Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

Written by

in

Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Qeverisë që të publikojë shumën e mjeteve që Kosova rrezikon t’i humbasë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Bajrami tha se gjashtë nga 13 reformat e parapara nuk janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit, ndërsa kërkoi transparencë për vlerën e mjeteve që mund të humbasin.

Ajo theksoi se deklaratat e zyrtarëve qeveritarë për humbjet e mundshme nuk janë të njëjta. Sipas saj, zyrtari Zulfaj ka përmendur rreth 60 milionë euro, ndërsa kryeministri Albin Kurti rreth 40 milionë euro.

Bajrami kërkoi gjithashtu që të bëhet publik raporti i Komisionit Evropian, i cili vlerëson përmbushjen e reformave në kuadër të agjendës për reforma ekonomike.

Ajo rikujtoi edhe masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës gjatë mandatit të kaluar, duke pretenduar se mungesa e koordinimit me institucionet evropiane kishte sjellë humbjen dhe shtyrjen e projekteve me vlerë prej qindra miliona eurosh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali