
Gazetari Besian Beha i ftuar në emisionin Rubikon në KlanKosova ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Ai u shpreh i bindur se çfarëdo ndryshimi që mund të bëhet në ligj, sipas tij, do të rrëzohej nga Dhoma Kushtetuese e Speciales në Hagë.
“Unë besoj se në këtë ligj vetëm edhe një shkronjë me prek, Dhoma Kushtetuese në Hagë e kish rrëzu Ligjin, domethënë qyshdo që e kish dërgu edhe e kish miratu Kuvendi i Kosovës, sepse aty shprehet në Marrëveshjen Ndërkombëtare është e qartë që për secilin detaj Dhoma Kushtetuese e ka përgjegjësinë…” – deklaroi Beha.