Babai dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tri vajzave që refuzuan të shkonin në Gjermani për t’u kujdesur për kushërirën – përfundojnë në strehimore

Babai dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tri vajzave që refuzuan të shkonin në Gjermani për t’u kujdesur për kushërirën – përfundojnë në strehimore

Written by

in

Babai dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tri vajzave që refuzuan të shkonin në Gjermani për t’u kujdesur për kushërirën – përfundojnë në strehimore

Tri motra nga fshati Vitak i Skenderajt kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke denoncuar babanë e tyre për dhunë fizike dhe psikike. Sipas deklarimeve të tyre, konflikti kishte lindur pasi babai po kërkonte t’i dërgonte në Gjermani, kundër dëshirës së tyre, për t’u kujdesur për vajzën e vëllait të tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Rasti është raportuar më 20 nëntor, kur tri vajzat, njëra prej të cilave e mitur, janë paraqitur në stacionin policor për të denoncuar dhunën e dyshuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është S.T., rreth 46 vjeç, ndërsa dy vajzat madhore janë rreth 21 dhe 20 vjeçe. Vajza e tretë është e mitur.

Në deklarimet e tyre, motrat kanë raportuar se babai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre, në rrethana që, sipas tyre, lidheshin me kundërshtimin për të udhëtuar në Gjermani.

Ato kanë deklaruar se prindërit e tyre janë të divorcuar dhe se babai po kërkonte t’i dërgonte jashtë vendit për t’u kujdesur për vajzën e xhaxhait të tyre.

Por vajzat kanë kundërshtuar largimin dhe, sipas denoncimit, situata familjare është përshkallëzuar deri në atë pikë sa ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë.

Pas raportimit, të tria janë intervistuar në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologut.

Ato janë dërguar edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, babai është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tri vajzat, me kërkesën e tyre, janë vendosur në strehimore.

Hetimet për sqarimin e rrethanave të denoncuara po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali