Në një reagim publik, BDI vlerëson se ky rezultat dëshmon rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz, zhvillimit lokal dhe ndërtimit të institucioneve që u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Nga kjo parti kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.
BDI thekson se Komuna e Bërvenicës meriton të zhvillohet mbi parimet e barazisë, respektit dhe shpërndarjes së drejtë të investimeve dhe shërbimeve publike.
“Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë”, thuhet në reagimin e partisë.
Në fund, BDI ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar angazhimin së bashku me qytetarët, me synimin për përfaqësim të drejtë dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për Bërvenicën.
Burimi: RTKLive
