Billie Eilish konfirmohet si kryesuese e BST Hyde Park 2027, këngëtarja do të performojë edhe në Glastonbury

Billie Eilish konfirmohet si kryesuese e BST Hyde Park 2027, këngëtarja do të performojë edhe në Glastonbury

Written by

in

Billie Eilish do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit BST Hyde Park 2027 në Londër.

Këngëtarja 24-vjeçare është konfirmuar si kryesuese e eventit, ku do të performojë më 3 korrik, në skenën Great Oak.

Kjo do të jetë hera e parë që artistja ngjitet në skenën e këtij festivali. Biletat për publikun e gjerë do të dalin në shitje më 26 nëntor, në orën 10:00, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, në programin e BST Hyde Park 2027 do të jenë edhe Raye, e cila do të performojë më 10 dhe 11 korrik, si dhe grupi legjendar Bon Jovi, që do të rikthehet më 24 qershor, në kuadër të turneut “Forever”.

Për Billie Eilish, viti 2027 pritet të jetë veçanërisht i ngarkuar. Ajo është konfirmuar gjithashtu si një nga tre kryesuesit e Festivalit Glastonbury, së bashku me Harry Styles dhe Sam Fender.

Treshja përfaqëson grupin më të ri të artistëve kryesorë të skenës Pyramid që nga viti 1997.

Në të njëjtin festival do të performojë edhe Cher, e cila do të jetë pjesë e programit tradicional “Legends” të dielën pasdite. /Telegrafi/