Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në rajonin e Ferizajt

Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në rajonin e Ferizajt

Written by

in

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, pas reshjeve të borës dhe krijimit të ngricave në rajonin që përfshin Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen dhe Shtërpcën.

Sipas njoftimit të policisë, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren, ndërsa policia po përcjell situatën në koordinim me institucionet përkatëse.

Policia u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin pajisjet dimërore.

Po ashtu, kërkon që të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike.

Burimi: RTKLive