Ballkani e fiton ndeshjen në tavolinë kundër Vushtrrisë

Ballkani e fiton ndeshjen në tavolinë kundër Vushtrrisë

Written by

in

Ballkani e fiton ndeshjen në tavolinë kundër Vushtrrisë

Komisioni i Garave ka marrë vendim që ndeshja ndërmjet FC Vushtrrisë dhe FC Ballkanit të regjistrohet me rezultat në tavolinë 0:3.

Kjo ndeshje nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së skuadrës nga Vushtrria, lojtarët e së cilës e bojkotuan ndeshjen si pasojë e mosmarrjes së pagave.  

Pas kësaj, ndeshja eështë regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 në favor të ekipit nga Suhareka.

Për këtë vendim, ka njoftuar skuadra e Ballkanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv