Bajrami i reagon ashpër Kurti për eksportet: Ku është përmirësimi?

Bajrami i reagon ashpër Kurti për eksportet: Ku është përmirësimi?

Written by

in

Bajrami i reagon ashpër Kurti për eksportet: Ku është përmirësimi?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka krahasuar deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti me të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me çështjen e eksporteve.

Bajrami ka theksuar se në raportin e publikuar nga Kurti thuhet se ka pasur “dyfishim të eksporteve” dhe se është përmirësuar ndjeshëm raporti eksport-import, duke u ngritur nga 1:9 në 1:6,6. Megjithatë, sipas deputetes, të dhënat e ASK-së tregojnë se në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 474,9 milionë euro dhe ka importuar 3.30 miliardë euro.

“Pra, para se ta merrnit mandatin, raporti eksport-import ishte 1:7, ndërsa në vitin 2025 ishte 1:7,5. Ku është përmirësimi për të cilin po flisni, krahasuar me vitin 2020 ose 2021?”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali