Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia shqipton 21 gjoba

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia shqipton 21 gjoba

Written by

in

Policia e Tiranës ka shqiptuar 21 masa administrative ndaj personave që gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej personave të evidentuar është vendosur gjobë në vlerë prej 5 mijë lekësh.

Policia ka bërë të ditur se masat janë shqiptuar në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, të datës 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Sipas autoriteteve, personat kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.

Ndërkohë, materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/