
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 deri më sot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka thënë se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor nuk pasqyron domosdoshmërisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Sipas Bajramit, qytetarët sot mund të kenë më shumë të ardhura në euro, por me to blejnë më pak se para pesë vjetësh.
Ajo ka kritikuar edhe gjendjen ekonomike, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova që nga viti 2021.
“Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali