
Një spektakël i veçantë është mbajtur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorët kanë garuar për titujt “Miss & Mister VIP Kosova”.
Spektaklin e udhëhoqi Akili, i cili mori rolin e prezantuesit dhe drejtoi këtë aktivitet para banorëve të tjerë.
Të parat u paraqitën vajzat. Ato ishin të veshura me bikini, duke u prezantuar para djemve, të cilët patën rolin e jurisë dhe votuan për paraqitjen e tyre.
Votimi i djemve do të përcaktojë se kush do të marrë titullin e shumëpërfolur “Miss”.
Për t’i parë paraqitjet e banoreve që garuan për MISS, ndiqeni videon e mëposhtme: