Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

Written by

in

Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

Modelja Barbara Palvin ka tërhequr vëmendjen me rikthimin e saj në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show 2026, vetëm gjashtë javë pasi solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin, aktorin Dylan Sprouse.

E pyetur për rikthimin kaq të shpejtë në punë, modelja ka dhënë një përgjigje që ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

“Në Amerikë, pushimi i lehonisë është 6 deri në 8 javë. Nesër bëhen gjashtë javë për mua, kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe bashkëshorti i saj, Dylan Sprouse, i cili është bërë viral në rrjetet sociale për mënyrën se si e mbështet partneren e tij, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, shkruan Dukagjini.

Rikthimi i Palvin ka hapur gjithashtu diskutime për presionin ndaj grave që të rikthehen në punë menjëherë pas lindjes dhe për politikat e pushimit të lehonisë në Shtetet e Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali