Barcelona me përmbysje spektakulore fiton ndaj Villarrealit

Barcelona me përmbysje spektakulore fiton ndaj Villarrealit

Written by

in

Barcelona ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Katalunasit ishin në disavantazh prej 0-2, por ia dolën ta përmbysin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Villarreali e nisi fuqishëm ku pas vetëm pesë minutave lojë, Tajon Buchanan përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe zhbllokoi rezultatin (5’).

Ndërsa, dy minuta më vonë Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi epërsinë pas asistimit të Albert Moleiro (7’).

Barcelona kishte rastin e artë për të ngushtuar herët rezultatin por që Lamine Yamal dështoi të shënonte nga pika e bardhë (23’).

Ishte Gerard Martin që përfitoi nga harkimi i Pedrit për të ngushtuar rezultatin (57’).

Ndërsa, katër minuta më vonë Fermin realizoi për 2-2 pas asistimit të Yamal (61’).

Golin e tretë të përmbysjes e shënoi vetë lojtari i Villarrealit, ku Pau Navarro në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi në portë (67’).

Kësisoj, Barcelona vazhdon si lider me 36 pikë, ndërsa Villarreal zë pozitën e nëntë me 15 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore