Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit për deklaratën rreth vrasjes së babait të tij

Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit për deklaratën rreth vrasjes së babait të tij

Written by

in

Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit për deklaratën rreth vrasjes së babait të tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, i cili tha se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babanë”.

Deklarata e Halitit ishte bërë gjatë një emisioni televiziv, ndërsa sot ka marrë përgjigjen e shkurtër të deputetit të LDK-së.

Mustafa tha se familja e tij dhe qytetarët e Kosovës presin që vrasja e babait të tij, Xhemajl Mustafës, të zbardhet përmes drejtësisë vendore dhe jo përmes deklarimeve në studio televizive.

“… E rëndësishme është që unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga zoti Xhavit Haliti, ky është i vetmi koment”, u shpreh Mustafa para mediave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali