AUV ndalon aktivitetin e 11 fabrikave, identifikon 56 produkte me vaj palme

AUV ndalon aktivitetin e 11 fabrikave, identifikon 56 produkte me vaj palme

Written by

in

Në përgjigjen e dhënë për RTK-në, AUV ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 30 subjekte dhe janë identifikuar gjithsej 56 produkte me përmbajtje të vajit të palmës. Po ashtu, nga tregu janë tërhequr 16 mijë e 457.81 kilogramë produkte.

Masat e ndërmarra kanë përfshirë ndalimin e aktiviteteve të paautorizuara, tërheqjen e produkteve jokonforme nga tregu, ndërprerjen e certifikimit për eksport dhe inicimin e procedurave ligjore ndaj operatorëve që kanë shkelur kërkesat në fuqi.

Ndërkohë, AUV ka nisur zbatimin e një programi të përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit, i cili parasheh kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike të përmuajshme për produktet vendore dhe ato të importuara.

Analizat do të përfshijnë verifikimin e përmbajtjes së vajit të palmës dhe yndyrave të tjera bimore, qumështit pluhur, aflatoksinave, mbetjeve të antibiotikëve dhe sigurisë mikrobiologjike.

Mostrat do të merren në fabrikat e përpunimit, pikat e grumbullimit të qumështit, depot, pikat e importit dhe rrjetin e shitjes me pakicë.

Sipas AUV-së, programi synon identifikimin e hershëm të parregullsive, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin që produktet e qumështit të përmbushin kërkesat ligjore për përbërjen, etiketimin, cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Burimi: RTKLive