
Barcelona është shkëputur në sërish në krye të tabelës pas fitores së arritur sot ndaj Deportivo A Coruna.
Gjiganti spanjoll ka fituar me rezultat 1:5, duke e forcuar pozitën e parë në La Liga, me 39 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid në pozitën e dytë dhe 6 më shumë se Real Madrid që është në vendin e tretë.
Golat për Barcelonën i shënuan Lamine Yamal, Dani Olmo, si dhe tre të tjerë në pjesë të dytë nga braziliani Raphina.
Kurse, golin e vetëm për Deportivo A Coruna e ka shënuar Pierr-Emerick Aubameyang.