit e synuar, sipas saj, janë çiftet e reja dhe punonjësit e sektorit publik. Ajo tha se qasja në banim më të përballueshëm mund të ndihmojë edhe në mbajtjen e punonjësve të kualifikuar në institucionet publike.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas Pacolli-Dalipit, punimet në Pejë dhe Istog kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa projekti po vazhdon edhe në Podujevë.

    Programi për Banim Social Adekuat, ndërkaq, u drejtohet familjeve me të ardhura të ulëta që kanë nevojë t’i përmirësojnë kushtet e banimit. Pacolli-Dalipi tha se mbështetja përfshin rindërtimin ose rinovimin e banesave ekzistuese dhe se Komuna e Prishtinës mund të kishte aplikuar për t’i ndihmuar familjet që i janë drejtuar Ministrisë.

    Komuna e Prishtinës, në një vendim të publikuar më 22 prill 2026, miratoi themelimin e njësisë për zbatimin e projektit të Banimit Social Adekuat. Në vendim, Komuna i referohet një memorandumi të nënshkruar me Ministrinë në dhjetor 2024. Pacolli-Dalipi nuk sqaroi në intervistë se çfarë hapash janë ndërmarrë pas nënshkrimit të memorandumit. /Telegrafi/

  • BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë, VLEN dhe Driton Sulejmani të japin përgjegjësi për përfaqësimin e pabarabartë

    BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë, VLEN dhe Driton Sulejmani të japin përgjegjësi për përfaqësimin e pabarabartë

    Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

    “Nga gjithsej 817 bursa të ndara, vetëm 80 u janë akorduar nxënësve shqiptarë. Kjo do të thotë se pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të përfituesve është më pak se 10 për qind.

    Edhe më shqetësues është fakti se në kategori të caktuara, përfaqësimi shqiptar është krejtësisht i papërfillshëm. Në kategorinë e nxënësve të talentuar, nga gjithsej 50 bursa të ndara, asnjë nxënës shqiptar nuk ka përfituar bursë.

    Ndërkaq, në kategorinë e artistëve të talentuar, vetëm 4 nxënës shqiptarë kanë përfituar bursë, përballë 150 bursave të ndara gjithsej.

    Këto rezultate kërkojnë sqarim publik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga zëvendësministri Driton Sulejmani, i cili duhet të shpjegojë se si është siguruar trajtimi i barabartë i nxënësve dhe nëse janë analizuar kriteret, procedurat dhe rezultatet sipas përkatësisë etnike.

    VLEN nuk mund të mjaftohet me pozitat qeveritare dhe deklaratat për përfaqësim, ndërkohë që rezultatet konkrete në një fushë kaq të rëndësishme si arsimi kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie.

    Bursat nuk janë privilegj, por mundësi që duhet të ndahen mbi kritere të drejta dhe të barabarta. Nxënësit shqiptarë kanë të drejtë të njëjta për të përfituar nga mbështetja institucionale, ndërsa çdo rezultat që ngre dyshime për pabarazi meriton sqarim të plotë.
    BDI kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikimin e të dhënave të plota për aplikimet, pikët e fituara dhe përfituesit sipas kategorive, si dhe sqarimin e kritereve mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur bursistët”, thonë nga BDI.

    Nga atje shtojnë se arsimi nuk duhet të jetë fushë ku nxënësit shqiptarë mbeten të nënpërfaqësuar. Përgjegjësia për transparencën dhe mundësitë e barabarta është institucionale dhe nuk mund të shmanget me heshtje./Telegrafi/

  • 809 kilometra pa u ndalur për karikim, ky SUV elektrik shpallet vetura e vitit 2027

    809 kilometra pa u ndalur për karikim, ky SUV elektrik shpallet vetura e vitit 2027

    809 kilometra pa u ndalur për karikim, ky SUV elektrik shpallet vetura e vitit 2027

    SUV-i elektrik Volvo EX60 është shpallur “Vetura e Vitit 2027” në çmimet prestigjioze “Carwow Car of the Year Awards”, duke u vlerësuar për dizajnin, teknologjinë, komoditetin dhe autonominë që arrin deri në 809 kilometra me një karikim të vetëm.

    Platforma britanike Carwow, e njohur për testimin dhe vlerësimin e automjeteve, e ka përzgjedhur modelin e Volvos si fituesin kryesor të çmimeve për vitin 2027, pas vlerësimit të qindra modeleve nga prodhues të ndryshëm.

    Përveç çmimit kryesor “Car of the Year”, Volvo EX60 ka fituar edhe çmimin “Outstanding EV”, duke u vlerësuar si një nga automjetet elektrike më mbresëlënëse në garë.

    Autonomia deri në 809 kilometra me një karikim të vetëm ishte një nga veçoritë që e dalluan këtë model, krahas teknologjisë dhe komoditetit që ofron.

    Ky vlerësim e vendos Volvo EX60 në qendër të vëmendjes së industrisë automobilistike, në një kohë kur prodhuesit po garojnë për të sjellë automjete elektrike me autonomi më të madhe dhe teknologji gjithnjë e më të avancuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga janari 2027 rriten shtesat për fëmijë në kantonin Jura në Zvicër, zbulohet sa do të marrin familjet

    Nga janari 2027 rriten shtesat për fëmijë në kantonin Jura në Zvicër, zbulohet sa do të marrin familjet

    Familjet në kantonin Jura të Zvicrës do të përfitojnë shtesa më të larta për fëmijët nga 1 janari 2027. Qeveria kantonale ka vendosur rritjen e ndihmave familjare për t’i përshtatur ato me rritjen e kostos së jetesës.

    Sipas vendimit të ri, shtesa mujore për fëmijë do të rritet nga 275 në 295 franga zvicerane, ndërsa për të rinjtë që ndjekin shkollimin ose formimin profesional do të arrijë në 350 franga, nga 325 sa është aktualisht.

    Rritje do të ketë edhe për pagesën e njëhershme në rast lindjeje ose birësimi të fëmijës, e cila do të kalojë nga 1.500 në 1.605 franga.

    Sipas autoriteteve të Jura-s, përshtatja e fundit e këtyre përfitimeve ishte bërë në vitin 2020, shkruan Blick.

    Rritja e re do të financohet përmes kontributeve të punëdhënësve, transmeton Telegrafi.

    Përveç ndryshimit të shumave, qeveria kantonale ka paralajmëruar edhe një shqyrtim të masave të tjera për mbështetjen e familjeve, në bashkëpunim me partnerët socialë dhe ekonomikë.

    Në këtë proces do të merren parasysh fuqia blerëse e familjeve dhe gjendja ekonomike. Vendimi vjen në një kohë kur edhe kantone të tjera zvicerane kanë përshtatur shtesat familjare për shkak të rritjes së çmimeve.

    Megjithatë, rritja e paralajmëruar vlen për kantonin Jura dhe nuk zbatohet automatikisht në të gjithë Zvicrën./Telegrafi/

  • Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

    Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

    Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

    Një person 37-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi ishte në kërkim për një vepër penale që lidhet me narkotikët.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari, me inicialet E.S., ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Arrestimi u realizua nga njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, më 23 nëntor.

    Policia më tej njofton se pas përfundimit të procedurave policore, 37-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit të gjykatës.. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • SHKK shënon 27-vjetorin, Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin dhe përparimin e institucionit

    SHKK shënon 27-vjetorin, Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin dhe përparimin e institucionit

    Në këtë ceremoni, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk është vetëm një institucion që administron vuajtjen e dënimit. Ai është një institucion që garanton sigurinë, mbron rendin, zbaton ligjin dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Ajo po ashtu tha se, mbi të gjitha, ky institucion qëndron dhe funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim.

    Në këtë ceremoni, kryeministri Albin Kurti theksoi se gjatë këtyre viteve, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit, avancimin e legjislacionit, modernizimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë, si dhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit dhe risocializimit.

    Kurti theksoi se institucionet korrektuese janë të domosdoshme për mbrojtjen e shoqërisë.

    “Por, duhet të kemi gjithmonë parasysh se personat e burgosur apo të paraburgosur, ndonëse e humbin lirinë, nuk i humbin asnjëherë të drejtat e tyre. Këto të drejta duhet të mbrohen dhe respektohen nga të gjithë ne, pavarësisht funksionit apo përgjegjësisë që mbajmë”, tha Kurti.

    Ai tha se progresi i Shërbimit Korrektues të Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të rëndësishme ndërkombëtare.

    Burimi: RTKLive

  • Lushaku-Sadriu – ambasadorit të BE-së për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Presim kërkim falje institucionale

    Lushaku-Sadriu – ambasadorit të BE-së për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Presim kërkim falje institucionale

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropane, Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropan në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me interpretimin e këngës nacionaiste serbe të lashuar në Forumin e Zgjerimit në Bruksel.

    Burimi: Dukagjini