Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan po shkon drejt përfundimit.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe përfshin një gjatësi prej 900 metrash me katër korsi.
Punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve, si dhe shtigjeve për biçiklistë e këmbësorë.
Vlera e kontratës është 2.36 milionë euro, prej të cilave 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.
“Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën dhe lehtëson qarkullimin për qytetarët e Gjilanit!”, ka shkruar Basha.
Burimi: RTKLive
